LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga kush mbrohen drejtorët e Hipotekave?/ Artan Lame i përgjigjet  Artan Hoxhës

6 Nëntor 2019, 21:59, Politikë CNA
Nga kush mbrohen drejtorët e Hipotekave?/ Artan Lame i

Nga studioja e emisionit ?Opinion?, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, i është përgjigjur një pyetjeje të adresuar nga gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, nga një tjetër studio emisioni.

Duke folur për motivin e një sërë ngjarjeve kriminale, duke përfshirë dhe atentatin ndaj prokurorit Ndoj, pasi tha se kishin në bazë pronat në bregdet dhe tjetërsimin, Hoxha pyeti ?Pse drejtorët e hipotekave në Shqipëri mbrohen me masa atë larta sigurie, nga kush kanë frikë??

?Erdha me ndonjë polic, unë? Ka ndonjë shqiptar që është marrë me pronat dhe s?ka marrë kërcënim? Ka nga më të ndryshmet deri dhe tek kërcënimet serioze që i kam referuar aty ku duhet. Është mëse normale që mund të ketë të tilla gjëra? Nuk rezulton që nga drejtorët aktualë të jenë nën mbrojtjen e policisë,? ka qenë përgjigja e Artan Lames,/CNA.al

Lajmet e fundit nga