Connect with Us

E akuzoi si të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit/ Erion Braçe paralajmëron Berishën: “Nga sot do të merrem me ty”

Politikë

E akuzoi si të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit/ Erion Braçe paralajmëron Berishën: “Nga sot do të merrem me ty”

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari i cili akuzonte zëvendës kryeministri Erion Braçe si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Menjëherë pas këtyre akuzave ka ardhur edhe reagimi nga ky i fundit.

Braçe shkruan se lëvizjet e tij dhe të Kokoneshit “gjurmohen” në çdo kohë nga policia dhe se kurrë në jetën e tij nuk ka takuar ndonjë vrasës.

Ndërsa e ka paralajmëruar ish kryeministrin se do nga sot do merret me të.

Postimi i plotë

KY ESHTE SALI BERISHA DHE KY ESHTE KERCENIM PER JETEN NDAJ DY FUNKSIONAREVE TE LARTE PUBLIKE, TE DY TE ZGJEDHUR E NE DETYRE!
Qe Sali Berisha eshte nje kriminel barbar, kete pas 21 janarit, daljes zot te pushkatimeve ne mes te bulevardit, e thote i madh e i vogel ne kete vend!

Por, pervec pushkatimeve direkt sic ne 21 janar 2011, ky kriminel barbar, ka nxitur permes gjuhes se tij kriminale, kercenime per jeten, akte dhune te drejtperdrejta deri ne rrezikim te jetes, ndaj kundershtareve te tij politike duke i perfshire kriminalisht ne ngjarje qe nuk egzistojne.

Ky i sotmi eshte nje i tille! Provohet boterisht qe kjo ngjarje qe ka sajuar e publikuar, nuk ekziston! Po fare fare! As nga une, as nga kryetari i bashkise Divjake, zero! Vertetohet lehtesisht; Per shkak te detyres, cdo levizje e imja eshte nen prezence te oficereve te shtetit-jo te mite por te shtetit;

Cdo takim i imi me kryetarin e bashkise eshte nen prezence te tyre; Pra, per shkak te detyres, cdo gje eshte e lajmeruar ne sallat operative perkatese nga Garda e Republikes ne komisariatet e policise ne territor!

Pra, takimi i kryetarit te bashkise Divjake me nje bandit dhe i imi me ate bandit, as qe ekziston. Fare! Eshte sajuar nga Sali Berisha si kercenim i drejtperdrejt per jeten ndaj meje e kryetarit te bashkise Divjake.

Mendja kriminale e Sali Berishes, kerkon te drejtoje e pse jo te shkrehe pushke kriminelesh ndaj nesh! Ti Sali Berisha po kerkon jeten tone! Do pergjigjesh per kete ligjerisht deri ne fund! Cdo dite nga sot, cdo ore nga dita e sotme e ne vijim, une do merrem me kete, ty dhe ligjin! Boll me!

Ke 25 vite qe si kriminel ordiner ben kete ndaj meje e cdo kundershtari politik, si kur ke pushtet, si kur je ne opozite.

E dyta, kurre, kurre nuk kam bere kete qe ti ke konsumuar sot ndaj nesh; Kurre nuk kam shenjuar jeten e kujt per ta marre, si politikan, si qeveritar apo si qytetar i thjeshte!

Nuk jam soji yt, as shpifes, as si kriminel; Si qytetar e si pushtetar ne raport me ligjin, jeten e dinjitetin e cdokujt, ti as qe afrohesh tek une.
E treta, Fredi Kokoneshi as qe njeh prokurorin, as si emer, as si person, as si prokuror, as si aktivitet./CNA.al

Denoncimi/Braçe i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Studentët e vetmja opozitë kundër Ramës”/ Topi akuza palëve politike

Publikuar

-

Nga

“Studentët e vetmja opozitë e fortë kundër Ramës”, kështu është shprehur  ish Presidenti Bamir Topi, teksa fajson opozitën për krizën aktuale politike në të cilën ndodhemi.  Në një intervistë për RTV Ora, Topi është shprehur se ka qenë pikërisht politika në sinkron e opozitës dhe mazhorancës ato të cilat shkatërruan çdo frymë apo lëvizje të re politike që mund të vinte në Shqipëri pas protestës së studentëve.

“E kam të vështirë të interpretojë se si do të shkojë situata politike,  ndërkohë që opozita ka dalë jashtë parlamentit.

Por ky është edhe faji i opozitës që kemi ardhur në këto kushte. Unë mendoj se opozita me këtë punë që po bën, me këtë fjalor të vjetër politik të përdorur është ajo që po mban në këmbë pushtetin e Ramës. E vetmja opozitë e fortë kundër Ramës kanë qenë studentët.

LEXO EDHE:  Lobimi i PD/ Pas Ristanit, Dervishi pritet të paraqitet në Prokurori  

Madje kam një dyshim të madh se mbas asaj lëvizje në qoftë se do të lindte diçka e re në terrenin politik, ishte pikërisht politika në sinkron e mazhorancës dhe opozitës që e shkatërruan.

Rama nuk është i pathyeshëm, madje mendoj se ka thyer shumë rregulla kryesore për demokracinë. Nuk po na lejon fare të merremi dhe të diskutojmë për mirqënien dhe ekonominë. Institucionet janë themeli i cdo vendi demokratik dhe fakti se neve ndodhemi diku pa institucione e diku me institucione të cunguara, tregon se faji kryesor bie mbi mazhorancën, por pse jo edhe mbi opozitën”, është shprehur Topi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shkon në Parlament si në mbledhje të partisë”/ Topi ironizon Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti, Bamir Topi, duke komentuar situatën politike në vend është  shprehur se pikënisja e të gjitha deformimeve janë ndryshimet kushtetuese të bëra në 2008-ën.

Në një intervistë në studion e lajmeve në RTV Ora, i pyetur nëse krijimi i Kushtetueses do të mund të zgjidhte krizën institucionale në vend për 30 Qershorin, Topi është shprehur se arsyeja e institucioneve të dobëta  në Shqipëri është vendosja e tyre në shërbim të një individi.

Topi madje ka ironizuar edhe kreun e qeverisë Rama, teksa shprehet se “shkon në sallë të parlamentit sikur shkon në mbledhje të partisë”. Për ish presidentin është pikërisht një situatë e tillë politike ajo që krijon vakumin institucional.

“Institucionet shqiptare kanë marrë goditjen e fortë që në 2008, nga vullneti i përbashkët i sinkronizuar i opozitës me mazhorancën. Aty është pikënisja e të gjitha deformimeve. Bota nuk bën luftë politike. Janë ndërruar elitat politike disa herë.

LEXO EDHE:  Lobimi i PD/ Pas Ristanit, Dervishi pritet të paraqitet në Prokurori  

Këtu vijohet të luftohet mbi bazën e emrit: Ç’mendon Basha, ç’mendon Rama.

Nëse do të ishte e kundërta  që individi të vendosej në shërbim të institucioneve do të kishim institucione të forta. Tek e fundit kryeministri është zgjedhur nga partia e tij për të drejtuar qeverinë. Parlamenti është zgjedhur nga populli. Mirëpo, kur shikon një kryeministër që shkon në sallë të parlamentit sikur shkon në mbledhje të partisë, kjo krijon një vakum të tmerrshëm institucional.

Në vend që parlamenti të kontrolloj punën e qeverisë është kryeministri ai që i tregon parlamentit se ku duhet të shkojë. Madje disa deputet janë zgjedhur rishtas dhe kjo nuk është një rregull normal, është një gabim i rëndë”, është shprehur Topi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria Republikë Kryeministrore”/ Topi ‘shuplakë’ opozitës: S’kam asnjë lloj respekti

Publikuar

-

Nga

“Shqipëria është defacto një republikë kryeministrore”, kështu është shprehur ish presidenti Bamir Topi teksa komentonte situatën politike në vend, me ngërçin kushtetues.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Topi ka bërë opozitën si përgjegjësen kryesore për keqqeverisjen e Ramës, ndërsa shprehet se “braktisja e parlamentit nga kjo e fundit, e ka bërë Ramën një kryeministër pa një barrikadë bllokuse, duke dëmtuar demokracinë.”

Po ashtu, Topi ka dhënë një vlerësim negativ për opozitën parlamentare dhe deputetët e mazhorancën, për të cilët shprehet se nuk ka asnjë lloj respekti, për shkak të mënyrës së të vepruarit.

“Në qoftë se në Kushtetutë është një Republikë Parlamentare, Shqipëria defakto është një Republikë Kryeministrore. Kjo sepse praktikisht edhe sikur Rama të ndihej i dobët fillimisht, dita ditës do ta kuptonte  se ai pushtet do ta fuqizonte me oreksin për të marrë pushtetet e tjera.

LEXO EDHE:  Rama mban fort Xhafën/ Injoron kërkesën e Gjermanisë

Unë kam respekt të madh për institucionin, por jo për trupën aktuale të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Nuk më kanë lënë asnjë lloj shanci që unë të mendoj pozitivisht. Por, në këtë kontekst unë nuk mund të justifikojë braktisjen e parlamentit nga opozita. Në rast se sot Edi Rama konsiderohet edhe realisht apo psikologjikisht shumë i fuqishëm, nëse do të shihnim në fillim trajektoren që ka ndjekur Rama, do të shihnim një kryeministër timid, dita ditës të pasigurt në vetëvete.

Braktisja  e opozitës Parlamentin e ka bërë Ramën një kryeministër pa një barrikadë bllokuse përpara dhe kjo është e rëndë për institucionet dhe demokracinë”, është shprehur Topi./CNA.al

LEXO TE PLOTE