Connect with Us

KLSH auditon prokurimet/ 19 për qind e procedurave anulohen

Politikë

KLSH auditon prokurimet/ 19 për qind e procedurave anulohen

Publikuar

-

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar sistemet e teknologjisë së informacionit të Agjencisë së Prokurimeve duke vënë theksin tek disa aspekte nga rritja e sigurisë së lundrimit në faqe tek plotësimi i strukturave menaxhuese me stafin e përshtatshëm. I njëjti raport nënvizon se në sistem hidhen herë pas here të dhënat në mënyrë të gabuar. “Procedurat e Prokurimit të shpallura kanë një shkallë të lartë prej 19% të anulimit(vlerës së fondit), duke treguar se puna e AK për përgatitjen e procedurave (përcaktimi i nevojave, studimi i tregut, hartimi i dokumentacionit në përputhje me legjislacionin) është e pa mjaftueshme dhe ka nevojë për përmirësim. Mos kryerja në kohë e investimeve duhet të konsiderohet jo vetëm si mos efektivitet në përdorimin e burimeve por impakti negativ i tyre ka një spektër me të gjerë “nënvizon KLSH.

I njëjti raport thekson se nga analiza e procedurave të publikuara dhe të kryera me përfundim lidhje kontrate rezultojnë me risk 393 procedura me fond të prokuruar 8,767,669,428 lekë të cilat janë lidhur në muajt janar-shkurt si rrjedhojë e kohës së limituar në përgatitjen e dokumentacionit përkatës si dhe zhvillimit të procedurave të prokurimit.

LEXO EDHE:  Shkelje të rënda në Hipotekën e Beratit/ KLSH kallëzon punonjës dhe ish-drejtues

“Paraqesin risk të lartë në lidhje me kohën e nevojshme për zbatimin e kontratave 435 procedura me fond 8,248,475,384 të cilat janë lidhur në muajin dhjetor 2017” thuhet në raport.

Një tjetër aspekt ku ndalet KLSH është ai për procedurat e negocimit pa shpallje paraprake. Më herët me një rekomandim të paraqitur pranë APP, KLSH-ja kërkoi që të merreshin disa masa që të çonin në ulje të procedurës duke shkuar drejt në konkurrimi më të drejtë dhe të hapur.

“Autoritetet Kontraktore gjatë vitit 2017 kanë përdorur në një shkallë të lartë procedurën me negocim pa shpallje paraprake e cila zë 31.8% të numrit total të procedurave të prokurimit, të zhvilluara apo 8.3% të vlerës totale. Në fund të vitit 2017 dhe gjatë vitit 2018 situata është përmirësuar ndjeshëm si rezultat i masave të mara nga APP por efektiviteti i procedurave te prokurimit ngelet i ulet” thuhet në raportin e KLSH./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja intime e ambasadorit me zyrtaren e Rilindjes/ Meta ia hedh fajin mediave

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhëniet me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Sorecën, për të cilin moderatorja Eni Vasili zbuloi se mbante disa foto të Kreut të Shtetit në zyrë.

Meta tha se nuk kanë marrëdhënie të shkëlqyera, por vetëm bashkëpunim për shqetësimet e qytetarëve.

“Nuk janë marrëdhënie të shkëlqyera. Por që në ditën e parë që ka ardhur ka pasur bashkëpunimin tonë. I kam treguar edhe shqetësimet për marrëdhëniet me ambasadorën përpara tij”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Teksa u pyet nga Eni Vasili për videon intime që u tha se do të publikohej, ku u aludua se ishte protagonist Soreca me një zyrtare të Rilindjes, presidenti mohoi se ekziston një e tillë.

LEXO EDHE:  Ja institucionet ku “fitoi” tenderat kompania e Ilir Beqaj/Miliona lekë edhe nga Ministria e Shëndetësisë

LEXO EDHE:  Shkelje të rënda në Hipotekën e Beratit/ KLSH kallëzon punonjës dhe ish-drejtues

“Është paraqitur se ka një shantazh ndaj një ambasadori. Videoja është një fabul e të gjitha portaleve, me në krye Meron se ai i ka qejf këto historitë me romanca. Kjo është një histori e portaleve të Rilindjes”, theksoi Meta, duke larguar përgjegjësinë nga vetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj flet me shifra/ “Na kanë dhuruar vetëm 400 milion euro, të tjerat kredi të buta”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka sqaruar donacionet që i janë dhuruar Shqipërisë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se 400 milionë euro janë grante, ndërsa 650 milionë eurot e tjera janë kredi të buta.

“Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit, shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike”, u shpreh ministri në emisionin “Opinion”.

Me tej, socialisti tregoi se Franca na ka dhuruar 1 milion euro, ndërsa 60 milionë janë kredi të buta.

LEXO EDHE:  Kush po e përdor më fort sot Bujar Leskajn?!

LEXO EDHE:  Kush po e përdor më fort sot Bujar Leskajn?!

“Franca dha 60 milionë euro kredi të butë, plus 1 milion grante. T’ju sqaroj 100 milionëshin? Është një instrument financiar përtej rindërtimit, është për zhvillimin ekonomik që e firmosi kryeministri para se të fillonte. Është 100 milionë kredi e butë”, theksoi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O zot, sa njeri i zi…”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

Publikuar

-

Nga

Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve sot në Bruksel, teksa shumë shtete u solidarizuan duke ofrur ndihmën e tyre, që konsiston në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.

Një sukses ky që u përshëndet nga shumë personalitete, dhe padyshim dhe krerët e partive në vend, përfshirë këtu Bashën dhe Kryemadhin.

Por ai që ka heshtur deri më tani, është ish kryeministri Sali Berisha.

Kjo heshtje duket se nuk i ka shpëtuar ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

LEXO EDHE:  Denoncimi i “Fiks Fare”/ Drejtoresha e AKT-së, presion specialistëve për favorizim në tendera

LEXO EDHE:  Denoncimi i "Fiks Fare"/ Drejtoresha e AKT-së, presion specialistëve për favorizim në tendera

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë, por sot me këtë dhuratë (100 milion euro dhuratë dhe 60 mln hua) heshti.

“Sali Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë dhe po hesht sot që Franca i dhuroi 100 milionë euro shqiptarisë. O zot, sa njeri i zi…” shkruan Spahiu./CNA.al

LEXO TE PLOTE