Connect with Us

Qëndrimet kritike ndaj Ramës/ A i frikësohet Bushati ndëshkimit?

Politikë

Qëndrimet kritike ndaj Ramës/ A i frikësohet Bushati ndëshkimit?

Publikuar

-

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati , i përfolur për qëndrimet kritike ndaj politikave të kryeministrit Rama, u pyet nëse i frikësohet ndonjë ndëshkimi të mundshëm.

“E sigurt është që unë jam një njeri që kam një shkollim të caktuar dhe jam përpjekur maksimalisht për ti shërbyër vendit me dinjitet.

Nuk di të kem qenë ndonjëherë në ndonjë rajon policie. Nuk di të jem dënuar ndodnjëherë. Nuk di të kem vjedhur ndonjëherë. Nuk di të kem shitur apo tradhtuar interesat e vendit tim.

LEXO EDHE:  Video-Rama mesazh nga Londra/ Viti i ri nuk do gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje

Prandaj mendoj se pyetja është e pavend se në rast se ne do të vendosim një standart tjetër gjykimi, mbase nuk ia vlen për të kontribuar fare në jetën publike. Por mendoj se ne kemi nevojë për një standar të ri, sepse vetëm duke u vetëkorrigjuar ne mund të parandalojmë vetëshkatërrimin”, ka theksuar Bushati në A2./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jemi bërë qesharak”/ Meta: Nuk e thirra Venecian se më zinte turpi

Publikuar

-

Nga

Kreu i shtetit Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Open” përballë gazetarëve, u shpreh se jemi bërë qesharak në botë falë kësaj mazhorance.

Teksa komentoi dhe ftesën e mazhorancës drejtuar komisionit të Venecias, Meta u shpreh se vetë nuk e thirri se e zinte turpi.

“Jemi bërë vendi më qesharak në botë, falë kësaj mazhorance. Unë nuk e thirra Venecian se më zinte turpi.

Pse thotë Venecia që e përcakton Kushtetuta qartë! Është radhë Kushtetuese, është radhë ligjore, është radhë me emër.

Nëse doni të bëni zhurmuezin bëjeni por kemi të bëjmë me cështje të rëndësishme për qytetarët e Republikës së Shqipërisë

LEXO EDHE:  Ligji i survejimit me kamera/ Rama fshehu raportet e ICITAP dhe PAMEKA-s

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Rama ka të drejtë të festojë edhe sot

Kushtetuta nuk le vend për interpretim.

Mazhoranca don ti mbledhë në një grusht të gjitha të drejtat e qytetarëve.

Ata u habiten nga pyetjet që ka bërë Parlamenti. Nuk kemi të bëjmë me konflikt, por me rrëmbim”, u shpreh Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ishte mbështetje për shqiptarët, jo për qeverinë”/ Meta mesazh Ramës për donacionet

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur ndërkombëtarët për dhënien e 1.15 milionë eurove për të rindërtuar banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kreu i Shtetit deklaroi në emisionin “Open” se këto donacione janë mbështetje për shqiptarët dhe jo për qeverinë.

“Nuk kam asnjë koment përveçse një duartrokitje, tani të punohet që këto para të shkojnë te qytetarët në nevojë. Kjo është një mbështetje për popullin shqiptar, jo për qeverinë. Qeveria ka patur dhe ka përkrahjen time, por transparenca u tregua nga të gjithë donatorët. Mua më intereson që këto ndihma të shkojnë te qytetarët shqiptarë dhe kjo është më e rëndësishmja”, u shpreh Meta.

LEXO EDHE:  Ndryshime në qeveri/Rama-Meta rikonfigurojne kabinetin

LEXO EDHE:  Ndryshime në qeveri/Rama-Meta rikonfigurojne kabinetin

Presidenti tha se është gati të duartrokasë për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për të mirat që ka bërë, por theksoi se tani është primare që paratë të shkojnë atje ku duhet dhe të mos shpërdorohen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

1,15 miliardё euro/ Media gjermane: Dita e solidaritetit me Shqipёrinё

Publikuar

-

Nga

Asnjёherё mё parё nuk janё mbledhur kaq fonde nё formё grantesh e kredish nё ndihmё tё Shqipёrisё si kёsaj here nё Konferencёn e Donatorёve nё Bruksel. Nё sinjal inkurajues pёr shqiptarёt, se Europa nuk i harron. Me këto fraza e nis raportimin medi gjermane “Dojçe Welle”, duke i bërë jehon Konferencës falë të cilës Shqipëria ja doli të grumbulloj 1.15 miliardë euro ndihma për rindërtimin nga tërmeti.

7 shkurti mund tё quhet dita e solidaritetit tё Europёs me Shqipёrinё, vijon “DW”, duke shënuar: Asnjёherё mё parё nuk ishin bёrё bashkё kaq krerё shtetesh, ministra e pёrfaqёsues nga BE, si nё Konferencёn Ndёrkombёtare tё Donatorёve tё hёnёn nё Bruksel pёr tё mbledhur fonde pёr rimёkёmbjen e Shqipёrisё pas tёrmetit.

Solidaritet me Shqipёrinё

Konferenca “Sё bashku pёr Shqipёrinё” e organizuar nga Komisioni Europian nёn drejtimin e vetё presidentes sё KE, Ursula von der Leyen dhe presidentit tё Kёshillit tё BE, Charles Michel kishte njё synim. “Sot ёshtё dita qё tё tregojmё solidaritet ndaj shqiptarёve”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nё fjalёn e hapjes. Populli shqiptar e di, se e ka vendin nё familjen europiane, tha ajo, duke kujtuar tёrmetin e 26 nёntorit. “Shqipёria vetёm nuk ka shpatulla ta pёrballojё kёtё barrё”, por ne jemi kёtu qё tё themi, se do t’i qёndrojmё pranё Shqipёrisё, premtoi von der Leyen.

“Jemi tё gjithё njё familje e madh europiane”, tha presidenti i Kёshillit tё BE, Charles Michel. Me kёtё konferencё, ne duam tё themi, se shqiptarёt nuk “janё fqinj tё largёt tё BE, por pjesё integrale e kontinentit tonё.”

Katёr orё konferencё – por 1,15 miliardё euro tё mbledhura nё formё grantesh dhe kredish pёr Shqipёrinё nga vende tё BE e nga bota. Kur komisioneri i BE-sё pёr zgjerimin, Oliver Varhelyi lexoi shumёn e mbledhur, tha se kjo ishte pёrtej pritshmёrive. “Kjo ёshtё njё pёrpjekje e pёrbashkёt dhe falёndёroj tё gjithё kontribuesit.”

Fonde nga Europa dhe Ballkani

Gjermania, donatore kryesore nё Shqipёri ishte ndёr vendet e para qё i ofroi ndihmё tё menjёheshme teknike Shqipёrisё pas tёrmetit. Nё Konferencёn e Donatorёve ky vend dha njё kontribut prej 11 milionё eurosh pёr rikuperimin e dёmeve tё tёrmetit. Ministri i Jashtёm francez, Le Drian, i pranishёm nё konferencё nёnshkroi me kryeministrin, Edi Rama marrёveshjen pёr kushtet e krijimit tё Agjencisё Franceze tё Zhvillimit nё Shqipёri, njё agjenci qё do tё monitorojё e ndihmojё nё realizimin e projekteve nё vlerё 100 milionё euro.

LEXO EDHE:  Patriarku rus Kirill takon Ramën/ I kujton kohën kur ishte kryebashkiak

LEXO EDHE:  Patriarku rus Kirill takon Ramën/ I kujton kohën kur ishte kryebashkiak

Po ashtu Franca ofroi 60 milionё euro kredi. Ministri i Jashtёm i Italisё, Luigi di Maio bёri tё ditur, se janё identifikuar burimet financiare pёr 65 milionё euro ndihmё Shqipёrisё. Holanda ofroi 3 milionё euro, po ashtu shumё vende tё tjera europiane dhanё kontributet e tyre financiare. Peshёn mё tё madhe nё shumёn e fondeve tё mbledhura e mbajnё Banka Europiane e Investimeve, Banka Europiane pёr Zhvillim e Banka Botёrore, qё ofruan disa qindra milionё euro nё formё kredish e grantesh pёr Shqipёrinё.

Por kjo konferencё mund tё quhet edhe dita e solidaritetit fqinjёsor ballkanik. Kosova, qё dha ndihmёn e parё tё shpejtё dhe mbёrriti me forca shpёtimi brenda pak orёsh mё 26 nёntor, ofroi njё shumё ndihme prej 200.000 eurosh, krahas shumёs sё parё prej 500.000 eurosh. Kurse presidenti i Malit tё Zi, Milo Gjukanoviq, pjesёmarrёs nё konferencё bёri tё ditur se Mali i Zi do tё japё 500.000 euro ndihmё financiare. Kryeministrja serbe, Ana Brnabic premtoi nga Serbia njё grant prej 2 milionё eurosh. Premtime pёr ndihma nё forma tё ndryshme erdhёn edhe nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania e Greqia.

BE do tё jetё e pёrfshirё nё implementim

Me sa duket delegacioni shqiptar nё konferencё nuk e kishte pritur mbledhjen e njё shume tё tillё. Koordinatorja e programit kombёtar tё rindёrtimit, Milva Ekonomi, tha pёr pёr median gjermane “Deutsche Welle”, menjёherё pas konferencёs, se “kur lexoi komisioneri shumёn, m’u mbushёn sytё me lot. Ishte njё gёzim i paparё.” Habinё nuk e fshehu as kryeministri Rama, qё tha se sot flisnim mё parё me njёri-tjetrin se si do tё ishte rezultati i konferencёs. “Thamё, nёse do tё mblidhet 40% e shumёs sё nevojshme do kthehemi pa ankth, nёse mblidhen 50% e shumёs atёherё do ndjehemi tё suksesshёm, çdo gjё pёrtej 50%, nёse do ndodhte do ishte magjike.”

Megjithatё pas gёzimit pёr mbledhjen e parave nё deklaratat e pёrfaqёsuesve tё BE mund tё lexoje edhe sinjalin paralajmёrues pёr Shqipёrinё. Paratё duhet tё shkojnё nё vendin e duhur, dhe se duhet tё sigurohet transparencё nё pёrdorimin e tyre dhe llogaridhёnie. Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha pёr Deutsche Wellen, se implementimi do tё jetё çelёsi. “Korrupsion nuk do tё ketё dhe nuk do tё lejojmё tё ketё. Ne do tё  jemi tё pёrfshirё nё implementim.”

LEXO TE PLOTE