Connect with Us

FAKE NEWS/ Lulzim Basha s’ka vilë në Dardhë

Politikë

FAKE NEWS/ Lulzim Basha s’ka vilë në Dardhë

Publikuar

-

Dje në Korçë, kreu i Republikës së re, Lulzim Basha, ashtu siç i ndodh shpesh në kryeqendrën e juglindjes, u prit me një banderolë ironizuese. Një vilë në sfond e cila mbante shënimin “Welcome Luli. Një vilë për ty në Dardhë”.

Në fakt mediat e përcollën ironinë ndaj Lulzim Bashës në Korçë, që nuk ndodh për herë të parë.

CNA.al u përpoq ta lexonte ndryshe. Gjithashtu nga burimet tona sqaruam se Luli ironizohej sa herë shkonte në Korçë, pas asaj sjelljes që kishte bërë me këtë qytet dhe me juglindjen. Duke shkatërruar opozitën, Partinë Demokratike dhe duke vendosur përfaqësues qesharakë në krye të saj, apo duke nxjerrë disa sharlatanë jo përfaqësues në listat e deputetëve. Ç’ka e kishte bërë edhe më tallës Lulzim Bashën dhe tashmë qytetarët korçarë, demokratët e vërtetë po i japin atij përgjigjen, sa herë që ai shkon në Korçë.

Por, menjëherë pas aktivitetit me të rinjtë, Luli tha se ajo ishte një gënjeshtër dhe se ai dhe familja e tij nuk kishte vilë në Dardhë.

Në fakt, mjafton të pyesësh në Korçë, këdo dhe kurdo se e kujt është ajo vilë dhe ta thonë me dy fjalë, “Ajo dhe tjetra pas saj janë në pronësi të Agron Papulit”. Atë që Lulzim Basha prej më shumë se një viti e gjysëm e quante oligark, por prej shumë kohësh nuk e zë më në gojë.

Vila e dytë që ndodhet në sfond, në qoftë se Luli nuk e di, bën mirë ta mësojë. Është ajo për të cilën ka akuzuar Edi Ramën, se ka një vilë në Dardhë, të cilën nuk e ka treguar.

Agron Papuli ka vila edhe për Edi Ramën edhe për Lulzim Bashën. Ajo e Dardhës në fakt nuk ka qënë kurrë e Edi Ramës. Ka qënë në emër të Rudina Magjistarit. Më pas, pas ndarjes së Ramës është blerë nga gruaja e Papulit, nga një kompani ndërtimi korçarë, para Agron Papulit.

Pra, fake news se Lulzim Basha ka një vilë në Dardhë nuk ekziston. Nuk është e vërtetë. Banderola ka qënë thjeshtë ironizuese. Sepse është Agron Papuli ai që është pronari i rezidencës Long Hill në Tiranë, ku ka shkuar të jetojë Lulzim Basha, i cili ka në pronësi edhe vilat në Dardhë të Korçës.

Prandaj, Luli ashtu siç mori vilën në Tiranë, mund ta merrte edhe dje në Korçë, ku ai mund të shkonte të flinte, në vilën e oligarkut Papuli. Ashtu siç zgjodhi në Tiranë, të jetonte në vilat e oligarkut Papuli.

Nuk kanë asnjë ndryshim nga njëra-tjetra. Është sërish Agron Papuli, është sërish Edi Rama dhe nuk mund të qëndronte larg, edhe Lulzim Basha./ CNA.al

Foto+video-Basha në Korçë/ Banderolë ironizuese në hyrje të qytetit

Qytetarët korçarë i kthejnë “reston” Bashës/ Pse “surprizohet” çdo herë kreu i PD-së

Foto + Video- Surprizë për Bashën në Korçë/ Dyshek me mesazh për Lulin

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mungoi gjatë inaugurimit të stadiumit të ri Kombëtar/ Meta thumbon Ramën

Publikuar

-

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në stadium, presidenti Ilir Meta mesaduket ka zgjedhur ta ndjekë nga shtëpia super sfidën Shqipëri-Francë.

Meta ka postuar pak më parë  në rrjetet sociale një foto nga shtëpia me macen e tij “Sashën”.

“Me Sashën duke shpresuar!”, shkruan Meta. Sic duket me këtë foto Meta, ka dashur të ironizojë shefin e qeverisë, Ramën i cili u përball me thirrjet në kor të tifozëve kundër tij “Rama ik”./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Përgjimet e “Bild”/ Alizoti-Ramës: “Nuk je as burrë të japësh dorëheqjen”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video- Tifozët i prishin festën kryeministrit/ Reagon Vasili: Inagurohet stadiumi kombëtar “Rama ik”

Publikuar

-

Nga

Britmat e tifozëve të kombëtares kundër kryeministrit Rama gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë mbremjen e sotme, kanë sjellë reagime nga ana e opozitës.

Pas ish kryeministrit Berisha, për këtë ngjarje të sikletshme për kreun e qeverisë Edi Rama, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa poston një video të tifozëve që brohorasin “Rama ik! Rama ik!”, Vasili shkruan: “Inagurohet stadiumi kombëtar “Rama ik”. Kryeministri Fake tifoz”.

LEXO EDHE:  Denoncimi / Ja dokumentet që vërtetojnë se Projektligjin për 10-25-fishimin e tarifave gjyqësore e ka shkruar dhe mbështetur Soros

Kujtojmë se, kreu i qeverisë së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, dhe djalin, Zaho, kanë vendosur të bëjnë tifo për kombëtaren duke e ndjekur nga afër ndeshjen, në stadiumin e ri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Refuzon të ndjek kombëtaren live/ Lleshaj dërgon një person special në stadium: Respekte për sakrificën

Publikuar

-

Nga

sandër lleshaj

Përveç  tifozëve, një interes të veçant për ndeshjen e sotme të kombëtares kundër Francës, në stadiumin e ri “Air Albania”, ka treguar edhe nga politika. Të ftuar për të ndjekur ndeshjen në tribunat VIP, një pjesë e madhe e qeveritarëve, ndër të cilët edhe kryeministri Rama, kanë qenë të pranishëm.

Mirëpo, i ftuar për të ndjekur ndeshjen Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka vendosur të mos marrë pjesë, por në vend të tij të dërgojë efektiven e Policisë, Ina Nuka, e cila mbeti e dëmtuar në një nga protestat e opozitës para Kuvendit.

LEXO EDHE:  Çfarë thanë qytetarët ditën e sotme të çadra e opozitës

Lajmin e bën me dije vetë ministri Lleshaj, ku përmes një njoftimi në rrjetet sociale shkruan se ky gjest ishte në shenjë respekti për sakrificën e saj si punonjëse./CNA.al

LEXO TE PLOTE