Connect with Us

Kastriot Islami zbulon tre mënyrat/ Ja si mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme

Politikë

Kastriot Islami zbulon tre mënyrat/ Ja si mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami ndërsa ka komentuar situatën politike në vend, e ka cilësuar si domosdoshmëri që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

I ftuar në studion e “Ditari” në A2 CNN, Islami theksoi edhe tre mënyrat që sipas tij do të çonin në zgjedhje të parakohshme.

“Jemi në kushte e një krize të thellë dhe nëse nuk shkohet në zgjedhje të parakohshme situata do të bëhet edhe më keq dhe unë do të them tre mënyrat se si mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

LEXO EDHE:  Opozita joparlamentare para kryeministrisë/ Sekretari i NATO-s, takim me Ramën

“Së pari, një mënyrë është me vullnet të mirë, ku secila palë të kuptojë situatën në të cilën ndodhet vendi.

E dyta, është që opozita të bëjë protesta të mëdha, që të detyrohet Rama të largohet.

Dhe e treta, që opozita të vazhdojë këtë poziocion që ka dhe Rama të rrënohet , por kjo është e rëndë për shqiptarët dhe për ekonominë”-tha Islami./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

25 milion dollarë dëm shtetit/ Anëtarja e KLP-së “kryqëzon” Markun

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon sot intervistat me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

E para është intervistuar Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, e cila është pyetur nga anëtarja e KLP, Nurihan Seiti për mbyllljen e një çështjeje gjyqësore, ku i ishte bërë 25 milionë dollar dëm ekonomik shtetit.

“Në këtë periudhë kohë që keni qenë prokurore e Përgjitshme, prokurori i çështjes nuk ka bërë ankimim në Apel, ndaj një çështje ku shteti shqiptar dëmtohej me 25 milionë dollarë. Gjykata vendosi mos ta kalojë çështjen në gjyq dhe nuk u bë apelim. Çfarë kuptoni me prokurori përfaqëson akuzën e shtetit shqiptar?”, e pyeti anëtarja e KLP-së Nurihan Seiti.

Ndërsa Marku, e vëne me shpatulla pas muri nga anëtarja e KLP-së, u justifikua duke thënë se nuk ka dijeni për këtë çështje.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Opozita po shushatet pas një date

LEXO EDHE:  PD fillon punën për programin/ Shtatori muaj sulmi edhe për opozitën

“Për mungesën e apelimit të çështjes që ju përmendët, kam marrë informacion nga media, e cila bën punë të shkëlqyer. Nuk kam marrë dijeni nga prokurori i çështjes në fjalë. Është një nga mangësitë që drejtuesi i prokurorisë ka në të drejtat që i jepen, që nuk mund të bëhet ankim apo rekurs. Është në vlerësim të prokurorit të çështjes. Është në dorë të prokurorit. Prokurori përfaqëson akuzën në emër të shtetit. Nuk është akuzë personale dhe vepron në emër të shtetit. Përfaqëson akuzën dhe vepron në të gjitha shkallët e gjyqësorit”, deklaroi kryeprokurorja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A do të mund të qëndrojë larg presionit të politikës?/ Marku justifikohet me Kajmakun  

Publikuar

-

Nga

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku është intervistuar sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në lidhje me garën për drejtimin e organit qendror të akuzës.

Anëtari i KLP Bujar Sheshi ka pyetur kryeprokuroren Arta Marku se çfarë garancie i ofron KLP, dhe a do të ishte në gjendje për t’i qëndruar larg presionit të politikës.

Por, Marku është justifikuar duke përmendur rastin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas Arta Markut një rast mjafton për të vërtetuar që qëndron larg presionit të politikës.

“Këto dy vite kam punuar në presion politik dhe mediatik. Pa institucione të tjera. Kam dëshmuar se s’kam varësi nga politika. Kjo është bërë sa herë ka pasur një rast. Por në më shumë se një rast kam vërtetuar se s’kam lidhje me politikën. Rasti më i fundit është Agim Kajmaku. Nuk është tregues i vogël që ne e hetuam dhe ai u shkarkua. Kjo tregon se s’kam lidhje me politikën. Kam pasur mbështetje vetëm të njerëzve që kanë vlera morale dhe profesionale. Nuk kam mbështetje politike, më ka mbështetur faktori ndërkombëtar. Nëse në dy vite kam punuar e pavarur me një mandat të plotë është shumë më e thjeshtë”, tha Marku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk beson në asgjë, nuk ka asnjë ideal”/ Kulluri numëron dështimet e Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri i është drejtuar me tone mjaft kritike kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se Basha ka shkatërruar PD-në, ndërss thekson se tashmë ka mbetur vetëm një projekt qe s’ka me asnje arkitekture, themele dhe mure.

“Ne politike ajo qe ka rendesi ne fund te fundit, eshte perceptimi! Dhe natyrisht rezultati! Kur perceptohesh si genjeshtar nuk ke moral dhe s’ngjall besim! Kur s’ke rezultat, perceprohesh si humbes! Kur keto perceptime vetem sa shtohen, je i pashprese! Dhe kur je i  pashprese mban ne pushtet ate qe eshte! Te tjerat jane fjale kot qe i merr era!

Por ti ben perjashtim! Ti mendon se do permbysesh kete realitet sepse rrethohesh nga njerez qe te ndjekin verberisht prej urrejtjes ndaj kundershtarit ose prej konformizmit dhe servilizmit!

Ata aty kane qene, jane dhe do jene. Por keta nuk e sjellin ne pushtet opoziten. Thjeshte te duhen per te qendruar ne krye te nje projekti qe s’ka me asnje arkitekture, themele dhe mure.

Cdo termet sado i vogel te rrezon nga nje kat deri sa te katandiset godina ne nje pirg tullash. Por ti rri se vete je mire!”-shkruan Kulluri.

LEXO EDHE:  Luli po feston për humbjen e Erdogan dhe fitoren e tij

LEXO EDHE:  Nikolla fantazon me sondazhe/ Shpall fituesin dhe kritikon opozitën

Më tej, Kulluri shkruan se ai nuk ka asnjë ideal dhe nuk ka ndërmend të bëjë asgjë për këtë vend.

“Nuk beson ne asgje, nuk ke asnje ideal dhe as ke ndermend te besh ndonje gje ne kete vend! Te kane marre gjithe jeten per dore sa ne shkolle, ne pune dhe ne politike. Por kjo e fundit eshte mision. Kerkon inteligjence, kurajo dhe vetepermbajtje.”-thekson Kulluri.

Po ashtu ai numëron edhe dështimet e Bashës, ndërsa shkruan se “Ty te mungon e para pasi deshtove ne 2017, kurajoja ne 2019 dhe vetepermbajtja kur kembengul ne nje gje qe nuk e ben dot. Sic thosh Balzaku  “pas nje karriere te pamerituar, fshihet nje maskarallek i madh”! Ti je vecse produkt dhe jo prodhues. Je per te ardhur keq se si te shajne, tallin dhe marrin neperkembe dhe vazhdon prape ne rrugen tende nga deshtimi ne deshtim! S’ke faj! Kaq di, kaq ben! Ato te thone e ato thua! Se kush s’ka me pike rendesie! Rendesi ka qe e le opoziten dhe Shqiperine ne dore te nje marri!”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE