Connect with Us

Nisma 17+1, ministrat e Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës/ Manastirliu: Shqipëria potencial për turizmin mjekësor

Sociale

Nisma 17+1, ministrat e Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës/ Manastirliu: Shqipëria potencial për turizmin mjekësor

Publikuar

-

Forumi i katërt i ministrave të shëndetësisë të Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës ka zhvilluar punimet sot në Sofie të Bullgarisë, në kuadër të nismës 17+1, me pjesëmarrjen e ministrave të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Serbisë, Polonisë, Mali të Zi, Hungarisë, Çekisë dhe Kinës, për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve, për të krijuar një platformë të përbashkët të shëndetësisë ndërmjet vendeve, për rritjen e sigurisë shëndetësore.

Gjatë fjalës së saj ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në Forum, si një mënyrë për krijimin e platformave të komunikimit mes ekspertëve, për zhvillimin e qëndrueshëm në fushën e Shëndetësisë.

“E çmoj të rëndësishëm këtë Forum për shkënbimin mes vendeve tona për çështje të një rëndësie parësore, siç janë parandalimi i sëmundjeve infektive, masat për antibiotiko-rezistencën. Mund të mësojmë nga njëri-tjetri më shumë përmes shkëmbimit të eksperiencave mes profesionistëve të shëndetit, forcimit të ndërveprimit për emergjencat shëndetësore dhe masat konkrete për t’i bërë ballë një kërcënimi serioz për shëndetin publik, siç është rezistenca ndaj vaksinimit”, tha Manastirliu.
Duke theksuar përmirësimet e bëra në pesë vitet e fundit në shërbimet e kujdesit bazë, Manastirliu tha se Shqiperia ka potencial zhvillimi të lartë për turizmin mjekësor.

“Shqipëria gëzon sot potencial zhvillimi të lartë për turizmin mjekësor, si një ndër vendet që zotëron profesionistë të kualifikuar dhe shërbime të teknologjisë së përparuar, duke siguruar një mjedis të mirë për vendet e Evropës Juglindore e më gjerë”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Fondi Social/ Manastirliu: Më shumë shërbime direkte për grupet vulnerabël

Ministrat e Shëndetësisë të vendeve pjesëmarrësë në Forumin e organizuar në Sofie të Bullgarisë firmosën një deklaratë të përbashkët, me të cilën angazhohen për ndërmarrjen e masave konkrete për forcimin e  bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, duke marrë në konsideratë politikat shëndetësore, sigurinë e shëndetit publik, menaxhimin spitalor apo inovacionin e digjitalizimin mjekësor.

Deklarata e nënshkruar nga ministrat e shëndetësisë shpreh vullnetin e vendeve për shkëmbimin e informacioneve për politikat dhe strategjitë shëndetësore. Një tjetër pikë e deklaratës thekson rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit për parandalimin e sëmundjeve dhe kontrollin e sëmundshmërisë. Promovimi i zhillimit të qëndrueshëm të rrjetit aktual të ngritur përfshirë ato në mjekësinë tradicionale por duke inkurajuar dhe aleanca të reja është një tjetër pikë e deklaratës së përbashkët. Ndër pikat më të rëndësishme të deklaratës së firmosur mes Ministrave të vendeve të 17+1 është mbështetja për inovacionin teknologjik dhe kërkimin shkencor në fushën e shëndetësisë.

Nisma për bashkëpunim 17 + 1 ose Bashkëpunimi Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore është iniciativë e Qeverisë së Kinës që synon intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me 17 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore prej të cilave 12 janë shtete anëtare të BE-së dhe 5 vende të Ballkanit. Nisma mori jetë në forumin e Varshavës 2012 dhe synon forcimin e bashkëpunimit në fushat e shëndetësisë, ekonomisë, bujqësisë, arsimit, etj mes vendeve të Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shqiptarët “shtegëtojnë” në vendet ekzotike për 28-29 nëntor/ Shtetasit nga Kosova vijnë të festojnë

Publikuar

-

Nga

Festat Kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, si çdo vit, do t’i gjejnë jashtë kufijve shqiptarët. Këtë herë edhe më shumë, pasi këto dy ditë, e enjte dhe e premte, bashkë më fundjavën, përkthehen në 4 ditë pushimi, të paktën për punonjësit e institucioneve dhe për një pjese të kompanive private.

Kjo rastësi e këndshme, ka bërë që në Agjencitë turistike të kenë një fluks kërkesash për udhëtime, jo vetëm brenda Europës apo vendeve të rajonit, por edhe në vende të largëta, drejt kontinenteve të tjera. Risia këtë nëntor janë vende ekzotike. Në të kundërt, më patriotë janë shtetasit nga Kosova, që kanë zgjedhur të festojnë në Shqipëri dhe kanë prenotuar tashmë hotelet në Durrës.

Për “Monitor Ekonomi”, emisionin që transmetohet në News 24 çdo të hënë në orën 20.00, operatorët turistikë listuan vendet se ku kanë preferuar të kalojnë këto festa shqiptarët (shih dhe videon).

Jetmira Hoxha, konsulente e agjencisë turistike “UNION TRAVEL” thotë se:

“Për festat e nëntorit kanë filluar krahas udhëtimeve me grupe ka lëvizje edhe në mënyrë individuale. Kanë preferuar vendet ekzotike, Seishell, Maldive, për të përfituar edhe nga ofertat duke filluar nga 1100 euro personi. Gjithashtu brenda Evropës kemi vende si Budapesti, Amsterdami, Parisi, Portugalia, Spanja me udhëtime individuale. Është bum kërkesash.”

Ndërsa Bensik Vathi, menaxher i agjencisë turistike” ATHS” tregon se krahas vendeve të largëta ka preferenca edhe për rezervimet me krociera.

“Ka rezervime, duke filluar nga Hong Kong, Makao në Kinë, Bankok, Pataja në Tajlandë, në Dubai dhe në Izrael. Udhëtime këto jashtë kontinentit. Më pas ka rezervime drejt Stambollit, Parisit, Barcelonës. Po ashtu janë dhe turet me krociera, të Mesdheut dhe udhëtimet drejt ishujve të Greqisë.”

Po këto festa kanë shfaqur edhe kërkesa të reja për udhëtime sic tregon Agim Mehmeti, administrator i agjencisë turistike “ALBTOURS D” për Monitor Ekonomi

LEXO EDHE:  Ultimatumi i Manastirliut/ Të zbatohet në mënyrë rigoroze regjimi i ri disiplinor

LEXO EDHE:  Fondi Social/ Manastirliu: Financim shërbimeve sociale në çdo Bashki

“Hyrje, që është për herë të parë për festat e nëntorit është destinacioni i Balit. Është një miksim i mirë brenda turit mes zonë së detit dhe pjesës së xhunglës. Ky është destinacion me rezervim 1 javor. Ndërsa vend i dytë i preferuar është Kuba, gjithashtu me bazë individuale si një vend që ka ftuar shqiptarët gjatë këtyre ditëve të nëntorit.”

Një pjesë e madhe kanë preferuar që planet t’i bëjnë më herët duke rezervuar kështu me cmime më të ulëta, ndërkohe agjencitë kanë bere oferta të përshtatshme, per te kenaqur preferencat e klienteve te tyre.

Operatorët turistikë thonë se cmimet variojnë nga 30 euro deri në 1400 euro. Ndërsa ka larmi, për udhëtimet me autobuz

Duke e konsideruar aeroportin “Nene Tereza” si të shtrenjtë për shkak të çmimeve të larta të biletave, sipas agjencive pjesa më e madhe kanë preferuar të zgjedhin fluturimet nga Shkupi, Ohri e Prishtina për udhëtimet indivduale.

Por, ky vit ka shfaqur edhe një tendencë të re. Teksa një pjesë e shqiptarëve udhëtojnë në vende ekzotike, shqiptarët e Kosovës kanë preferuar Durrësin për të kaluar këto 4 ditë pushimi. Administratori i “ALBTOURS D” Agim Mehmeti thotë se ka fluks rezervimesh.

“Shqipëria vitet e e fundit është kthyer edhe në destinacion pritës. Festat e nëntorit janë të ndjeshme shumë edhe për shqiptarët e Kosovës. Ata kanë filluar të përdorin destinacionet e Shqipërisë dhe ne kemi një numër jo të vogël rezervimesh në hotelet dhe resortet e Durrësit, një nga zonat më elitë për sa i përket shërbimeve dhe ndërtimeve të reja të bëra aty.”

Patriotët, të cilët kthehen të dielën në mbrëmje, duke shfrytëzuar maksimalisht pushimin, urimin për pavarësinë do të na e sjellin vetëm përmes rrjeteve sociale./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Valbona iku nga dhuna”/ Gjyshi i Alvinit tregon versionin tjetër të historisë së familjes Berisha

Publikuar

-

Nga

Gjyshi i Alvin Berishës, babai i nënës së tij, ka treguar një version tjetër të historisë së familjes Berisha.

Ymer Çira ka treguar arsyen përse vajza e tij nënë e tre fëmijëve braktisi dy vajzat, bashkëshortin dhe mori djalin e vogël në aventurën e saj me një rekrutues të ISIS.

Sipas Ymer Çirës, bashkëshorti i vajzës së tij, Afrimi Berisha, ka qenë problematik në raport me familjen.

“ Duke krijuar debate mes çiftit ka arritur puna në rrahje, ka arritur puna deri aty sa e ka përzënë nga shtëpia, në një kohë që këta fëmijë kanë qenë shumë të stresuar.
Mendoj unë si prind, që duke pasur eksperiencën e disa herëve të përzëna nga shtëpia, se vajza ka qenë edhe e pjekur dhe për të mos i rënë në qafë prindërve, ka ardhur tek ajo pikë që bëri atë pa marrë lejen e askujt, dhe neve na ka ardhur jashtëzakonisht keq”, tregon ai në një intervistë për Top Channel.

Që nga ky moment ju nuk keni pasur kontakte me vajzën tuaj?
“ Kemi pasur vetëm atëherë në fillim dhe i thashe…..qan….pse e bërë ketë….qan… dhe më tha që jo këtu ku jam, por sikur të gjej një cep tjetër në fund të botës, vetëm ai të mos më gjejë asnjëherë”.
Shpresa e babait të Valbonës, ende nuk është shuar për vajzën e tij.
“ Unë akoma shkoj me iluzionin që vajzën mund ta kem diku. Dhe ishalla është e kësaj natyre”.

LEXO EDHE:  Konferenca kirurgjikale/ Manastirliu premton rritje page për mjekët dhe infermierët

LEXO EDHE:  Manastirliu inspektim në Durrës: Askush nuk do orientojë qytetarët për barna jashtë spitalit

Kur ka qenë hera e fundit që ju e keni parë nipin tuaj?
“Alvinin unë nuk e kam parë, ashtu siç nuk e ka parë as Afrimit prej pesë vitesh. Pra, që kur u ndodh atje në Siri, me nënën e tij, me vajzën time. Mirëpo e keqja është, që ashtu siç nuk kam parë Alvinin, unë nuk kam parë as dy vajzat e tjera, këtu në Itali”.

Do shkoni në Itali për të takuar nipin tuaj?
“ Kjo do të ishte kënaqësia më e madhe për mua. dhe po të realizohet kjo, ju do ta shini se Alvini do të ketë një kënaqësi shumë të madhe në prehrin tim. Se ai edhe kur vinte në atë moshë, me mua flinte. Me asnjë tjetër. Me ka dashur jashtë mase. Alvini i ka thënë afrimit, se janë videot, a do më çosh tek gjyshi? Gjyshi i Alvinit që ka bërë ashtu jam unë”.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita Botërore e Diabetit/ Manastirliu nxjerr bilancin e personave të prekur në 2019

Publikuar

-

Nga

Shtohen 4 mijë raste të reja në vit me diabet në Shqipëri. 14.5% e personave që kryen Kontrollin Mjekësor Bazë këtë vit kanë rezultuar pre-diabetikë. 78 mijë persona të prekur nga diabeti përfitojnë rimbursimin e barnave 100% falas.

“Vetëm gjatë këtij viti nga kontrolli mjekësor bazë, 8.6% e 411 mijë qytetarëve që e kanë kryer check-up, kanë rezultuar me diabet dhe 14.5% janë identifikuar prediabetikë, që tregon numrin e lartë të rasteve”.

Në Ditën Botërore të Diabetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria financon 100% të gjithë terapinë e mjekimit për personat që vuajnë nga diabeti dhe bëri apel për kryerjen në kohë të kontrolleve periodike, për të parandaluar komplikacionet e kësaj sëmundjeje.

“Qeveria ka garantuar trajtimin e 78 mijë personave me diabet, me një financim prej mbi 15 milion dollarë në vit vetëm për rimbursimin e barnave për diabetikët. Personat me diabet përfitojnë falas 33 lloje barna që përbëjnë terapinë e plotë për këtë sëmundje”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se një lehtësi që i kursen çdo familje që ka një fëmijë apo të ri me diabet 1.2 milion lekë në vit, është rimbursimi i fishave të diabetit falas, Manastirliu tha se po vlerësohet mundësia për shtrirjen e mbulimit edhe për të moshuarit mbi 65 vjeç.

“Pas fëmijëve 0-18 vjeç mundësuam fishat e diabetit falas edhe për studentët. Nga Janari 2019 janë shpërndarë 346 mijë fisha diabeti falas për fëmijët dhe të rinjtë deri në 25 vjeç, ndërsa po vlerësojmë mundësinë për ta shtrirë mbulimin me fisha edhe për pensionistët”, u shpreh Manastirliu.
Manastirliu gjatë fjalës së saj tha se lehtësimi i procedurës për personat diabetikë të cilët detyroheshin të vinin në QSUT për një konsulutë u ka kursyer atyre kohë duke e mundësuar atë afër vendbanimit.
“Nuk është më e nevojshme që pacientët nga rrethet të vijnë në QSUT, por konsultat po realizohen nëpërmjet telemjekësisë mes QSUT dhe spitaleve rajonale, ku vetë pacienti merr shërbimin dhe përfiton trajtimin me rimbursim, pa patur nevojë të bëjë kilometra të tëra për të ardhur në Tiranë. Një tjetër lehtësirë është ofrimi i recetave 6 mujore për të gjithë diabetikët e stabilizuar”, tha ministrja.

LEXO EDHE:  Konferenca kirurgjikale/ Manastirliu premton rritje page për mjekët dhe infermierët

LEXO EDHE:  Manastirliu inspektim në Durrës: Askush nuk do orientojë qytetarët për barna jashtë spitalit

Në Shqipëri janë të diagonstikuar rreth 78 mijë diabetikë, ndërkohë që çdo vit diagnostikohen afërsisht 4 mijë raste reja me diabet. Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi është një sëmundje që po nuk u zbulua dhe u mjekua në kohë dhe në mënyrë të rregullt, ai shkakton ndërlikime serioze si: sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave- deri në insuficiencë renale e dializë, infeksione urinare, amputime të këmbëve etj. Tek të sëmurët diabetikë rreziku për sëmundje kardiovaskulare është 2-4 herë më i lartë se tek personat pa diabet, ose amputimet e këmbës janë 10 herë më të shpeshta se tek personat pa diabet.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Diabeti është shkaku i 7 i vdekjeve në Botë. Diabeti prek rreth 5% qind të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje, duke u dyfishuar çdo 10 vjet. Në Botë sot numërohen mbi 420 milionë diabetikë dhe në vitin 2030 mendohet se mund të jenë afërsisht 500 milionë diabetikë, apo 6.3 % e popullsisë së botës të jetë prekur nga diabeti.

LEXO TE PLOTE