LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jeni i vonuar me luftën ndaj KÇK-së”/ Artan Hoxha nuk i ndahet kryeministrit Rama

6 Nëntor 2019, 20:32, Denoncim CNA
“Jeni i vonuar me luftën ndaj KÇK-së”/ Artan Hoxha

Gazetari investigative i kronikës së zezë, Artan Hoxha, është pjesë e emsionit ?Byro?, në TV ?ABC NEWS?, ku si temë është ?Rrjeta e atentatit ndaj Prokurorit?. Pasi ka theksuar faktin se atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj është më e fundit ngjarje kriminale, pasi zinxhiri i të tillave është i gjatë, Hoxha i adresoi një thirrje kryeministrit, i cili pak ditë më parë shpalli kërcënueshëm hartimin e një projektligji që do ti shkul dhembët  gjyqtarëve  e prokurorëve të Korporatës ?Kap Çfarë të Kapësh?, sikurse ai i etiketoi të korruptuarit e kësaj sfere të drejtësisë.

?  Ti ke në dorë të gjitha institucionet, pse nuk e bëri më parë Rama goditjen e KÇK-së, por paralajmëroi tani luftën ndaj KÇK. Ku ka qenë ky Kryeministër më parë? Pse nuk ka vepruar? Pse nuk shkon të denoncojë në Prokurori për dijenitë që ka ndaj prokurorit Ndoj?Kur kishte të dhena për prokurorin Ndoj pse u mjaftua vetëm me denoncimin,? tha gazetari Artan Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga