Connect with Us

“Qeveria lë 52 mijë mjekë dhe mësues pa paga”/ Vokshi akuza të forta Ramës: Paguan 380 mln euro për koncesionet korruptive

Politikë

“Qeveria lë 52 mijë mjekë dhe mësues pa paga”/ Vokshi akuza të forta Ramës: Paguan 380 mln euro për koncesionet korruptive

Publikuar

-

Ish deputetja e PD, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për vonesën e pagave për mjekët, infermierët dhe mësuesit.

Sipas Vokshit 52 mijë familje shqiptare, trajtohen si të njerkës në shtetin e Edi Ramës.

“Në shtetin e padrejtë të Edi Ramës që funksionon për një grusht klientësh të kryeministrit, por jo për qytetarin e zakonshëm, qeveria ia lejon vetes të vonojë pagesat për detyrimet e saj, ndërsa për 38 mijë qytetarë e kryefamiljarë përgjigja është burgu. Ata kanë përfunduar në burg për mosrespektim të afateve të pagesave të ujit dhe dritave nga pamundësia për t’i paguar ato”, shkruan Vokshi.

Postimi i plotë:

Shteti i padrejtë i Edi Ramës
Qeveria e Edi Ramës është korrekte për të paguar 380 milionë euro për koncesionet korruptive të shëndetësisë. Edi Rama i paguan Vilmës, Ilirit, Majlindës, Janit dhe kujtdo që fshihet pas tyre miliona euro çdo muaj, pa u vonuar asnjë ditë, për koncesione që kanë çuar në kolaps shëndetësinë.
Por kjo përkujdesje as që mendohet për mjekët, infërmierët dhe mësuesit.
Rreth 52 mijë familje shqiptare, trajtohen si të njerkës në shtetin e Edi Ramës. Janë rreth 18 mijë mjekë dhe infermierë, si 34 mijë mësues, të cilët qeveria i ka lënë me ditë e javë pa paga, megjithëse për shumicën e tyre kjo pagë është mjeti i vetëm injetesës.
Në shtetin e padrejtë të Edi Ramës që funksionon për një grusht klientësh të kryeministrit, por jo për qytetarin e zakonshëm, qeveria ia lejon vetes të vonojë pagesat për detyrimet e saj, ndërsa për 38 mijë qytetarë e kryefamiljarë përgjigja është burgu. Ata kanë përfunduar në burg për mosrespektim të afateve të pagesave të ujit dhe dritave nga pamundësia për t’i paguar ato.
Shtetit të padrejtë të Edi Ramës duhet t’i japim fund së bashku! Secili prej nesh meriton një qeveri të përgjegjshme, që punon për qytetarët dhe jo për oligarkët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta tregon historinë në emision/ Si më iku kameramani i Presidencës në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka treguar mbrëmjen e sotme historinë se si i iku kameramani në Gjermani, se kishte më shumë fitime se këtu.

Meta rrëfeu në emisionin “Open” se kameramani i Presidencës kishte gjetur punë me 3 mijë euro në muaj në Gjermani, kishte gjetur dhe shtëpi e ishte larguar për një jetë më të mirë.

“Sot mora vesh që më iku kameramani i Presidencës. Ku iku i pyeta. -“Në Gjermani” Çfarë Gjermanie? –“Po iku se do marrë 3 mijë euro”. Edhe shtëpinë ia kishin gjetur 500 euro dhe krijohet kjo radha në ambasada”, tha Kreu i Shtetit, duke theksuar se rinia po ikën nga vendi se nuk ka besim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka ardhur momenti ende”/ Meta kërcënon hapur mazhorancën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se mund të shpërndajë Parlamentin nëse mazhoranca do të shkojë drejt shkarkimit të tij.

“Ata përpiqen shpesh të më provokojnë. Presidenti po bën gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën. Por para se të më shkarkojnë mua ata, i shkarkoj unë ata dhe populli shqiptar.

Le të vazhdojnë ta provokojnë vendin për ta çuar në greminë, unë do bëj gjithçka për ta mbrojtur.

Ata të shkarkuar janë derisa kanë frikë nga zgjedhjet. Me gjithë këto veprimet që bëjnë ata po sillen si një bandë. Miratojnë ligje mbi ligje për të trembur njerëzit.

LEXO EDHE:  Shkërmoqet LSI/ Kryemadhi drejt “rrëzimit”

LEXO EDHE:  Shkërmoqet LSI/ Kryemadhi drejt “rrëzimit”

Unë do të flas me dekrete. Kur të vijë momenti unë do t’ju drejtohem si President i të gjithë shqiptarëve. Nuk ka ardhur momenti ende” , u shpreh Meta në “Open”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta tregon pse është kapur pas Dvoranit/ Paralajmëron “luftë” dekretesh

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se mazhorancës do t’i përgjigjet vetëm me kthime dekretesh, për çdo sulm ndaj tij.

“Ata përgjigjen me veprime antikushtetuese dhe kriminale, unë do përgjigjem vetëm me dekrete”, deklaroi Meta.

Kreu i shtetit e cilësoi të qëllimshme dhe mafioze atë që është bërë me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

“Është veprimtari mafioze, është e qëllimshme, ata gënjejnë edhe njëri tjetrin. Ata janë të rrezikuar të gjithë, për pronat e tyre, sovranitetin e tyre, ka vetëm një gardian në fund, që është Gjykata Kushtetuese. Ata të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan, unë do ta bëj punën time me përgjegjshmëri”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

LEXO EDHE:  Rama-Bushati me urgjencë drejt Malit të Zi/Ku do marrin pjesë

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/Me vizitën në Athinë, Meta kundërbalancon vizitën e ardhshme të Ramës në Beograd

“Unë do kthej dekrete, kushtetuese, të ligjshme, ata janë një parlament me probleme të mëdhaja kushtetuese, edhe zëvendësimet e opozitës janë antikushtetuese”, vijoi më tej presidenti.

Teksa u pyet për sulmet ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Meta theksoi se Ardian Dvorani duhet ndëshkuar që mos përsëritet më kjo ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE