Connect with Us

Modeli ynë dështoi/ Bushati-Ramës: Nuk është vonë për ndjesë publike

Politikë

Modeli ynë dështoi/ Bushati-Ramës: Nuk është vonë për ndjesë publike

Publikuar

-

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka artikuluar edhe njëherë qëndimin e  tij, sa i përket rastit të Shkodrës me Valdrin Pjetrin.

Sipas Bushatit PS ka dështuar me modelin e saj  ndërsa theksoi se nuk është vonë për të kërkuar falje në mënyrë zyrtare.

“Është fakt që ne gabuam në Shkodër. Unë personalisht i kam kërkuar ndjesë opinionit publik. Nuk është vonë të kërkohet falje dhe në mënyrë zyrtare nga PS. Në Shkodër ka dështuar modeli ynë.

Nuk dua as të bëj Kasandrën sepse unë në radhë të parë jam djalë Shkodre, por unë kam bërë autokritikë të hapur.

E di gjithë Shkodra që kandidati nuk ishte propozim i strukturave socialiste të Shkodrës. Tendenca për tu përqëndruar tek kandidati është e gabuar. Kjo është një çështje që kandidati duhet ta zgjidh me autoritet ligjzbatuese.

LEXO EDHE:  Përplasen ministrat e Ballkanit Perëndimor/ Bushati i del në krah Kosovës

Mua si politikan më intereson të ballaqafohem me zotimet tona. Unë nuk e pranoj dot që Shkodra të jetë në atë gjendje që është sot.

Nëse nuk adresojmë rrënjët e këtij fenomeni, bëjmë gabim të merremi me kandidatin. Ne duhet ti bëjmë pyetje vetes, pse në tryezat tona u kthyen këto fenomene. Mua smë shqetëson më se kush e propozoi Valdrin Pjetrin, por guximi i një kategori njerëzish që për tu tallur e keqpërodorur besimin që i vjen nga Partia Socialiste.

Çështja shtohet a do të ndahemi ne nga ky fenomen dhe si do të pëballemi me këtë virus. Ne duhet ti bëjmë një pyetje vetes, pse zona të caktuara të Shqipërisë janë zona me prapavijë kriminale”, theksoi më tej Bushati./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bindet edhe Meta/ Basha i shërben Ramës

Publikuar

-

Nga

CNA.al në shumë analiza dhe komente, ka sjellë me fakte detaje që tregojnë se kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama janë në marrëveshje.

CNA.al ka shkruar edhe më parë se Basha i shërben Ramës dhe jo pak herë ka ndërmarrë veprime që mbulojnë skandalet e qeverisë, ndërsa kjo e fundit në zbatim të pazareve Rama-Basha i mbulon skandalet këtij të fundit.

Një rast i tillë ishte edhe ngjarja e fundit. Ndërhyrja në Astir në kohën që në media bëri bujë lajmi se prokurorët e “kapur nga Rama”, po shpëtojnë Lulin nga hetimi për lobimet me para ruse, u duk qartë se ishte një veprim i  kryeministrit për të shpëtuar Bashën.

LEXO EDHE:  Bushati ‘shuplakë’ Ramës/ Plak demode me një propagandë shterpë

LEXO EDHE:  Plagosën 38 vjeçarin/ Arrestohen vëllezërit dhe bashkëpunëtori i tyre

Por që Basha i shërben Ramës, kjo tashmë është kuptuar edhe nga vetë presidenti Ilir Meta.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Meta tha kishte kritika të forta edhe për vendimet e opozitës “PD dhe LSI janë më afër qeverisë se Presidenti. Me ato që kanë bërë ata i kanë shërbyer qeverisë. Duke ikur nga Kuvendi kanë lënë njerëzit e papërfaqësuar. E kanë kthyer opozitën në OJQ, i kanë nxjerrë njerëzit kot në rrugë.

Edhe presidentin e kanë ekspozuar përballë mazhorancës. Rama ka marrë parlamentin me vendimin e Lulit dhe të Monës.”-tha Meta./ CNA.al

Faktet/ Qeveria sulmoi Astirin pas pazareve me Lulzim Bashën

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta bën paralajmërimin e fortë/ Me një dekret shpërndahet parlamenti

Publikuar

-

Nga

Meta flet per mediat pas homazheve te busti i Ismail Qemalit

Presidenti Ilir Meta ka bërë sot një paralajmërim të fortë lidhur me “ngërçin” e Gjykatës Kushtetuese.

“Është tërësisht e zgjidhur për të gjithë ata që dinë të lexojnë Kushtetutën, dhe meqe po afron 22 nëntori, kam një paralajmërim të fundit për të gjithë ata që thonë se betimi i Metës si president ka qenë një proces formal apo ceremonial.
Nuk ka institucion më të rëndësishëm sesa Kushtetuta e Shqipërisë e cila ka vetëm një garant të padiskutueshëm e të pa cënueshmë që është Gjykata Kushtetuese. Parlamenti me një dekret shpërndahet, qeveria me një mocion rrëzohet.
Askush të mos guxojë të përdhosë Kushtetutën”, u shpreh Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkeljet në RTSH/ Diana Ziu tjetër letër për Ramën, e treta do jetë për Eurosong-un

Publikuar

-

Nga

Kompozitorja e njohur Diana Ziu vijon akuzat në drejtim të Vera Grabockës dhe Zhani Cikos në lidhje me abuzimet në festivalin e Këngës në RTSH.

Ditën e sotme, Diana Ziu i ka drejtuar një tjetër letër publike kryeministrit Edi Rama, ndërsa paralajmëron se letra e tretë do të jetë për Eurosong-un.

Në letrën e publikuar në faqen e saj në rrjetet sociale, Diana Ziu ndër të tjera pyet kryeministrin se kur do te ngrinihet nje ekip kontrolli per shkeljet ne RTSH?

Po ashtu ajo thekson se përgatitjet e festivalin nuk po fillojnë dot sepse këngët sipas saj, nuk kanë mbërritur ende, një pjesë po shkruhen tani e një pjesë janë ende rrugëve.

Letra e plotë e Diana Ziut drejtuar Ramës:

Letra nr 2 per Kryeministrin, se ndoshta te paren nuk ja kane perkthyer dot.

E treta do jete per Eurosong-un, dhe jo vetem nga une por nga nje grup i madh krijuesish shqiptare te bashkuar rrejth kesaj kauze.

Pra:

Kur do te ngrinihet nje ekip kontrolli per shkeljet ne RTSH?
Pergatitjet e festivalin nuk po fillojne dot sepse kenget nuk kane mberritur ende, nje pjese po shkruhen tani e nje pjese jane ende rrugeve…

1- Festivali I Kenges eshte institucion. Ai ka rregulla. Ku jane rregulloret e miratuara?

2- Nje grup autoresh kane derguar nje kerkese ne RTSH per te mundesuar arsyet profesionale te skualifikimit te krijimtarive te tyre! Asnje pergjigje! (Detyrim ligjor ky)

3- Asnjehere gjer me sot nuk ka ndodhur qe ne Jurine perzgjedhese te jene vetem 3 veta! Nje ngacte cilet nuk ka aa diolomimin dhe formimin e duhur per te gjykuar elementet e krimtarise. Eshte njesoj sikur ne nje tender rrugesh te jete ne komisionin e vleresimit nje person vetem e vetem se di ti japi makines.

Nje kenge ka disa komponente, prej te cileve tre jane themeloret: Kompozimi, Poezia dhe Kendimi! Asnjebngacketo elemente nuk ka qene kriter per perzgjedhjen e materialeve.

4- Perzgjedhja e kengeve eshte bere absolutisht mbi baza preferenciale te Vera Grabockes, duke perdorur per fat te keq tre anetare jurie! Kjo eshte per gjynah! Kjo argumentohet fare lehte:
-Si ka mundesi qe nuk pranohet nje kenge e kompozitores Erjona Rushiti, e cila vjet fitoi cmimin e pare dhe perfaqesoi Shqiperine ne Eurovision? Dje ishte emblema e kombit per te na perfasesuar, dhe sot nuk eshte me askush…?!!!

LEXO EDHE:  Bie në pusetën e ujërave të zeza/ Humb jetën shkodrani (Emri)

LEXO EDHE:  Përplasen ministrat e Ballkanit Perëndimor/ Bushati i del në krah Kosovës

Le te themi se na qenka rastesi! Po si ka mundesi qe edhe krijimi I kompozitorit Enis Mullai fitues i cmimit te dyte dhe orkestrues i te parit vitin e shkuar, nuk u pranua ne Festival?

Vazhdojme me tej.

Si ka mundesi dhe a eshte rastesi qe kengetari fitues i te rinjve vitin e kaluar Marko Strazimiri, skualifikohet sivjet?
Kush i gjykoj, mbi cilat kritere dhe bazuar ne cilen rregullore te miratuar nga kush?

Mund te vazhdonim dhe me tej, por si per ti vete “kapak” ketyre “rastesive”, vjen dhe ky fakt: nuk pranohet as krijimi I fundit I Agim Prodanit, babait te muzikes se lehte shqiptare?!…
Ky eshte thjeshte TURP!
Bota vendos ne kupolen e mendimit intelektual te kombit, njerezit me thinja, ndersa ne, njerez me push…

5- Nuk ka ndodhur kurre qe te kete kaq shume rremuje ne organizimin e nje Festivali! Nuk kuptojme cfare eshte ky konspiracion zyrtar? Kush shkel cdo ligj apo princip, e per llogari te kujt? Apo gjithmone ai 400 milionshi qe po ndahet tashme ne shume duar…

6- Kompozitoret e huaj. Pse?
Kjo eshte fyerje per te gjithe krijuesit shqiptare! Pritet qe shoqja Vera dhe shoku filan te heqin dhe gjuhen shqipe si kriter per pjesemarrje dhe ta marri lumi krijmtarine kombetare, se ne kulture mejhanesh tashme e kane kthyer.

7- E fundit.
Ky nuk eshte nje shqetesimi nje njeriu. Jo. Ky eshte shqetesim per nje kauze, per nje kulture, per nje model, per nje pergegjesi qe kemi ndaj brezave.

Nga faktet dhe gjithcka po ndodh, Kryeministri qe po hesht, kryeparlamentari qe po hesht, Keshilli Drejtues qe po hesht, nuk po bejne asgje me pak se po krijojne precedentin e kriminalizimit edhe shkaterrimit te institucionit te vetem mbetur ende ne kembe per stimulimin e krijmtarise kombetare, sic eshte Festivali I Kenges ne RTSH./ CNA.al

“5 pyetje për ju dhe kryetarin”/ Diana Ziu letër publike Ramës, si u zhvatën 400 milion lekë fonde

LEXO TE PLOTE