Connect with Us

Ekzekutoi me armë zjarri babë e bir/ Ekstradohet nga Italia 28-vjeçari shqiptar

Kronika

Ekzekutoi me armë zjarri babë e bir/ Ekstradohet nga Italia 28-vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Ekstradohen dy shqiptare per vrasje

Një 28-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është prangosur në Itali dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët.

Mësohet se apecialistët e Interpol Tirana bënë ekstradimin nga Milano, Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar E. C. 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO EDHE:  50 euro false i kushtojnë shumë elbasanlliut/ Ja çfarë humb

Shtetasi E. C. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2012, në qytetin e Elbasanit, ku janë vrarë me armë zjarri babë e bir, shtetasit G. B. dhe N. B.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Publikohet raporti/ Antidroga greke: 62% e marijuanës së kapur erdhi nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

“Rreth 62% e marijuanës së sekuestruar nga policia greke në vitin 2018 në Greqi erdhi nga Shqipëria fqinje”, thuhet në një raport që u publikua të mërkurën nga Njësia Koordinuese e Zbatimit të Drogës dhe Njësia e Inteligjencës Kombëtare.

Raporti përfshin të dhënat për vitin 2018 dhe vlerëson se “Greqia është në një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës, e ashtuquajtur “Rruga Ballkanike”, e cila lidh rajonet më të mëdha në botë që prodhojnë opiume (Azinë Qendrore) dhe Lindjen e Mesme me vendet e Evropës veriperëndimore, të cilët janë konsumatorët kryesorë të lëndëve narkotike”. “Për më tepër, thuhet në raport Greqia është ngjitur me Shqipërinë, e cila është furnizuesi kryesor i marijuanës së papërpunuar në vendet e “kontinentit të vjetër”. “Ndërsa zona detare në Jug të Kretës, sipas raportit, është një pikë tranziti për ngarkesat e marijuanës së përpunuar”.

Raporti vlerëson se “për të dytin vit radhazi, sasi të mëdha kanabisi të përpunuar u kapën në anijet që kalonin në jug të Kretës”. Sipas Raportit” Greqia ka një mori portesh dhe aeroportesh ndërkombëtare ku mundësohet importimi i dërgesave të kokainës me origjinë kryesisht nga vendet e Amerikës Latine”. Raporti vlerëson edhe goditjen e organizatave kriminale të transportit të kokainës.

LEXO EDHE:  50 euro false i kushtojnë shumë elbasanlliut/ Ja çfarë humb

LEXO EDHE:  Vrasja në Shkodër/ Artan Hoxha zbulon bisedën me Bilalin

Sipas Raportit një total prej 560 kilograme kokainë u kap në bashkëpunim me autoritetet greke dhe autoritetet ekuadoriane edhe dy organizata kriminale që vepronin në shkallë të gjerë për shpërndarjen e kokainës u shkatërruan në vitin 2018. “Vlera e tregut e sasive të sekuestruara të narkotikëve në Greqi në vitin 2018 i tejkalon 390 milion Euro, duke marrë çmimet për gram dhe tablet”, vlerëson raporti. Gjithashtu sipas raportit te antidrogës greke në vitin 2018, u bë sekuestrimi më i madh i tabletave capatagon (3,127,360), një lloj droge që përdorej nga ushtarët e ISIS në vatrat e luftës në Siri./VOA

LEXO TE PLOTE

Kronika

U gjet i pajetë në rrugë/ Policia jep detaje për 34 vjeçarin nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me trupin e pajetë që u gjet në lagjen “Kushtrimi”.

Sipas policisë së Vlorës, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

LEXO EDHE:  Digjen 2 shtëpi/ 10 persona mes borës në qiell të hapur

LEXO EDHE:  Elbasan/ gjendet e djegur një makinë, nisin hetimet

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Lezhë/ Shoferja 25 vjeçare me urgjencë te Trauma

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Laç-Lezhë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur shoferja.

Aksidenti ka ndodhur afër mbikalimit të Laçit ku automjetin tip ‘Toyota’ me targa AA 915RA e drejtonte një vajzë rreth 25 vjeç, e cila udhëtonte e vetme.

Sipas policisë, e reja pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ndërsa ka mbetur e plagosur.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, ndërkohë që drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës./CNA.al

LEXO TE PLOTE