Connect with Us

Reshjet e dendura/ Policia apel drejtuesve të automjeteve

Sociale

Reshjet e dendura/ Policia apel drejtuesve të automjeteve

Publikuar

-

Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu që ka përfshirë gjithë vendin, Policia Rrugore ka dalë me një njoftim ku u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes, për të parandaluar çdo aksident të mundshëm.

“Policia Rrugore, nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimt dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe ata të biçikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast rreshjeve të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, për të mos rrezikuar jetën.

Gjithashtu një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi edhe për shkak të shiut dhe errësirës, rreziku është i madh për tu përfshirë në aksident rrugor.

Policia Rrugore ka shtuar shërbimet në të gjitha akset dhe siguron drejtuesit e mjeteve se për çdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do të jetë në kohë reale në ndihmë të tyre” shkruan policia./CNA.al

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Fundi i qeseve, vendimi nxjerr jashtë loje industrinë 200 mln euro

Publikuar

-

Nga

Vendimi për të ndaluar prodhimin dhe tregtimin e qeseve plastike nxjerr jashtë loje një industri të tërë. Vlera e investimeve e sipërmarrësve arrin deri në 200 milionë euro, ndërsa të punësuarit direkt dhe indirekt përllogariten deri në 30 mijë persona. Aktorët e tregut thonë se askush nuk është konsultuar me grupet e interesit në hartimin e këtij draftligji. Shumë kompani u janë nënshtruar ndryshimeve të teknologjisë dhe kanë investuar në pajisje moderne për t’ju përshtatur ligjit që u miratua një vit më parë, i cili lejonte prodhimin e qeseve brenda parametrave të caktuar. Objektivi kryesor i Ministrisë së Mjedisit është ulja e ndikimit në mjedis nga përdorimi i qeseve plastike. Ndërsa operatorët ngrenë zërin se ky është një problem që adresohet me menaxhimin e integruar të mbetjeve në burim.

Janë rreth 34 kompani të prodhimit të qeseve në Shqipëri, fati i të cilave do të varet nga miratimi i një draftligji që parashikon ndalimin e prodhimit, tregtimit dhe përdorimit të qeseve në vend. Pak ditë më parë, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, do të deklaronte nga një aktivitetet se më 1 qershor 2020, shpejt Shqipëria do të jetë vendi i parë europian pa qese plastike, duke iu vënë kështu drynin 34 kompanive prodhuese, por edhe kompanive ricikluese, të cilat janë furnitorët kryesorë me lëndë të parë të këtyre kompanive. E gjithë industria e plastikës përllogarit 200 milionë euro investime dhe 30 mijë të punësuar direkt dhe indirekt.

Julian Ylli është administrator i njërës prej kompanive prodhuese të qeseve, JU-AR Plast. Propozimi i këtij draftligji e zuri të papërgatitur, ashtu si të gjithë operatorët e tregut, të cilët si një palë e rëndësishme interesi, nuk ishin konsultuar nga nismëtarët e këtij projektligji. “Kjo është goditja e dytë që bizneset tona marrin”- shprehet Julian Ylli. “Nuk kanë alternativë se me çfarë do ta zëvendësojnë qesen, ne si prodhues kërkojmë bashkëpunim për të gjetur një rrugë sa më të drejtë”- u shpreh Ylli.
Ai tha për Monitor se do të ndërmarrin të gjitha hapat ligjore dhe nëse nuk arrijnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët, në fund do të ketë edhe protesta.

Ky vendim vjen vetëm pak kohë pasi industria ishte detyruar të investonte për të përshtatur gjithë teknologjinë për prodhimin e qeseve të riciklueshme. Në mesin e vitit 2018, me Vendim të Këshillit të Ministrave, u vendos që të mos prodhoheshin më qese jashtë disa parametrave të caktuara, ku përfshiheshin: Trashësia më e madhe se 35 mikronë, përmbajtja e aditivit biodegradues, që e bën qesen plastike të tretshme brenda të paktën 3 viteve, si dhe printimi i të dhënave të kompanisë prodhuese. Kjo masë e marrë në atë kohë u mirëprit nga bizneset e përpunimit të plastikës, edhe pse duhet t’i nënshtroheshin ndryshimeve në përmirësimin e kushteve teknologjike për të sjellë qeset në parametrat e kërkuara. Shumë prej kompanive morën kredi për të vijuar operimin.

Në kompaninë Xhelips, aktualisht janë të punësuar 50 punëtorë. Prej vitit 1995, kompania i është dedikuar prodhimit të qeseve plastike. Në një kapanon 6000 metra katrorë, numërohen rreth 14 linja prodhimi, 9 ekspozorë, 11 saldatriçe, 3 stampa. Ndër makineritë e prodhimit, më e lira kushton 65 mijë euro. Petrit Xheli, administrator i kompanisë, shprehet gjithashtu, se për shkak të rënies së çmimit të lëndës së parë në shtator, bleu lëndë të parë për një vit, ndërkohë që me draftligjin, punës së një jete pritet që t’i vihet dryni.

“Minimumi duhet të ishim lajmëruar 7 vite para, se bizneset tona nuk do të jenë më të ligjshme. Unë kam porositur makineri të reja prodhimi. Përveç kësaj rrita investimet kur ndryshoi ligji mbi parametrat e qeseve një vit më parë” – tha Petrit Xheli, administrator i kompanisë. Ai shton se askush nuk ka ardhur të shikojë investimet që ka bërë ndër vite në biznes. Përveç kredive që ka marrë, ka hedhur edhe çdo kursim që ka pasur, në mënyrë që të rrisë biznesin.

“Që një biznes të mbijetojë në treg, ka nevojë për investime të vazhdueshme” – u shpreh ai.
Me eliminimin e qeses me dorezë, sipas zotit Xheli nuk zgjidhet problemi i ndotjes, pasi në totalin e qeseve dhe ambalazheve, qeset me dorezë zënë vetëm 10 % të totalit të qeseve të ambalazhit që prodhohen, ndërkohë që do të vijojë prodhimi i kategorive të tjera të qeseve. Sipas zotit Xheli flitet që pas një viti të hiqen edhe shishet plastike, ku investimet janë edhe më të larta.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte të ndalonin materialin HDPE dhe të lejojnë LDPE, e cila bën qesen e trashë” – shprehet ai.
Edhe Hidajet Fusha, prej gati 21 vitesh i është dedikuar biznesit të tij të prodhimit të qeses, kompanisë Bekla, e cila ndodhet pranë Fabrikës së Birrës në Tiranë. Në këtë kompani, ai aktualisht ka të punësuar 18 punëtorë. Për “Monitor”, zoti Fusha thotë se vetëm një ditë më parë kanë ardhur ta vizitojnë një grup pune nga Ministria e Mjedisit, të cilët po mbledhin të dhëna nga terreni për kompanitë që preken nga ky ligj.
Sipas zotit Fusha, marrja e këtij vendimi është tërësisht e gabuar dhe e padrejtë. “Edhe ne si prodhues na shqetësojnë papastërtitë dhe ndotjet, por nuk është faji i prodhuesve, por i edukimit të popullatës edhe i mungesës së menaxhimit të integruar të mbetjeve. Të shikohet si e kanë zgjidhur shumë vende europiane, si Gjermania apo vende të tjera të BE-së, të cilët nuk e kanë ndaluar prodhimin, por kanë një menaxhim më të kujdesshëm të mbetjeve” – thotë me shqetësim Hidajet Fusha.

Jorgji Basho, administrator i një prej kompanive kryesore prodhuesve në vend, PolyPack, problemin e ndotjes së qeseve ia vë menaxhimit të integruar të mbetjeve në burim. Sipas tij, aktualisht në 70% të fshatrave në Shqipëri nuk ka një kosh ku të hidhen mbeturinat, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve përfundojnë në përrua dhe këtu, sipas tij, nuk ka faj prodhuesi. Ai shton se në ditët e sotme, fshatrat prodhojnë mbetje njësoj si zonat urbane. Asgjë nuk zgjidhet përveç dëmit ekonomik që i bën kësaj sipërmarrje.

Luftë me mullinjtë e erës

Eliminimi i prodhimit, tregtimit dhe përdorimit të qeseve, sipas Ministrisë që ka hartuar projektligjin bëhet për të zgjidhur problemin e ndotjes. Por, më mirë se sa ndalimi, do të ishte kontrollimi dhe menaxhimi i saj, thonë aktorët e tregut.

Sipas Relacionit për projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr.10463, datë 22.09.2011 ‘për menaxhimin e integruar të mbetjeve’”, të ndryshuar, i hartuar nga Ministria e Mjedisit, thuhet se objektivi i këtij projektligji është ndalimi i përdorimit të qeseve plastike mbajtëse, duke synuar që pas datës 1 qershor 2020, në Shqipëri nuk do të prodhohet, importohet dhe as nuk do të përdoren qese plastike mbajtëse, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në Europë pa qese plastike. Operatorët kryesorë të tregut ngrenë si shqetësim kryesor mungesën e menaxhimit të integruar të mbetjeve. Edhe në rast se do të ndaloheshin qeset plastike, a do të adresonte kjo problemin e ndotjes masive të vendit. Më poshtë është një pasqyrë e nivelit të ndotjes në vend e bërë publike në relacion.

Nga një vlerësim i bërë në kuadër të Strategjisë Kombëtare – Menaxhimi i Mbetjeve nga Plastika dhe Riciklimi, në vitin 2016 është vlerësuar se në Shqipëri përdoren 6 – 9 kg / person / vit artikuj plastikë me një përdorim, kryesisht qese plastike mbajtëse. Duke vlerësuar peshën e një qeseje si dhe faktin se vlera mesatare në Shqipëri që një person përdor mesatarisht rreth 3 qese në ditë, mund të vlerësojmë se për një popullsi rezidente prej afërsisht 3,000,000 banorë, sasia e qeseve plastike është rreth 3.2 miliardë qese në një vit, ose afërsisht 26,280 tonë / vit.

Në kuadër të një projekti pilot “Menaxhimi i mbetjeve detare në Shqipëri” janë bërë matje sezonale në grykëderdhjet e dy prej lumenjve kryesorë të vendit (për nga numri i zonave të banuara dhe popullsisë që këta dy lumenj përshkojnë), Lumi Buna dhe Ishëm. Nga observimi i këtyre dy lumenjve ka rezultuar se plastika në përgjithësi dhe qeset plastike në veçanti përbëjnë mbetjen kryesore që depozitohet në bregdet nëpërmjet rrjedhjeve lumore. Rezultatet e observimit në një sipërfaqe prej 100 m², në deltën e Bunës ka rezultuar se nga totali prej rreth 46 kg mbetje që gjendeshin të depozituara rreth 42.3 kg ishin mbetje plastike / polystyrene (kryesisht qese plastike mbajtëse). Po të njëjtat të dhëna vijnë edhe nga matjet në deltën e Ishmit. Në një sipërfaqe prej 100 m², nga totali prej rreth 84.5 kg mbetje të depozituara në Kepin e Rodonit rreth 52,4 kg janë mbetje plastike / polystyrene (kryesisht qese plastike mbajtëse).

Sipas relacionit në vend ka rreth 62 kompani që prodhojnë produkte plastike dhe vetëm 25 prej tyre prodhojnë qese plastike njëpërdorimshe. Siç deklaron Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, pas hyrjes në fuqi të VKM-së, në korrik të 2018, prodhimi i këtyre qeseve plastike nga këto kompani është ulur me 30 %. Kontrollet e inspektoratit tregojnë se vetëm 70 % e këtyre kompanive plotësojnë kriteret e VKM-së.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ 6.699 efektivë për garantimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve

Ndërkohë që në projektligj janë parashikuar edhe gjobat, në nenin 3 thuhet se në ligj shtohen dy pika. “Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë)lekë” – thuhet në draft. I njëjti shton edhe pikën tjetër ku çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë)lekë.

Fillimi dhe fundi i problemit, menaxhimi i integruar i mbetjeve

Vullnet Haka, kreu i Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës, thotë se sipas matjeve mercologjike, që u bëhen mbetjeve, ndahen në 40% mbetje të lëngshme organike dhe 60% mbetje të ngurta. Gjithë mbetjet që krijohen nga aktiviteti njerëzor apo ekonomik ndahen në këto dy kategori.
Te pjesa e mbetjeve të ngurta, mbetjet e plastikës zënë rreth 20-25% të totalit të tyre.

Mbetjet që vijnë nga përdorimi i qeseve janë deri në 5% të totalit të mbetjeve të plastikës në vendet e zhvilluara, të cilat duhet theksuar, se kanë konsum më të lartë. Në vende si Shqipëria, përdorimi i qeseve plastike nuk shkon as te 3%, shprehet Vullnet Haka. Nëse do t’i klasifikojmë, do të analizojmë pjesën e mbetjeve të qeseve, ku në këtë përfshihen edhe qeset e zeza të hedhjes së mbeturinave, thasët, për të cilët nuk bëhet fjalë të ndalohet prodhimi kudo në botë. Qeset e shopping-ut (pazarit të përditshëm, nuk zënë më shumë se 1-2% të mbetjeve të qeseve. Duke e parë në këtë këndvështrim problemin, edhe nëse qeset ndalohen 100%, efekti i uljes së plastikës do të jetë vetëm 2%, gjë që nuk zgjidh dhe nuk adreson problemin e ndotjes.

Nëse nuk ka një sistem të menaxhimit të integruar të mbetjeve me ndarjen në burim, ky problem do të jetë i pranishëm gjithnjë dhe ne do të kemi problem jo vetëm mbetjet e plastikës. Zgjidhja e vetme e këtij problemi është që vendi duhet të ketë një sistem të menaxhimit të integruar të mbetjeve në ndarjen në burim, që ka të bëjë me eficiencën dhe ruajtjen e burimeve natyrore. Situata sot është për shkak të mungesës së këtij sistemi.

“Vetë Ministria e Mjedisit pohon se Shqipëria nuk mbulon me sistem të grumbullimit të mbetjeve më shumë se 60% të territorit të banuar. Ministria e Mjedisit thotë se janë rreth 220 vend-grumbullime të mbeturinave, të cilat në pjesën më të madhe të tyre janë pranë lumenjve, dhe jo rastësisht, pasi kur vjen sezoni i reshjeve, të gjitha mbeturinat i merr lumi dhe i çon në bregdet” – shprehet Haka.
Në raste të tjera, njerëzit për të mbledhur mbetjet e metalit ju vënë zjarrin që të mbledhin metalin.
Të dyja këto fenomene, si hedhja në lumenj dhe përrenj apo edhe djegia janë pasoja negative të cilat ndodhin për shkak se qeveria qendrore dhe pushteti lokal neglizhojnë përgjegjësinë e tyre.

“Gjatë transportimit në det, qeset duke qenë më të lehta, mbeten në degët e pemëve, ndërsa shishet apo mbetjet e tjera plastike pulsojnë mbi ujë dhe arrijnë në det. Kjo është arsyeja pse ne kemi parasysh këtë panoramë të ndotjes. Ky problem do të adresohet me ripërdorim, riciklim dhe rikuperim përfundimtar” – përfundon ai.

Gjeneza e problemit

Ky problem ka lindur në vitin 2016, kur kryebashkiaku i Tiranës mori nismën “do ta bëj kryeqytetin e parë në Europë” pa qese plastike. Vullnet Haka deklaron se shoqata ka zhvilluar takim me Bashkinë e Tiranës, për të treguar se nuk është ndalimi rruga e duhur, por menaxhimi i mbetjeve, shto këtu edhe parimet e ekonomisë qarkulluese që kanë filluar të aplikohen.

“Argumentet tona me Bashkinë e Tiranës nuk ishin frytdhënëse. Ne ishin të gatshëm si palë interesi që të pranonim të gjitha kufizimet që vendet e BE-së kishin vënë në raport me qeset plastike. Në 2018-n u miratua një ligj ku vendos që çdo prodhues që do të hidhte qese në Shqipëri, do të ishin të trashësisë mbi 35 mikoronë, me aditiv të biodegradueshëm dhe me identifikim të prodhuesit,”- thotë ai.

Sipas operatorëve, në muajt e parë, pati një sensibilizim si nga ana e prodhuesve, ashtu edhe të autoriteteve, ku konsumi i qeseve ra me gati 50%. Mirëpo filluan të hynin nga pika doganore të ndryshme qese kontrabandë, të holla dhe jashtë kritereve teknike të ligjit. Një qese e hollë që vinte kontrabandë ishte 3-4 herë më e hollë se qesja që ne ishim të detyruar të prodhonim me ligj dhe këto qese ishin me çmim më të lirë. Në këto kushte mbijetese u fillua të prodhoheshin qese jo sipas ligjit, në mënyrë që të ishin konkurrues. Nuk u veprua për të kthyer normalitetin në këtë situatë. Dhe meqë procesin nuk e menaxhojnë dot, ne e ndalojmë. Po zgjidhen rrugë populiste duke luajtur me emocionet e njerëzve.
Nuk ka zëvendësim alternativ “të lirë”

Me ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, duhet menduar edhe për produktet alternative që do ta zëvendësojnë atë. Edhe nëse zëvendësohen nga qeset e letrës, të cilat nuk janë praktike për të gjitha produktet, sërish ato janë shumë të shtrenjta, dhe njëkohësisht kërkojnë përdorimin e më shumë burimeve natyrore, sikurse janë pemët. Mbi të gjitha, sipas zotit Vullnet Haka, kreu i Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës, në një vend si Shqipëria, ku paga minimale është 26 mijë lekë, bëhet e papërballueshme përdorimi i metodave alternative.

Shoqata Europiane e Prodhuesve të Plastikës, thirrje kryeministrit të Shqipërisë

Shoqata Europiane e Prodhuesve të Plastikës i është drejtuar me një letër kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama. Burime për “Monitor” bënë të ditur se, në emër të PlasticsEurope, Shoqata Europiane e Prodhuesve të Plastikës, i ka paraqitur disa konsiderata në lidhje me qeset plastike. Në letrën e tyre nënvizohet se, qeset plastike, kur përdoren me përgjegjësi, japin një kontribut të madh për komoditetin e konsumatorit dhe efikasitetin e përdorimit të burimeve për nga pesha e lehtë dhe forca, qëndrueshmëria, përballueshmëria, rezistenca ndaj ujit dhe mundësitë e pafundme të dizenjimit.

Fatkeqësisht, kur janë në fund të jetës së tyre nuk menaxhohen si duhet, duke u bërë pjesë e të ashtuquajturit problemi i Mbetjeve dhe, për këtë arsye, perceptohet si problem. Problemi i mbetjeve është si pasojë e sjelljes dhe ndikon në shkallë të ndryshme në materiale dhe sektorë, thuhet më tej në letër. Sipas PlasticsEurope, problemi i mbetjeve në radhë të parë, duhet të adresohet në një varg programesh edukative, nisma të ndërgjegjësimit publik dhe strategji zbatimi, si dhe zgjidhje të fokusuara në menaxhimin e mbetjeve.

Nismat që thjesht adresojnë simptomat e mbetjeve, siç janë ndalimet ose zbatimi joproporcional i instrumenteve ekonomike nuk do ta zgjidhin problemin e mbetjeve, nënvizohet në letër. “Ne, si Shoqatë, në koordinim me APKA, Shoqata e Konvertuesve të Plastikës në Shqipëri, jemi të gatshëm të mbështesim secilën nga nismat tuaja për të zgjidhur problemin e shpërndarjes së qeseve plastike në mjedis dhe, në të njëjtën kohë, të shkojmë në drejtim të objektivave për një Ekonomi Qarkulluese”- mbyllet letra e cila mban firmën e Massimo Covez, presidenti i PlasticsEurope për Rajonin Mesdhetar.

Deri në qershor 2020, askush nuk do të prodhojë dhe tregtojë qese

Në nenin 4 të projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.10463, datë 22.09.2011 ‘për menaxhimin e integruar të mbetjeve’, të ndryshuar” janë përcaktuar dispozitat kalimtare. Në këtë nen përcaktohet se subjektet, të cilat para hyrjes në fuqi të këtij ligji, prodhojnë, importojnë, apo hedhin në treg, në territorin e Republikës së Shqipërisë, qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3, të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 shkurt 2020.

Subjektet, të cilat fusin apo përdorin në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3, të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 qershor 2020./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 17 nëntor 2019

Publikuar

-

Nga

Dashi

21 Mars – 19 Prill

Dashuria: Në dashuri sot, çiftet e konsoliduara do të zhvillojnë diskutime ekonomike për t’u marrë me të. Ata që janë bashkë vetëm do të fillojnë të kenë dyshime. Për beqarët, një ditë e ngarkuar plot me takime afrohet. Puna: Përfitoni nga kjo ditë për të dhënë nxitjen vendimtare në aktivitetet më të rëndësishme. Nuk mund të mbetesh pas.

Demi

20 Prill – 20 Maj

Dashuria: Investoni në veten tuaj dhe thelloni hulumtimet tuaja mbi ndjenjat që keni ndaj personit pranë jush. Ju ndoshta do të duhet të bëni ndryshime në disa zgjedhje. Beqarët do duhet të bëjnë kujdes që të mos luajnë me ndjenjat e njerëzve të tjerë. Puna: Ka një ditë në të cilën puna ose profesioni do të kthejnë në rrugën e duhur, por gjithçka do të varet nga pozicioni që keni.

Binjakët

21 Maj – 20 Qershor

Dashuria: Ndonjëherë ndiheni të refuzuar për shkak të karakterit tuaj. Nëse keni një plan jetësor, punoni shumë për ta zbatuar dhe mos hiqni dorë nga një person vetëm për krenarinë tuaj. Beqarët kanë një person në zemrën e tyre, por nuk ndjehen të ndërsjellë. Puna: Nëse keni luftuar për të arritur qëllime tani është e drejtë që të korrni përfitimet. Mbani në mend se puna e palodhur paguan punën e vështirë.

Gaforrja

21 Qershor – 22 Korrik

Dashuria: Sot do të ketë shumë afsh me partnerin, edhe nëse ndonjëherë keni tendencë të diskutoni për disa marrëzi. Jini më të kujdesshëm nëse nuk doni të krijoni dallime të pariparueshme. Hëna do të kthehet për të mbështetur zemrat e vetmuara dhe t’i mbështesë ata në zgjedhjet e tyre të dashurisë. Puna: Ditë ideale për të ndjekur qëllimet tuaja dhe për të patur zgjidhje efektive. Faza e punës është shumë e kënaqshme.

Luani

23 Korrik – 22 Gusht

Dashuria: Horoskopi i kësaj dite do t’ju shohë në qendër të një seri ngjarjesh të papritura për tu adresuar. Në dashuri, çiftet e bashkëjetesës ose të martuarit do të kenë grindje për para ose investime. Beqarët do duhet të marrin një vendim të rëndësishëm. Puna: Në punë, mos e nënvlerësoni askënd, kolegët mund të rezultojnë më të aftë dhe të trajnuar nga sa mendoni.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 Shtator

Dashuria: Gjëja më e mirë për të bërë sot është zgjidhja. Dita fillon e nënshtruar dhe gjithçka do të duket e zezë. Jini të durueshëm, megjithatë, së shpejti fati dhe dashuria do të trokasin në derë. Beqarët do duhet t’u kushtojnë vëmendje diskutimeve me disa anëtarë të familjes. Puna: Mos u hidhni në shpenzime shtesë, shikoni buxhetin tuaj dhe prisni që financat të përmirësohen për të bërë shpenzime të tjera.

Peshorja

23 Shtator – 22 Tetor

Dashuria: Një ditë plot emocione ju pret, yjet janë me gaz dhe do t’ju mbështesin në të gjitha nismat tuaja. Do të dëshironi të mendoni më shumë për veten tuaj dhe më pak për të tjerët. Beqarët do të jenë në gjendje t’i kushtojnë shumë më tepër kohë pasioneve të tyre dhe të zbulojnë të reja. Puna: Sot do të duhet të krijoni kontakte të rëndësishme si për punën ashtu edhe për të ardhmen. Ata do të jenë vendimtarë, prandaj ki kujdes.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ Çfarë po ndodh…

Dashuria: Në këtë ditë do të ketë takime të rëndësishme, madje edhe për ata që kanë një lidhje, e cila mund të mposhtet në një drejtim tjetër. Bëhuni të vetëdijshëm për ndjenjat tuaja dhe vendosni se ku të shkoni. Për beqarët do ketë flirte dhe aventura. Puna: Vëmendje për një situatë pune që mund të jetë me ‘gjemba’. Ju ndoshta do të duhet të bëni ndryshime.

Shigjetari

22 Nëntor – 21 Dhjetor

Dashuria: Ka një ditë plot shqetësime por edhe emocione intensive për ata që lindin nga shenja. Mbrëmje interesante për çiftet. Beqarët do marrin një propozim të papritur që mund të ndryshojë të ardhmen e punës dhe jetës. Puna: Sot do të vijnë mundësi të mira për punë, por do të duhet të dini se si t’i shfrytëzoni ato më së shumti.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 Janar

Dashuria: Nuk do të jetë një ditë e mirë për punët e zemrës, sot do të gjeni veten duke diskutuar çështje gjithashtu në lidhje me familjen dhe fëmijët. Kini kujdes për të papriturat, ato mund t’ju kthenin plotësisht. Beqarët mund të bëjnë takime interesante. Puna: Mos hiqni dorë kur të përballeni me pengesat që do të hasni sot në punë, jepni kurajo nëse është e nevojshme.

Ujori

20 Janar – 18 Shkurt

Dashuria: Edhe sot, partneri do të vazhdojë t’ju mbështesë në betejat tuaja dhe do jeni të lumtur ta përfshini atë. Marrëveshja dhe bashkëpunimi do të jenë në maksimum. Ata që janë vetëm preferojnë të qëndrojnë beqarë për një kohë dhe të ndjekin një karrierë. Puna: Pas shumë përpjekjesh do të jeni në gjendje të gjeni pozicionin e duhur në punë, duke kënaqur pritjet tuaja.

Peshqit

19 Shkurt – 20 Mars

Dashuria: Dashuria ka qenë apatike për ca kohë, veçanërisht në çiftet më të konsoliduara. Jepini një nxitje jetës tuaj të dashurisë duke punuar shumë. Ditë e shkëlqyeshme për të planifikuar pushimet jashtë qytetit. Beqarët do duhet të heqin të gjitha format e negativitetit. Puna: Ajo që thonë të tjerët për ju zakonisht nuk ju intereson, por sot në punë mund të vuani nga kritika të padrejta.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje të lehta dhe vranësira/ Mësoni surprizat e motit për sot  

Publikuar

-

Nga

Tashmë në stinën e vjeshtës, moti “gri” me vranësira mesatare dhe të dendura do të na shoqëroj deri në fund të ditës së sotme.

Në zonën e jugperëndimit dhe veriperëndimit parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Gjatë orëve të pasdites reshjet e dobta përfshijnë vijën bregdetare si dhe një pjesë të ultësirës perëndimore.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ 6.699 efektivë për garantimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve

Era do të vijoj relativisht intensive me drejtim juglindje – lindje dhe shpejtësi 15-25m/s. Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të kenë një rritje prej 1-4 grad krahasuar me sot ndërsa ato të mesditës nuk do të kenë luhatje nga ato të ditës së sotme./CNA.al

LEXO TE PLOTE