Connect with Us

“Qeverisë i ka renë sistemi”/ Qendra Kombëtare e Biznesit jashtë shërbimit

Denoncim

“Qeverisë i ka renë sistemi”/ Qendra Kombëtare e Biznesit jashtë shërbimit

Publikuar

-

Që prej tre ditësh Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) nuk orfon asnjë lloj shërbimi, duke sjellë paralizim të aktivitetit të këtij institucioni të rendësishëm për mbarëvajtjebn e biznesit. Denoncimi vjen nga ish kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi të bërë në faqen e tij në rrjetet sociale.

Duke ju referuar denoncimit të “qytetarit dixhital”, Berisha shkruan:

“Narkoshteti ne paralize dixhitale!
Atij po i vjen ngordhja!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar Zoti Berisha, sportelet e Qendres Kombetare e Biznesit (QKB)ka tre dite qe nuk ofrojne asnje lloj sherbimi pasi kesaj qeverie i ka rene sistemi. Ju lutem na mbeshtesni duke denoncuar kete rast. Me mirenjohje per qeverisjen Tuaj ne kohen dhe me vizionin e se ciles u ngrit sistemi “one stop shop”. Nje grup biznesesh.”/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Stop”/ I merr koleges para borxh për dasmën, por i jep dru në vend të borxhit

Publikuar

-

Nga

Qibrije Rustemi tregon, se ka ka një problem me qytetaren Brisilda Kurti, të cilën e ka njohur në marrëdhënie pune.

Brisilda i kërkoi 6 milionë lekë të vjetra për të bërë dasmën dhe kjo marrëdhënie u legalizua me deklaratë noteriale.Paratë duhet të ktheheshin brenda vitit, por kjo nuk ndodhi, ndaj Rustemi bëri padi në gjykatë.

Vec moskthimit të borxhit, Qibrije Rustemi tregon edhe, se është dhunuar fizikisht nga Brisilda Kurti.Pasi fitoi të drejtën e kthimit të parave, zonja Rustemi iu drejtua përmbaruesit Lefter Canaj. Ky i fundit tha, se në llogarinë e Brisildës nuk kishtë para e në emër të saj nuk kishte prona. Madje ajo nuk kishte bërë celebrim as me të shoqin Arjan Doci.

“Stop” mësoi, se Brisilda Kurti banon në një ndërtesë 3 katëshe e prindërve të saj, së bashku me partnerin.Kërkesës së gazetares i ati i Brisildës i përgjigjet me arrogancë dhe kërcënime. Nga ana tjetër përmbaruesi këshillon, që Rustemi të marrë një avokat për të zgjidhur këtë cështje.për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme:

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Komisariatit të Policisë së Divjakës i del pronari, shteti e sorollat

Publikuar

-

Nga

I moshuari vjen nga Amerika për t’u ankuar në Fiks Fare për pronën e tij në Divjakë. Ai i bën thirrje kryeministrit të rishikoj VKM e vitit 2004 që po pengon privatizimin e objekteve mbi pronën e tij. Gabimisht në këtë vendim, prona e tij është kategorizuar si zonë e mbrojtur, apo në funksion të zonës së mbrojtur, kur faktikisht nuk është, dhe ndodhet brenda vijës së verdhë të qytetit.

Për këtë arsye ministritë për vite me radhë kanë nisur dhe kanë ndaluar procesin e privatizimit të godinave që ndodhen mbi pronën e tij. Por nëse vendimi është i 2004, flet për mostjetërsimin e këtyre pronave, kjo nuk ka ndaluar as shtetin të regjistroj si të tijën njërën prej tyre, që është komisariati i policisë, dhe as dy individë të tjerë që kanë regjistruar në hipotekë, objektet mbi truallin e zotërisë.

Për këto dy objekte hipoteka e Lushnjës mban dy qëndrime, në përgjigjen e Fiksit thotë që dy objekte janë të regjistruar në emër të dy individëve, ndërsa në përgjigjen dhënë Peti Petushit vetëm pak ditë më parë citohet se i regjistruar në hipotekë figuron vetëm Komisariati i Policisë, ndërsa dy objektet e tjera janë shtet.

Zoti Peti Petushit erdhi posaçërisht nga Amerika në Fiks Fare për t’u ankuar për pa drejtësitë e bëra mbi pronën e tij dhe për për t’i bërë një thirrje kryeministrit të vendit. Ai është përfaqësues i fisit Petushi nga Divjaka. Me vendim të KKPP-së të vitit 1995, ka rimarrë pronën e babait të tij, rreth 10 mijë metra katrorë, që ndodhet brenda vijës së verdhë të qytetit, ish Batalioni i Këmbësorisë. Në vendim, i cili ka marrë formë të prerë edhe në gjykatë, të drejtën e parablerjes se objekteve mbi këtë truall e ka familja Petushi. Sipas tij njëri prej tyre është aktualisht edhe godina e Postës së Policisë së këtij qyteti dhe është regjistruar si e tillë në hipotekë. Individë të ndryshëm, por edhe shteti kanë arritur t’i tjetërsojnë godinat mbi truallin e tij, por ai jo.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, pranë Ministrisë së Ekonomisë, pronari i ligjshëm i truallit, që ka edhe të drejtën e parablerjes së këtyre objekteve në rast privatizimi, nuk ka marrë asnjëherë përgjigje nëse këto objekte do të dalin në ankand apo z.Petushi do të kompesohet.Procesi i privatizimit ka nisur dhe është ndalur disa herë. Shkak është bërë një VKM e 2004 që ndalon tjetërsimin e këtyre pronave pasi ndodhen në zonë të mbrojtur, kur në të vërtetë nuk janë.

Bashkia Divjakë, për Fiks Fare, thotë që është e vërtetë këto objekte janë nën pronësinë e tyre. Në bazë të VKM nr 792, datë 26.11.2004 këto prona i janë kaluar atyre me për t’i përdorur për menaxhimin e Parkut Kombëtar dhe të zonës së Mbrojtur të Ekosistemit Kavajë. Bashkisë Kavajë po sipas kësaj VKM-je i ndalohet të ndryshoj destinacionin e pronave të përcaktuara në këtë vendim, t’i tjetërsojë apo t’ua japë në përdorim të tretëve. Por sipas tyre, në të vertetë kjo zonë nuk është brenda zonës së mbrojtur dhe nuk ka lidhje me mbrojtjen e ekosistemit. Ajo ndodhet brenda vijës së verdhë të qytetit.

Fiks Fare u interesua pranë Zyrës Kadastrale Lushnjë. Lidhur me këtë problem kjo e fundit ka mbajtur dy qëndrime. Në përgjigjen zyrtare për Fiksin, thotë se në këtë pronë figurojnë të regjistruara tre objekte, njëra Posta e Policisë Divjakë, dy të tjerat individë.Ndërsa në përgjigjen dhënë pronarit të truallit pak ditë më parë thotë se ka vetëm një objekt të regjistruar, dhe ky është Posta e Policisë Divjakë. Gjithashtu, në përgjigjen e vonuar zyrtare, për dokumentacionin e regjistrimit të Postës së Policisë, sipas kartelës së pasurisë rezulton se objekti ka kaluar në pronësi të Ministrisë së Rendit në vitin 2005. Një vit pas daljes së VKM-së ku ndalohej ndryshimi i destanicionit, tjetërsimi apo përdorimi nga të tretë. Vetëm në rast se do të përdoreshin për menaxhimin e Parkut Kombëtar dhe të zonës së mbrojtur të Ekosistemit të Divjakës.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave në përgjigjen e saj me shkrim thotë se procesi i privatizimit të këtyre objekteve ka nisur dhe është ndaluar disa herë pikërisht për shkak të VKM-së që nuk lejon tjetërsimin e këtyre objekteve. Sipas saj “Kushtet ose kufizimet e vendosur sipas këtij ligji mbi pronën e transferuar, do të kenë fuqi deri sa ato të hiqen me vendim të Këshillit të Ministrave.

” Pra është kryeministri që duhet të marr një vendim për çbërjen e këtij gabimi, por që në ankesat e bëra në portalin “Shqipëria që Duam” nuk ka marrë asnjëherë zgjidhje. Në bazë të dokumentacionit zyrtar, arrihet në përfundimin se VKM-ja e vitit 2004 ka sjellë pasoja vetëm për pronarin e truallit, por jo për individët apo Ministrinë e Rendit Publik që i kanë regjistruar këto prona si të tyre pranë zyrës Kadastrale Lushnjë./Top Channel

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Mos do një biletë për Maldive, mo…”, agjencia e punësimit që u grabit lekët qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Në Shqipëri janë të shumta agjencitë e punësimit që pretendojnë, se punësojnë qytetarë jashtë Shqipërisë me kontrata të rregullta pune. Në emisionin “Stop” në Tv “Klan” vijnë mesazhe që denoncojnë rastet e kompanive që mashtrojnë për punësim jashtë vendit.

Një qytetar është ankuar për kompaninë “Vela Consulting” pasi kuptoi se ishte mashtruar. Ai ka treguar se ka paguar një shifër prej 500 euro për një punë në Danimarkë.

Por si garanci mori vetëm një copë letër, me të cilën e kthyen mbrapsht në kufirin slloven. Pasi u kthye, i kërkoi kompanisë “Vela” t’i kthente paratë, por si përgjigje e nxorrën jashtë.

Qytetari: Hë! Si do vejë halli për atë muhabetin tim?

Menaxherja 1: S’e di, je sqaruar me Iridën.

Qytetari: Po Irida, ku është?

Menaxherja 1: S’është këtu, është me leje lindjeje.

Qytetari: Kur vjen?

Menaxherja 1: Do vijë në Tetor.

Qytetari: Tetor?

Menaxherja 1: Po!

Qytetari: Do pres deri në Tetor?

Menaxherja 1: Se s’kam, ça të them unë.

Qytetari: Nuk flet dot me Iridën?

Menaxherja 1: Po unë flas me Iridën, po ma ka sqaruar njëherë këtë muhabet, të ka sqaruar dhe ty dhe s’di, ça do bëhet.

Qytetari: Fol njëherë, se unë s’do pres deri në Tetor më! Ca është ky muhabet?!

Menaxherja 1: Për t’u nis prapë, apo çfarë?

Qytetari: Po jo për t’u nis më, unë s’nisem dot më.

Menaxherja 1: Irida është Axxxxx ktu në zyrë në qoftë se e mban mënd. Axxxxx i Danimarkës, që mori ekspuls edhe po më thotë, që ça do bëhet me lekët?

Qytetari: Alo!

Menaxherja 2: Po si kalove?

Qytetari: Mirë! Si kalove? Thjesht dua një kështu, një zgjidhje të problemit, e si do vejë? Do marr lekët? Ato 500 euro, që të kam dhënë edhe lekët e biletës?

Menaxherja 2: Do më marrësh t’i mua lekët e biletës?

Qytetari: Po normale, se shpenzimet për atë ishin.

Menaxherja 2: Të lutem, mund të dalësh jashtë tani nga zyra? Dil nga zyra!

Qytetari: Duhet të dal jashtë?

Menaxherja 2: Po!

Qytetari: Nuk ka zgjidhje tjetër?

Menaxherja 2: Nuk është se je shumë normal me këto biseda, që bën. Të jap unë ty lekët e biletës?

Qytetari: Po tani…

Menaxherja 2: Mos do një biletë për Maldive, mo?

Qytetari: Të pres aty unë, si do vejë halli?

Menaxherja 1: Kur të vij ajo, të sqarojë!

Qytetari: Faji, faji, unë tani rri në Fier. Të vij nga Fieri deri këtu, sa herë të doni ju…

Menaxherja 1: Po unë, çfarë të bëj?!

Qytetari: Erdha njëherë unë.

Menaxherja 1: Unë të thashë ik!

Qytetari: S’kishte zgjidhje?

Menaxherja 1: Unë të thashë ik me të mirë, ti s’ikën.

Qytetari: Erdha dy herë, s’ka prapë zgjidhje. Javën e dytë të Tetorit, javën e dytë të tetorit thotë, e shtyva edhe një javë e të vij prapë unë?…

Menaxherja 1: Po unë, ça të bëj?

Qytetari: Jo, jo! Fol me atë! Gjej zgjidhjen!

Menaxherja 1: Nuk kam, ça të flas unë me atë!

Qytetari: Tashi unë, s’është se u ktheva për fajin tim. U ktheva për letrat tuaja.

Menaxherja 1: Një sekondë! Jo për letrat tona, se unë nuk të thashë ty, që të ikësh me leje e para e punës, të thashë, që do ikësh me pashaportë!

Qytetari: Me pasaportë! Po kontratën?

Menaxherja 1: E dyta e punës, të thashë ik me të tjerët dhe ti s’deshe, s’e deshe biletën vetë.

Qytetari: Po garancia, që më dhe ti?

Menaxherja 1: Po s’ka pra garanci, se ashtu është puna, është 3 mujore, ta kisha shpjeguar.

Qytetari: Po lekët, pse merren ashtu pastaj?

Menaxherja 1: Si pse mbahen? Pse shkon dot vetë ti te Danieli, të punosh 3 muaj?

Qytetari: Po, shkoj!

Menaxherja 1: Po shkoje vetë mos paguaje lekë! Ne për çfarë e kemi hapur? Fondacion bamirësie? Se s’po të kuptoj.

Qytetari: Për të mashtruar njerëzit!

Menaxherja 1: Si për të mashtruar? Për çfarë të mashtrova?

Qytetari: Për të mashtruar!

Menaxherja 1: S’të nisëm gjë ne ty?

Qytetari: Po kontratat, gjërat, ku i ke ti, që më ke marrë lekët mua?

Menaxherja 1: Po ça? A do dalësh jashtë tani, apo të shtyp sigurinë, e të vijë ai, të marri?!

Qytetari: Po për ça ta shtypësh sigurinë?

Menaxherja 1: Po e shtyp unë, se kam qejf ta shtyp, se jam në zyrën time!

Qytetari: Po shtype, ça të them unë?!

Menaxherja 1: Po pra! Dil jashtë si njeri edhe kaq! Kur të vijë Irida, sqarohu me shefen time!

Qytetari: Unë si njeri jam, si njeri erdha, si njeri do iki!

Menaxherja 1: Po të sqaroj dhe nuk e kam për detyrë të sqaroj 2,3,4 herë as ty, as njerëzit e tjerë, që vijnë te zyra.

Qytetari: Po e ke për detyrë se më ke marrë lekët!

Menaxherja 1: Të kam marrë lekët?!

Qytetari: Po!

Menaxherja 1: S’të kam marrë gjë lekë.

Qytetari: Si s’ke marrë lekë?!

Menaxherja 1: Nuk kam marrë lekë.

Qytetari: Nuk ke marrë lekë?!

Menaxherja 1: Jo! S’kam marrë!

Qytetari: Pres aty jashtë, pastaj.

Menaxherja 1: Prit sa të dush aty jashtë, se s’ke për të marrë asnjë lek nga unë! Kaq!

Qytetari: Nuk kam për të marrë asnjë lek?!

Menaxherja 1: Jo! Asnjë lek dhe shko ankohu, ku të duash!

Të njëjtin fat pësoi edhe një qytetar tjetër, që pagoi 700 euro për t’u punësuar në Kroaci. Atje e çuan të flinte në një kishë të braktisur, ndryshe nga sa ishte premtuar më parë. Kur kërkoi të rimbursohej, i treguan edhe atij derën.

Qytetari 2: Përshëndetje!

Menaxherja 2: Përshëndetje!

Qytetari 2: Si kaluat?

Menaxherja 2: Mirë!

Qytetari 2: Mirë! Për ato lekët erdha.

Menaxherja 2: Ça të them unë mo burrë?! Unë s’kam, ça të bëj o Axxxxx, se ti ishe me leje, s’është, se ishe pa leje edhe…

Qytetari 2: Po mirë më, kushtet nuk dolën ashtu siç the ti. Ta kam thënë edhe njëherë, ju thatë akomodim i mirë. Ku ishte akomodimi i mirë?

Menaxherja 2: Akomodimi është i përbashkët, kur je për ndërtim. Nuk je në hotel me 5 yje.

Qytetari 2: I përbashkët, po jo në hotel me 5 yje, por edhe…

Menaxherja 2: Siç rrinë të gjithë të ndërtimit, unë s’ndërhyj te.., unë ndërhyj te leja, që ta kesh për një vit dhe te kontrata dhe që të nisesh. Te pjesa e ushqimit, si e kanë ushqimin ato, të japin mish, a s’të japin mish, unë them- s’paguhet ushqimi.

Qytetari 2: Ore, unë nuk dua mish fare, por akomodimi të ishte diçka, unë…, po mirë, se ishte moti i mirë, po do zënë shirat. Ku të rrija unë?

Menaxherja 2: Gjithsesi Irida vjen në fund të Tetorit, unë nuk kam autoritet të flas për pagesat.

Qytetari 2: Edhe në Greqi, në stan të Greqisë, po dhe kushtet ashtu nuk ishin…, më të mira ishin andej, për Zotin!

Menaxherja 2: Unë nuk di, ça të them. Do flasësh vetë me Iridën! Irida më ka thënë- mos e lë fare të futet në zyrë!

Qytetari 2: Po lë fare, se në zyrë do futem unë, po…!

Menaxherja 2: Në zyrë edhe mund të futesh dot, se shtyp sigurimin unë.

Qytetari 2: Shtype!

Menaxherja 2: Vjen sigurimi, s’kam pse ta shtyp unë, se s’më ke bo na një gjë, që ta shtyp, se mu më vjen keq që shkoi muhabeti kështu.

Një tjetër kompani e ngjashme është edhe “Akademia Europiane sh.p.k” me administrator italianin Giuseppe Zito. I infiltruari i “Stop” paguan në këtë kompani 140 euro për formularin e aplikimit. Palët bien dakord, që ai të niset për punë në Itali brenda 16 Tetorit.

Qytetari: Si je?

Menaxherja: Si jeni?

Menaxherja: Juve interesoheni për…?

Qytetari: Për të ikur në Itali, për të punuar. Si janë mundësitë? Doja të dija njëherë kështu…,doja të kisha një informacion!

Menaxherja: Patjetër, t’ju shpjegoj! Fillimisht duhet të plotësosh një formular është kjo këtu dhe pastaj do bëjmë intervistën!

Qytetari: Ok!

Menaxherja: Atëherë juve jeni Gxxxxxxx. Po Gxxxxxx vjen nga Bxxxxxxx. E ke bërë intervistën me Marselën, në mos gaboj, apo është hera e parë, që vini?

Qytetari: Është hera e parë, se mora në telefon dje, e pashë nga facebooku edhe…

Menaxherja: Ah, ok! Mendova, se kishit shkuar te Aldi.

Qytetari: Jo!

Menaxheja: Ok! Çfarë keni punuar juve?

Qytetari: Ça të duash ti, që menaxher hoteli, menaxher.

Menaxherja: Hë, hë..!

Qytetari: Firma të ndryshme shpërndarje, ngaqë kam edhe patentë, kam bërë dhe shoferin, punë të ndryshme…

Menaxherja: Aktualisht, jeni pa punë?

Qytetari: Po!

Menaxherja: Ok! A jeni të gatshëm të punoni si kujdestar social për të moshuar?

Qytetari: Si është si punë ajo? Është e vështirë? Ka ndonjë..?

Menaxherja: Tani, çdo punë është e vështirë.

Qytetari: Ajo s’diskutohet, e kam fjalën, që…

Menaxherja: Atëherë, unë jam Donatela! Jam menaxhere e “Europian Akademi”. “Europian Akademi” është agjenci rekrutimesh për punësime brenda dhe jashtë vendit. Ne kemi partner zyrtar dhomën e tregtisë italo-shqiptare, që ka 10 vite, që operon në Shqipëri. Kujdestar social për të moshuar, është kujdesi i një personi në një familje italiane.

Qytetari: I moshuar?

Menaxherja: Po, i moshuar në varësi, mund të jetë i sëmurë, ose jo. Atë e zgjedh ti, çfarë personi do të kujdesesh! Është një kontratë pune, që është 9 muaj si fillim, pastaj mund të rinovohet në varësi të rezultateve, që do kesh andej. Pagesa në fillim është 900 euro, akomodim, ushqim të përfshirë, në veri të Italisë, ose në qendër, në varësi të kontratës së punës që vjen. Nëse ti vendos të bësh aplikimin, nëse ti vendos të bësh aplikimin, aplikimi është 140 euro, është aplikimi, që ne bëjmë në ambasadë. Më pas i nënshtrohesh një trajnimi profesional për kujdestar social, për të moshuar. Bëhet në gjuhën italiane nga një profesor italian, që është administratori i agjencisë, që ne bashkëpunojmë. Është 220 euro trajnimi dhe në fund fare pajisesh me një certifikatë, që të bën të mundur, që të punësohesh dhe në vende të tjera të Evropës, jo vetëm në Itali. Pra, pak a shumë e gjithë pagesat janë…

Qytetari: Sa kohë?

Menaxherja: Gjithë procedura zgjat 2 muaj e gjysmë, pra për 2 muaj e gjysmë, ti shkon në Itali për të punuar. Pra, punësimi është i garantuar, nuk ka rast të dytë përzgjedhje, që unë të them në një moment ndryshe.

Qytetari: Domethënë në qoftë se unë paguaj 300 e ca euro..?

Menaxherja: 360!

Qytetari: 360 euro, është e sigurtë, se unë do vete në Itali, do punoj?

Menaxherja: Sigurisht! Gjatë trajnimit ti firmos kontratën e punës dhe ne bëjmë gati procedurat për të marrë vizën, pra në 2 muaj e gjysmë ti nisesh, pastaj kur shkon atje, pagën e parë, që o marrësh, vetëm pagën e parë, 80 % e pagës së parë i kalon agjencisë tonë. Pastaj nuk ke asnjë detyrim tjetër.

Qytetari: Mirë! Unë të falenderoj!

I infiltruari i emisionit “Stop” shkon për një takim të dytë në këtë kompani ku bën pagesat për aplikimin dhe trajnimin.

Qytetari: Si je?

Menaxherja: Hajde ulu! S’ka gjë!

Qytetari: Tani, si veprojmë?

Menaxherja: Do bëjmë pagesën e aplikimit dhe më pas…

Qytetari: Doja ta dija, kështu që, domethënë, në qoftë se paguaj lekët e të gjitha sot? Një javë? Sa vete trajnimi?

Menaxherja: Jo! Trajnimi është vetëm 4 ditë!

Qytetar: 4 ditë?

Menaxherja: Po, do mbarojë trajnimi, ti firmos kontratën e punës, llogarit pastaj nga momenti, që ti firmos kontratën, 3 deri në 4 muaj, që bëhet nisja për në Itali.

Qytetari: Prapë, është shumë.

Menaxherja: Në qoftë se nuk do të presësh, do të nisim me vizë turistike direkt!

Qytetari: E pra, po për sa nisem?

Menaxherja: Direkt, direkt! Sa mbaron trajnimin!

Qytetari: Brenda muajit, nisem?

Menaxherja: Në qoftë se janë gati, po!

Qytetari: Domethënë, unë bëj kërkesën sot, paguaj lekët sot dhe i bie, që muajin, në tetor, unë iki, i bie…?

Menaxherja: Në tetor, po në tetor, ti nisesh me vizë turistike gjithmonë!

Qytetari: Po viza turistike, do merreni ju me atë vizën turistike? Si?

Menaxherja: Domethënë, pak a shumë, ne të bëjmë biletën! Pra, ti paguan një biletë, bëjmë një çmim normal, duke qenë se janë pak të shtrenjta. Të bëjmë një garanci, prenotim-hoteli, që kur të shkosh në aeroport, nuk ke asnjë problem. Sikur të ka ftuar dikush dhe pastaj të presin atje të agjencisë. Nuk ka problem fare!

Qytetari: Domethënë nga mesi i tetorit, unë i bie të iki?

Menaxherja: Po fiks fare, ty të bie data 16, për t’u nisur, meqenëse e ke me të shpejtë! Më kupton?

Qytetari: Regjistrimi sa ishte? 120 euro?

Menaxherja: 140 euro!

Qytetari: 140 euro! Po ajo.., trajnimi?

Menaxherja: 220 euro!

Qytetari: 220 euro?

Qytetari: 50, 100…,

Menaxherja: Urdhëro!

Qytetari: Ok!/tvklan.al/

LEXO TE PLOTE