Connect with Us

Pabarazia gjinore/ Shqipëria ndër vendet me diferencë të ulët në paga

Sociale

Pabarazia gjinore/ Shqipëria ndër vendet me diferencë të ulët në paga

Publikuar

-

Gjatë vitit 2018, treguesi i hendekut gjinor i pagave në Shqipëri tregonte një diferencë prej 10.7%, çka nënkupton se gratë paguhen mesatarisht 10.7% më pak sesa burrat.

Shqipëria renditet e shtata krahasuar me vendet anëtare të BE-së për sa i përket këtij treguesi.

Megjithatë në 2014-n, viti më i hershëm që INSTAT ka publikuar të dhëna në lidhje me këtë tregues, hendeku midis pagës së një gruaja dhe një burri ishte 10%. Që do të thotë për çdo 100 lekë që fitonte nga paga një burrë, një grua merrte 90 lekë. Pabarazia u thellua përgjatë 2015-s dhe 2016-s, ku treguesi shënonte përkatësisht 11.47% dhe 11.44.

Hendeku gjinor i pagave tregon diferencën midis pagës bruto që merr një burrë dhe asaj që merr një grua. Sipas një vlerësimi të Eurostat gratë punojnë falas dy muaj çdo vit, në krahasim me një mashkull. Me fjalë të tjera në BE gratë paguhen 84 cent për çdo 1 euro që paguhet një burrë.
Eurostat ka vlerësuar se ka qenë një progres tepër i ulët në zbutjen e këtij hendeku në vitet e fundit.

LEXO EDHE:  Përkeqësohet administrimi në bashkitë e reja/ Pagat zënë 60% të shpenzimeve

Sipas të dhënave të Eurostat, hendeku gjinor më i ulët te pagat është shënuar në Rumani me 3.5%. E ndjekur nga Luksemburgu dhe Italia me 5%, pasuar nga Belgjika me 6%, Polonia me 7.2% dhe Sllovenia me 8%.

Në Bashkimin Europian, sipas Eurostat, vlerësohet se hendeku mesatar gjinor i pagave është 16%.

Nga ana tjetër, Estonia është vendi me hendekun më të lartë të pagave. Kështu diferenca midis pagës së një burri dhe një gruaje atje është 25.6%. Po ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, në Gjermani dhe në Çeki, hendeku gjinor i pagave vlerësohet më e lartë se 20%.

Hendeku gjinor i pagave është një tregues i pabarazisë së përgjithshme të punës midis grave dhe burrave. Në vendet ku niveli i punësimit është i ulët, hendeku i pagave duhet të jetë më i ulët se mesatarja. Hendeku i lartë i pagave është zakonisht karakteristikë për një treg pune në të cilin gratë janë të përqendruara në disa sektorë / ose profesioneve, ose në të cilat një pjesë e konsiderueshme e grave punojnë me kohë të pjesshme./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Video-Manastirliu apel qytetarëve/ Kujdes, ja ku është rreziku më i lartë

Publikuar

-

Nga

Video-Manastirliu apel qytetarëve/ Kujdes, ja ku është rreziku më i lartë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka drejtuar një apel të fortë qytetarëve, të cilëve iu kërkon të respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Manastirliu thekson se një vëmendje e shtuar duhet aty ku ka rrezik më të lartë, siç është transporti publik.

“Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë heroike në spitalin infektiv, ku po përballen me fluksin e shtuar të pacientëve me simptoma të rënda të COVID-19, edhe ndër mosha të reja.

LEXO EDHE:  Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

LEXO EDHE:  “Qeveria lë 52 mijë mjekë dhe mësues pa paga”/ Vokshi akuza të forta Ramës: Paguan 380 mln euro për koncesionet korruptive

Të bëjmë përpjekje të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat, me një vëmendje të shtuar aty ku ka rrezik më të lartë, siç është transporti publik.

😷 Vendoseni maskën!
❌Mos qëndroni të grumbulluar në stacion
↔️Respektoni distancën
🧼Ruani higjienën vetjake dhe kolektive”-shkruan Manastirliu.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Surprizat e motit/ Lajme të mira për ata që sapo kanë filuar pushimet

Publikuar

-

Nga

“Surprizat e motit/ Lajme të mira për ata që sapo kanë filuar pushimet

Java që presim përpara na ka rezervuar mot vetëm me diell si dhe temperatura vere për adhuruesit e plazhit dhe për ata të cilat kanë fiiluar tashmë pushimet.

Në këtë mënyrë sic u theksua dhe më lart moti përgjatë gjithë javës (nga e Hëna deri të Premten) do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të tëra me diell.

Sipas SHMU, përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në formë pikash.

LEXO EDHE:  Tentoi të hidhej nga oxhaku i Rafinerisë/Mora tre paga, do paguaj borxhet

LEXO EDHE:  Përkeqësohet administrimi në bashkitë e reja/ Pagat zënë 60% të shpenzimeve

E vetmja gjë tjetër që mbetet për tu theksuar është se dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m-s.

Po kështu edhe dita e Premte do të ketë të njejtën karakteristikë sa i përket elementit të erës ndrësa për ditët e tjera era do të fryjë kryesisht e qetë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Infermierja 60-vjeçare në krye të detyrës tek Infektivi/ “Lufta” me durimin për të parë nipin e sapolindur

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e një infermiereje të urgjencës së Infektivit e cila sapo ka mbushur 60 vjeç.

Ministrja thotë se Elisabeta Manaj është në shërbim të pacientëve që po vuajnë pasojat e virusit të rrezikshëm, si ditën e parë të epidemisë.

Manastirliu tregon se Liza nuk e shpreh dot me fjalë padurimin për të parë nipin e porsalindur, të cilin ende nuk e takon dot, por është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj lufte me armikun e padukshëm.

“Sapo ka mbushur të 60-at, por Elisabeta Manaj, infermiere e palodhur e urgjencës së Infektivit është në shërbim të pacientëve që po vuajnë pasojat e virusit të rrezikshëm, si ditën e parë të epidemisë. Energjinë dhe përkushtimin e Lizës, e njohin të gjithë në këtë spital ku çdo ditë luftohet për jetën, me shpirtin e sakrificës që ekipi i Infektivit ka treguar sot e çdo ditë. Liza nuk e shpreh dot me fjalë padurimin për të parë nipin e porsalindur, të cilin ende nuk e takon dot, por është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj lufte me armikun e padukshëm. T’i japim një dorë stafit mjekësor, me sjellje të kujdesshme, për të ndalur zinxhirin e transmetimit të infeksionit, që po merr jetë, çdo ditë!
Ruani distancën!
Zbatoni rregullat e higjenës! Vendoseni maskën!
#Bashkë kundër COVID19”, shkruan Manastirliu bashkëngjitur fotos së infermieres./CNA.al

LEXO TE PLOTE