Connect with Us

Grabisnin makina/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Kronika

Grabisnin makina/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Publikuar

-

Dy shqiptarë dhe një rumun, janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen si autorë të vjedhjeve të shumta të kryera mes Albenga, Ortovero dhe Garlenda.

Sipas mediave italiane, banda ka grabitur rreth 20 vetura, të cilave pasi i thyenin dritaret i grabisnin të gjitha sendet që ishin lënë brenda tyre.

Policia filloi aksionin për ndjekjen e bandës, pas disa denoncimeve nga qytetarët. Ndërsa për identifikimin e tyre u panë edhe kamerat e sigurisë në zonat në fjalë.

Arrestimet u bënë në zonën e Sanremos dhe Arma di Taggia dhe aktualisht, tre të arrestuar po mbahen në paraburgim, ndërsa nuk bëhen ende të ditur identitetet e tyre./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ Makina tenton të shtypë nënën me fëmijën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë teksa po dilte nga kursi i kërcimit.

Ngjarja ka ndodhur tek bulevardi i ri i në Yzberisht, dhe sipas asaj që raporton Abc News ka qenë një kalimtar i rastësishëm që ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë para makinës.

LEXO EDHE:  Akuzat për prostitucion/ Shqiptarit i vihen prangat

LEXO EDHE:  Gjendet i pajetë i riu shqiptar/ Policia jep detajet

Kalimtari, një djalë i ri, ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është transportuar me urgjencë në spital .

Ndërkaq, autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Delvinë/ Punonjësi i bashkisë humb jetën sapo del nga puna

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë ku mësohet se një punonjës i bashkisë ka humbur jetën sapo ka dalë nga puna.

Vuktima është Sopot Kamberi, 50 vjeç, përgjegjësi i Gjendjes Civile.

50-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak duke mos i mbijetuar dot sulmit në zemër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak çaste pasi Kamberi la punën dhe ishte drejtuar rrugës për në shtëpi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me 12 mijë euro në doganë/ Procedohet penalisht 20 vjeçarja nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

LEXO EDHE:  Grabitën shtëpinë/ Në pranga 3 persona

LEXO EDHE:  Ishte i dënuar për prostitucion/ Ekstradohet drejt Italisë 47-vjeçari shqiptar

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE