Connect with Us

Gazetari rrëfen të pathënat për Redjan Rrajën/ Deri në 2005 ulte kokën kur i flisje, kur nisi fuqizimi i tij

Kronika

Gazetari rrëfen të pathënat për Redjan Rrajën/ Deri në 2005 ulte kokën kur i flisje, kur nisi fuqizimi i tij

Publikuar

-

Katër ditë pas sulmit me armë ndaj makinës ku gjendej prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Pëllumb Muharremi dhe shoferi i prokurorit, Andi Maloku, policia ka arrestuar një person të dyshuar si njëri nga atentatorët.

Ai është Redjan Rraja 34 vjeç, lindur dhe banues në Nikël të Fushë – Krujës, ish –stomatolog në burgun e Fushë – Krujës, një emër i njohur për policinë, i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Burime të policisë thanë se ai është kryesori mes tre atentatorëve.

Arrestimi i tij u bë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi ka rezultuar se në makinën tip Benz me targë AA342LM që u gjet e braktisur në fshatin Shkafanë, me dy automatike dhe me dy maska, janë gjetur gjurmë gishtërinjsh që përputhen me të tijat.

34-vjeçari është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. Ai disponon dokumente kanadeze dhe prej kohësh jeton mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

“Deri në vitin 2005 ulte kokën kur i flisje”. Kështu ka deklaruar gazetari Poli Hoxha për Redjan Rrajën në emisionin Opinion.

Sipas tij, deri në 2005 ka punuar për një rrogë të thjeshtë për një laborant turk në Fushë-Krujë. Transformimi i tij, por edhe i fisit Rraja, sipas gazetarit, ka ndodhur në vitin 2005, atëherë kur u zgjodh deputet Rrahman Rraja.

LEXO EDHE:  Zbardhet atentati në Elbasan/Arrestohet autori, si i shpëtoi plumbit i riu

“Fakt është që çunat e asaj zone atje marrin përsipër ngjarje në gjithë Shqipërinë. Atje është kthyer në një offshore dhe janë gati të paprekshëm nga asgjë, edhe nga kontrollet. Unë sot kam biseduar me një mikun e Redjanit. Redjani ka qenë një djalë që deri në vitin 2005 kur i flisje ulte kokën. Ka vazhduar në një universitet privat për stomatologji. Është martuar shpejt. Dhe nusen e ka stomatologe. Ka punuar deri në vitin 2005 si ndihmës për 200-250 mijë lekë të vjetra për një laborant turk në Fushë-Krujë. Redi i thërrasin shkurt. Nga Redi kaloi në “Dara”.

Në 2005-ën çfarë ndodhi? Në fisin Rraja ndodhi një transformim. Kur u bë deputet Rrahaman Rraja ata u transformuan dhe siç e thotë Emiljano Nuhu ata janë ligji aty, ata në fakt nga 2005-a kanë qenë ligji. Ky djalë i mirë që 21 vjeç dhe atë periudhë e kishte ndarë mendjen të shkonte në Kanada papritur u transformua. Ai ka ambiente biznesi në Tiranë me shifra shumë të mëdha. Nikla është ndërlidhëse me Durrësin për drogën e Veriut për portin e Durrësit dhe andej”, tha Poli Hoxha/ Opinion.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ishte futur për t’u larë/ 34-vjeçari gjendet i mbytur në Shëngjin

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Mbytet pushuesi nga Kosova te Shkëmbi i Kavajës

Një 34-vjeçar është mbytur në bregdetin e Shëngjinit pasditen e sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00 kur trupi i pajetë i të riut është pikasur nga pushues në plazh. Ndonëse ai u nxor me shpejtësi nga uji, dhe u transportua në spital me urgjencë, 34-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte pa shenja jete.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plas në PD/ Rrihet me grushte e shqelma gjatë mbledhjes kryetari i degës

Publikuar

-

Nga

Plas në PD/ Rrihet me grushte e shqelma kryetari, fshihet ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në selinë e degës së Partisë Demokratike, në Devoll, mesditen e sotme. Mësohet se kreu i degës së PD-së në Devoll, Arben Miza, është dhunuar nga drejtues dhe militantë që merrnin pjesë në një mbledhje zyrtare.

Burimet nga vend ngjarja i thanë CNA.al se ngjarja ka ndodhur sot gjatë mbledhjes së parë të kësaj dege në zbatim të vendimit të Kryesisë Qëndrore për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Mësohet se kreu i degës lokale Arben Miza, është dhunuar fizikisht nga Romeo Hajdërlli, nga fshati Sul i Devollit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në në prani të të dy deleguarve Endri Hasa dhe Florian Mima.

LEXO EDHE:  Publikoi videon e atentatit ndaj prokurorit/ Deputeti flet pas dëshmisë në SPAK: Nuk ma mbyllën gojën por…

LEXO EDHE:  Detajet-Emri/Si i shpëtoi atentatit në Tepelenë nipi i ish-ministrit

Hajdërlli i cili ka shërbyer veç të tjerash edhe si një nga ish drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Devoll kur kjo drejtohej nga Bledion Nallbati, është konfliktuar fillimisht në mënyrë verbale dhe pastaj situate ka degraduar në përdorim të forcës. Ndërkohë, të deleguarit Mima dhe Hasa kanë mbetur të shokuar nga ngjarja duke mos bërë asnjë reagim.

Bëhet me dije se konflikti ka ardhur për shkak të mosdakordësive lidhur me kandidaturat e propozuara për t’u përfshirë në listen garuese në zgjedhjet e vitit 2021.

Nga ana tjetër, “selia blu” nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me ngjarjen duke e mbajtur të fshehur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK shpall moskompetencën për 19 të arrestuarit në Kukës/ Rrëzon akuzën për grup të strukturuar kriminal

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencën për 19 të arrestuarit në Kukës, që dyshohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gazetarja e BW, Klodiana Lala bën të ditur se SPAK ka rrëzuar akuzën e grupit të strukturuar kriminal të ngritur nga prokuroria e Kukësit dhe e ka kthyer dosjen mbrapsht. Gjykata e Apelit ka lenë në fuqi masën dhënë nga Shkalla e Parë duke lënë në burg disa nga të arrestuarit.

Operacioni antikanabis u realizua në muajin maj, ndërsa në pranga ranë 19 persona, në Kukës, Pukë, Krujë dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që jepnin policëve, dyshohet se arrinin të merrnin garanci prej Ramiz Cenaj, Arben Kalaja dhe Naim Kadiut që të mbillnin parcela me lëndë narkotike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit. Mes tyre ishte edhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët luanin u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis.

LEXO EDHE:  “Nën pushtetin e çizmes së krimit”/ Ish-Presidenti merr në mbrojtje gazetaren Klodiana Lala

LEXO EDHE:  Emri- Atentati në Vlorë/ Identifikohet viktima

Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Policisë së Shtetit, janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Kukësit, pasi rezultojnë të t’i kenë dhënë garanci dhe kanë lejuar disa persona në Kukës, për të kultivuar lëndën narkotike.

LEXO TE PLOTE