Connect with Us

Ndryshon moti/ Bëhuni gati për reshje dhe stuhi, ja sa do jenë temperaturat

Sociale

Ndryshon moti/ Bëhuni gati për reshje dhe stuhi, ja sa do jenë temperaturat

Publikuar

-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik, e cila do të influencojë në territorin e Shqipërisë reshje shiu me intesitet të lartë.

Për ditën e sotme, moti do të jetë i vranët, me reshje shiu dhe stuhi me intesitet të lartë në zonën Veriperëndimore me aktivitet kryesor në pjesën e dytë të ditës.

Era do të jetë me intesitet me drejtim Jug (S) me shpejtësi  10-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 2,5- 3,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante .

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore 10/17°C

Zonat e ulëta  14/24°C

Zonat bregdetare 16/23°C

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Taulant Kopliku tregon çfarë po ndodh me Alvin Berishën/ Ja pse nuk tërhiqen fëmijët e tjerë nga Siria

Publikuar

-

Nga

Taulant Kopliku, gazetari shqiptar, pjesë e stafit të emisionit investigativ italian “Le lene”, ishte sot në “Abc-ja e mëngjesit’ me Enkel Demin.

Ndër të tjera gjatë bisedës në studio, gazetari rrëfeu se ç’po ndodh me Alvin Berishën, vogëlushin i cili u shpëtua nga kampi sirian, në operacionin e të cilit mori pjesë edhe ky i fundit.

Kopliku tregoi se komuna në të cilën banon familja e Alvinit ka vënë gjithçka në dispozicion për të bashkëpunuar për shëndetin e vogëlushit.

“Afrimi po bashkëpunon me komunën ku banojnë dhe ka vënë në dispozicion të gjithë mjetet e nevojshme për Alvinin.

Djali flet shqip, por edhe me italishten po punojnë. I kthehet besoj memoria.”-tha Taulant Kopliku.

Po ashtu gazetari u ndal edhe tek shqiptarët e tjerë që qendrojnë të burgosur në kampin Al Hol. Sipas gjykimit të gazetarit vështirësia e qeverisë shqiptare është raporti i ngushtë me turqit dhe moskomunikimi me kurdët.

LEXO EDHE:  Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme/ Ja si do jetë moti në vijim

Ky është mendim gazetari, nga aq sa unë e kam prekur terrenin nëse qeveria shqiptare e pranon dhe do të komunikojë me kurdët do ishte e thjeshtë. Kurdët në disa shtete konsiderohet si terroristë, Shqipëria nuk e ka shprehur hapur. Por me veprimet e mbëshetetjes turke mban një qëndrim. Kemi njerëzit tanë atje që nuk arrijmë t’i marrim dot në një lidhje direkte nga Kurdistani, duhet një lëvizje nëpërmjet Sirisë dhe kalimit në Damask. Pra ka dy rrugë ose nga Damasku ose nga Irbili. Nga kjo duhet të ketë një lidhje direkte me kurdët.

Është edhe një lidhje mjaft e ngushtë mes dy krerëve të qeverive…”-u shpreh gazetari Kopliku.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje dhe shtrëngata/ Ja si do të jetë moti për orët në vijim

Publikuar

-

Nga

Moti, për ditën e sotme parashikohet i vranët e gradualisht prej orëve të mesditës me kthjellime.
Reshjet e shiut, parashikohen të vazhdueshme me intensitet mesatar në të gjithë territorin, që prej orëve të para të ditës.

Sipas SHMU, në jug dhe lokalisht në qendër, reshjet do të marrin intensitet të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

LEXO EDHE:  Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme/ Ja si do jetë moti në vijim

rej orëve të mesditës intensiteti i reshjeve bie në të gjithë territorin dhe marrin karakter lokal.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut, e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

Zonat malore 7ºC deri në 11ºC
Zonat e ulëta 10ºC deri në 17ºC
Zonat bregdetare 12ºC deri në 17ºC

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 20 nëntor 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Urani do ju beje me te duruar gjate kësaj dite dhe do arrini te zgjidhni edhe problemet tuaja me te vështira. Nga ana tjetër partneri do ju fale për gabimet e bëra. Beqaret do jene me te motivuar dhe me te gatshëm për te joshur dike. Jeta për ta mund te ndryshoje shume shpejt. Ne pune Jupiteri do ju ndihmoje pafundësisht dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

DEMI 21. prill – 21. maj

Sot do mendoni me seriozisht ju te dashuruarit dhe do merrni disa vendime te rëndësishme. Disa mund te mendojnë për një shtëpi te re, disa për fëmije e disa mund te bëjnë plane për pushime. Beqaret do kalojnë momente shume te këndshme gjate gjithë ditës dhe do ndihen me te plotësuar. Ne planin financiar do hidhni hapat e duhura dhe do arrini ta përmirësoni situatën.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Jeta juaj ne çift do jete shume e mire sot pasi ajo do bazohet ne besimin reciprok dhe bashkëpunimin e ngushte. Askush dhe asgjë nuk do mund t’ua prishe ekuilibrin. Beqaret pak mundësi kane ta gjejnë sot partnerin e tyre ideal kështu qe me mire le te bëjnë edhe pak durim. Gjendja e financave nuk do jete shume e kënaqshme kështu qe mundohuni qe te tregoheni sa me te kujdesshëm.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Duhet te jeni ekstremisht te kujdesshëm sot ju te dashuruarit sepse po bëtë gabime me partnerin e ardhmja nuk do jete aspak e mire. Beqaret nga ana tjetër ka mundësi te braktisin disa miq për t’u afruar me disa persona qe ju pëlqejnë prej kohesh. Ne planin financiar do iu duhet te merrni disa vendime te rëndësishme te cilat do e ndryshojnë për mire gjendjen e te ardhurave.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dite goxha e vështirë ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për shume gjera do debatoni ashpër me partnerin dhe nuk do jeni te bindur as për ndjenjat e tij. Beqaret mund te kenë dashuri me shikim te pare, por duhet fillimisht t’i krijojnë te gjitha kushtet për këtë gjë. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse nuk bëni çmenduri me shpenzimet gjendja mund te përmirësohet edhe me shume.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Venusi do ju përkëdhelë gjate gjithë ditës ju te dashuruarve. Priten momente vërtet te këndshme dhe zemra do ndihet akoma me mire nga me pare. Beqaret duhet te bëjnë sa me pare ndryshime ne pamjen e tyre pasi ashtu si janë nuk do mund te marrin ftesa për te dale. Ne planin financiar nuk do ketë vështirësi te mëdha, megjithatë me mire te merren masa për te pasur një te nesërme akoma me te mire.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Do kritikoheni ne çdo moment nga partneri juaj sot dhe do mërziteni tej mase. Ne fakt çdo gjë qe ai do iu thotë do e ketë te drejte. Beqaret do duan ta shfrytëzojnë ne maksimum lirinë e tyre dhe as qe do mendojnë te fillojnë një lidhje duke refuzuar çdo ftese. Ne planin financiar mundohuni te mos ndërmerrni shume rreziqe pasi situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne momentin me te papritur.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Fale ndikimit pozitiv te yjeve do jeni me te gatshëm për te diskutuar me partnerin tuaj sot dhe do shmangni plotësisht debatet. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe sot mund t’iu ndodhe ajo qe kishin ëndërruar prej kohesh. Qielli do behet blu dhe dielli do ndriçoje gjithë kohës. Nëse me shpenzimet nuk bëni çmenduri gjendja do vazhdoje te mbetet e mire.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Dite e tensionuar dhe delikate ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpesh do ndiheni keq dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Për beqaret gjithçka do ndryshoje rrënjësisht pas njohjes me disa persona ne ambientet e punës. Ja qe ndonjëherë gjerat me te bukura ndodhin ne mënyrën me te çuditshme te mundshme. Me financat duhet te tregoheni goxha vigjilente qe te mos përballeni me surpriza te këqija.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Sot do ndiheni aq mire dhe aq te sigurte pranë atij qe keni ne krah saqë do jeni gati te hidhni çdo lloj hapi me te. Nuk do keni me asnjë dyshim dhe do e lini veten te lire për t’u dashuruar si ta ndieni. Beqaret nuk do mund te fillojnë lidhje afatgjata, por mundësitë për takime dhe njohje interesante nuk do mungojnë. Buxhetin do dini ta organizoni si duhet dhe situata do vazhdoje te mbetet shume e mire.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite e mbushur me sukses do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni vetëm emocione pozitive dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret duhet te tregohen me te duruar sepse pas pak ditësh do ju shfaqet personi te cilin e kane ëndërruar aq shume. Ne planin financiar duhet te përqendroheni me shume tek menaxhimi i te ardhurave.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Sot do keni shume probleme me partnerin tuaj dhe nuk do merreni vesh për asgjë. Debatet dhe mosmarrëveshjet kane për te qene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene sharmante pafund dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Financat do kenë disa probleme te vogla, por gjithçka do zgjidhet shpejt. Do vlerësoheni mjaft për maturinë dhe perkujdesin.

LEXO TE PLOTE