LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje/ Bushati: “Farsë propagandistike”

6 Nëntor 2019, 15:19, Politikë CNA
Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje/ Bushati: “Farsë

Analisit Andi Bushati, i fruar në ?Top Talk? pasditen e sotme, ka folur për projekt-rezolutën për ?Ndërhyrjet e huaja në procesin e zgjedhjeve?.

Bushati e ka konsideruar këtë rezolutë si një farsë dhe lëvizje propagandistike, ndërsa theksoi se Shqipëria për të keqen apo për të mirën tonë, është çmendurisht properendimore.

?Në fakt unë këtë projekt rezolutë e kam quajtur një farsë, sepse po të shohësh thelbin, është më tepër një lëvizje propagandistike.

Kur dogji mandatet LSI, PS organizoi një largim të këtyre mercenarëve, the thoshin Iliri me Monikën po i  shërbëjnë Rusisë.

Mendoj se ish ministri i jashtë, Bushati ka të drejtë që thotë se Lulzim Bashën e mundim edhe pa këtë lloj propagande.

Çështja e lobimit dhe parave që Basha ka çuar në Amerikë, hap një diskutim a është shkelur ligji. Unë them po.

Nëse ti kundërshtarin tëndë e ke kapur me presh në duar, pra që i ka deklaruar këta para në Amerikë, por nuk i ka deklaruar në Shqipëri.

Partitë tona nuk duan të sulmojnë lumin apo përroin që i mban gjallë. Këta janë më të prirur të shkojën tek fabula sesa të kapin ujkun.

Shqipëria për të keqen apo për të mirën tonë, është çmendurisht properendimore.

Edhe Rusia mund të donte të kishte influencë në Shqipëri, por asnjë vend nuk pret të influencojë në një vend ku e di që do shumëzohej me zero. Ne kemi kaluar 40 vite dikaturë, dhe normal që fryma perendimore do të jetë kaq e fortë.?, është shprehur Bushati./CNA.al

Lajmet e fundit nga