LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta fillon pazaret me Ramën/ Dekreton dy ligje

6 Nëntor 2019, 17:47, Politikë CNA
Ilir Meta fillon pazaret me Ramën/ Dekreton dy ligje

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot dy ligje të miratuara nga Kuvendi.

Bëhet fjalë për ligjin për buxhetin faktik të vitit 2018 dhe atë për masat shtrënguese ndërkombëtare.

Megjithëse marrëdhënia Qeveri-Presidencë, ka qenë vazhdimisht e tensionuar dhe kreu i shtetit ka kthyer herë pas herë në Kuvend ligje për shqyrtim, duket se këtë herë ka vendosur të bëjë ?paqe? duke miratuar dy prej tyre.

?Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar me shpallje 2 (dy) ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, konkretisht:

Dekret nr. 11345, datë 06.11.2019, ?Për shpalljen e ligjit nr. 70/2019 ?Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2018??.

Dekret nr. 11344, datë 06.11.2019, ?Për shpalljen e ligjit nr. 72/2019 ?Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë??, thuhet më tej në njoftimin e Presidencës./CNA.al

Lajmet e fundit nga