Connect with Us

Lëvizte me pasaportë të falsifikuar/ Arrestohet i shumëkërkuari në Rinas

Kronika

Lëvizte me pasaportë të falsifikuar/ Arrestohet i shumëkërkuari në Rinas

Publikuar

-

Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, është vënë në prangat e polcisë mbrëmjen e sotme.

Arrestimi i tij u bë falë bashkëpunimit mes Intepol Tirana dhe Policisë Belge.

Shtetasi me inicialet B.B po vinte me avjon nga Belgjika për në Rinas dhe aty do të prezantohej me dokumenta të falsifikuara,  por menjëherë pas zbritjes nga avioni  është arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë

“Shkëmbimi i informacionit mes Intepol Tirana dhe Policisë Belge çon në pranga një 30 vjeçar të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në orët e mbrëmjes, Policia Kufitare e Rinasit, pas informacionit të marrë nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, se një i kërkuar për  veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve po vinte me avjon nga Belgjika për në Rinas dhe aty mund të prezantohej me dokumenta të falsifikuara, menjëherë në momentin e zbritjes nga avioni  bëri arrestimin  e shtetasit shqiptar B.B., 30 vjeç, lindur  në Gjirokastër.

LEXO EDHE:  U izoluan prej baticës/ Policia shpëton dy peshkatarët

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në bazë të Vendimit Penal nr.269 dt.05.06.2015, të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë,  e cila kishte caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg” për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer  në  bashkëpunim.

Gjithashtu po për këtë shtetas,  Gjykata e Shkallës së Parë  Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest me burg”,  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja  e narkotikëve”./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kapën me 50 kg drogë/ Pranga dy vëllezërve në Vlorë

Publikuar

-

Nga

arrestohet nga policia

Policia ka zhvilluar një operacion antikanabiz mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Për pasojë janë arrestuar dy vëllezër. Gjatë kontrollit në banësë atyre iu gjetën 50 kilogramë kanabis.

Dy vëllezërit e arrestuar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, dyshohet se janë poseduesit e lëndës narkotike./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapet me 1 milion euro drogë, e ruajtur për Krishtlindje/ Pranga shqiptarit në Itali

Publikuar

-

Nga

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 72 kilogramë lëndë narkotike marijuana.

Sipas mediave fqinje, nëse marijuana do të dilte në treg me shumicë, do të fitoheshin rreth 900 mijë euro, ndërsa me pakicë rreth 1 milion euro.

Sasia e marijuanës u gjet në garazhin e 32-vjeçari, gjatë kontrollit të policisë.

LEXO EDHE:  Korçë/ Qytetari dhunohet nga Policia, reagon Artan Didi ( Video kur polici dhunon qytetarin)

LEXO EDHE:  Korçë/ Qytetari dhunohet nga Policia, reagon Artan Didi ( Video kur polici dhunon qytetarin)

Teksa është pyetur nga autoritetet italiane, shqiptari është shpehur se “Ishte një ngarkesë që duhej për Krishtlindje. Unë thjesht duhej ta mbaja atë për të tjerët”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Parakalimi i gabuar/ Përplasen tre automjete në Elbasan

Publikuar

-

Nga

aksident në vlorë, vdes 66 vjeçari

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Peqin-Elbasan.

Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Shkak mendohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i një prej automjeteve.

Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al

 

 

 

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Artan Hoxha “dush të ftohtë” Sandër Lleshajt

LEXO EDHE:  Gazetari thirrje të fortë Prokurorisë/ Nisni hetimin për Ramën

 

LEXO TE PLOTE