LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje/ Ditmir Bushati kritika për rezolutën e PS

6 Nëntor 2019, 09:45, Politikë CNA
Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje/ Ditmir Bushati kritika për

Gjatë mbledhjes në Komisionin për Politikën e jashtme, Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Buashati ka komentuar rezolutën për ndërhyrjet e huaja në zgjedhje.

Bushati kërkoi të dijë nëse kjo rezolutë është diskutuar me qeverinë shqiptare, pasi tha se për këtë duhet një dokument i thelluar nga qeveria shqiptare.

Sipas Bushatit, për të gjithë ata që janë marrë me përkthimin e rezolutës, nuk është një përkthim korrekt.

?Duhet të kemi një dokument të thelluar nga qeveria shqiptare. Të gjithave dispozitave që përcakton kushtetuta shqiptare dhe lufta për informacionin e klasifikuar. Dal te pyetja e dytë: Dua të them se që në titull ne kemi një gabim po nuk dua t’i hyj këtij diskutimi pa pasur qëndrimin e qeverisë shqiptare, nuk dua që komisioni të hyjë në hetime të tilla. Unë e kam bërë kërkimin e duhur dhe kam vënë re se parlamentet kombëtare nuk kanë shkuar në këtë proces se natyra e tyre është demokratike. Mos harroni në vetëm pak javë Shqipëria zyrtarizon marrjen e kryesisë së OSBE. Ne kemi marrë disa zotime aty. Ne si komision duhet të dimë edhe qëndrimin e Sllovakisë edhe të Italisë dhe e fundit, këtu bie dakord me kolegun Gjoni. Të gjithë ata që janë marrë me përkthimin e rezolutës, nuk është një përkthim korrekt. Rezoluta e PE ka mbi 120 dokumente që citon të KE”, u shpreh Bushati.

Lajmet e fundit nga