Connect with Us

Kujtim Gjuzi zbulon mesazhet me Ramën/ I kërkuam shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe e hoqi

Politikë

Kujtim Gjuzi zbulon mesazhet me Ramën/ I kërkuam shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe e hoqi

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka folur për reformën zgjedhore e cila sipas tij, do bëhet bashkë me reformën e re administrative, dhe se së shpejti do të bëhet një lëvizje, që sipas Gjuzit, do të zbresë deri në gjirin e Artës.

Gjuzi ka treguar se ka shkëmbyer disa mesazhe me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Gjuzit, Rama reagon sa herë flasin konservatorët.

“Rama reagon kur flasim ne konservatorët , ja t’i sjellim faktet…Ka reaguar në datën 23 shkurt 2017, kur ka ndërruar sms me mua dhe ka thënë, si do ta zgjidhim problemin? E kam sms..ne i thamë hiqe ministrin e brendshëm dhe e hoqi..më datën 12 Mars. Pas 12 marsit tha: -Unë do bëj Metën president. Ore mos e bëj Metën president se ka vjedhur zgjedhjet..”, tha Gjuzi në studion e Abc News me Enkel Demin.

Pjesë nga biseda me gazetarin Enkel Demi:

Kujtim Gjuzi: Reforma do bëhet me parametra me qeveri akademike. Rama nuk ka shans të bëj reformë zgjedhore se do ti themi se je edhe ti hajdut..
Enkel Demi: Pra në parlamentin aktual nuk bëhet reformë zgjedhore, ju po i kërkoni edhe qeveri akademike Ramës?
Kujtim Gjuzi: Patjetër.. jo Ramës jo jo jo..
Enkel Demi: Tani reforma zgjedhore po ju pyes sërish do bëhet apo jo?
Kujtim Gjuzi: Do ta bëjmë dhe do të sjellim … prandaj kërkova fjalën për procedurë. Do të sjellim propozimet e 44 partive politike të cilat janë bashkëkryetar të grupimit me 34 takime, Agron Dukën, Koco Kokëdhimën dhe janë koordinatorët, ambasadori Zef Bushati dhe po ashtu kemi edhe Eduart Abazin. Këto janë 4 kokat e grupimit që kanë kërkuar të parët për të ndryshuar kodin zgjedhor dhe nuk ka asnjë shans…
Enkel Demi: Pra ju dje doni të paraqisnit…
Kujtim Gjuzi: Shiko se është një ngarkesë e madhe për mua, janë gjithë ato emisione, rri deri në 1 të natës në zyrë edhe kishte thënë Gramoz Ruçi pse rri ai atje, ai nuk e kupton që s;’duhet të rri në kryeë të kuvendit se ka përgjegjësi në Shkodër për 4 vrasje sic ka Lulzim Basha për 4 vrasjet në bulevard të Tiranës. Në këto kushte reforma zgjedhore do bëhet ose në vend që të hyjnë 2 njerëz te ai burgu i Shkodrës do hyjnë 4, nga këta titullarët e mëdhenj ëë..
Enkel Demi: Pra reforma zgjedhore do bëhet thoni ju por se qysh se si, se tek..?
Kujtim Gjuzi: Është e qartë fare, kërkova procedurën
Enkel Demi: Dmth te ky komision reforma zgjedhore nuk bëhet?
Kujtim Gjuzi: Ore do bëhet se s’bën
Enkel Demi: Po si do bëhet?
Kujtim Gjuzi: Po Rama tani do reagoje,
Enkel Demi: A, po prisni të reagojë Rama?
Kujtim Gjuzi: Po ti e di që reagon Rama, kur flasim ne konservatorët , ja ti sjellim faktet…Ka reaguar në datën 23 shkurt 2017, kur ka ndërruar sms me mua dhe ka thënë, si do ta zgjidhim problemin? E kam sms..ne i thamë hiqe ministrin e brendshëm dhe e hoqi..më datën 12 Mars. Pas 12 marsit tha: -Unë do bëj Metën president. Ore mos e bëj Metën president se ka vjedhur zgjedhjet..
Enkel Demi: Jua tha juve Rama këtë, ta tha ty personalisht?
Kujtim Gjuzi: Mua..mua…po edhe mua ma thotë, nuk e pe sms? A e pe sms? I pe të dy numrat me sms? I pe apo s’i pe?
Enkel Demi: I pashë i pashë..
Kujtim Gjuzi: Pse ti tregova? Ti tregova që të jem i sinqertë dhe të jem i sinqertë përballë shqiptarëve, duhet sinqeritet Enkel, nuk do të ketë më vjedhje. Kush vjedh zgjedhjet do përfundoj në burg.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja intime e ambasadorit me zyrtaren e Rilindjes/ Meta ia hedh fajin mediave

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhëniet me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Sorecën, për të cilin moderatorja Eni Vasili zbuloi se mbante disa foto të Kreut të Shtetit në zyrë.

Meta tha se nuk kanë marrëdhënie të shkëlqyera, por vetëm bashkëpunim për shqetësimet e qytetarëve.

“Nuk janë marrëdhënie të shkëlqyera. Por që në ditën e parë që ka ardhur ka pasur bashkëpunimin tonë. I kam treguar edhe shqetësimet për marrëdhëniet me ambasadorën përpara tij”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Teksa u pyet nga Eni Vasili për videon intime që u tha se do të publikohej, ku u aludua se ishte protagonist Soreca me një zyrtare të Rilindjes, presidenti mohoi se ekziston një e tillë.

LEXO EDHE:  Rama shpërthen ndaj medias: Më vjen për të vjellë …

LEXO EDHE:  Rama: Kur të mos më keni do më kujtoni

“Është paraqitur se ka një shantazh ndaj një ambasadori. Videoja është një fabul e të gjitha portaleve, me në krye Meron se ai i ka qejf këto historitë me romanca. Kjo është një histori e portaleve të Rilindjes”, theksoi Meta, duke larguar përgjegjësinë nga vetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj flet me shifra/ “Na kanë dhuruar vetëm 400 milion euro, të tjerat kredi të buta”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka sqaruar donacionet që i janë dhuruar Shqipërisë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se 400 milionë euro janë grante, ndërsa 650 milionë eurot e tjera janë kredi të buta.

“Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit, shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike”, u shpreh ministri në emisionin “Opinion”.

Me tej, socialisti tregoi se Franca na ka dhuruar 1 milion euro, ndërsa 60 milionë janë kredi të buta.

LEXO EDHE:  Rama: Kur të mos më keni do më kujtoni

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Rilindjes/ Ministrat zëdhënës të Edi Ramës

“Franca dha 60 milionë euro kredi të butë, plus 1 milion grante. T’ju sqaroj 100 milionëshin? Është një instrument financiar përtej rindërtimit, është për zhvillimin ekonomik që e firmosi kryeministri para se të fillonte. Është 100 milionë kredi e butë”, theksoi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O zot, sa njeri i zi…”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

Publikuar

-

Nga

Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve sot në Bruksel, teksa shumë shtete u solidarizuan duke ofrur ndihmën e tyre, që konsiston në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.

Një sukses ky që u përshëndet nga shumë personalitete, dhe padyshim dhe krerët e partive në vend, përfshirë këtu Bashën dhe Kryemadhin.

Por ai që ka heshtur deri më tani, është ish kryeministri Sali Berisha.

Kjo heshtje duket se nuk i ka shpëtuar ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

LEXO EDHE:  Shehi tregon çfarë fshihet pas kokëfortësisë së Ramës

LEXO EDHE:  Kur Edi Rama kërkonte daljen jashtë ligji të PS-së, shkruante në RD, e bëhej helaq nga ZP-ja

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë, por sot me këtë dhuratë (100 milion euro dhuratë dhe 60 mln hua) heshti.

“Sali Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë dhe po hesht sot që Franca i dhuroi 100 milionë euro shqiptarisë. O zot, sa njeri i zi…” shkruan Spahiu./CNA.al

LEXO TE PLOTE