Connect with Us

Dorëhiqet drejtori i AKI-së/ Haradinaj e falenderon për bashkëpunimin

Kosova & Rajoni

Dorëhiqet drejtori i AKI-së/ Haradinaj e falenderon për bashkëpunimin

Publikuar

-

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.

Dorëheqja e Maxhunit u konfirmua nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë. Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut. Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë”, shkruan Haradinaj./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shengeni Ballkanik / Besa Osmani zbulon pse Kosova është kundër   

Publikuar

-

Nga

Kandidatja për postin e kryeministres së Kosovës, nëse zgjedhjet fitoheshin nga LDK, ka qenë e ftuar e vetme e emisionit “Opinion” të mbrëmjes së sotme ku “Shengeni ballkanik” ka qenë temë e diskutimit. E pyetur nga moderatori i emisionit lidhur me vlerësimin që LDK ka ndaj kësaj iniciative të përkrahur nga tre kryeministra, Edi Rama, i Shqipërisë, Zoran Zaev, i Maqedonisë së Veriut dhe Aleksandër Vuçiç, i Serbisë, Osmani është shprehur:

 Ne si LDK jemi deklaruar se nuk përkrahim një qëndrim të tillë. Unë jam deklaruar kundër dhe ditën që është mbajtur takimi në Novi Sad,. Për mua nuk ka qenë e kuptueshme pse është mbajtur ai takim, ose pse ka filluar ajo iniciativë me Serbinë pa u marrë dhe pjatimin e shteteve të tjera dhe në veçanti të Kosovës. Kosova sa është udhëhequr nga LDK ka refuzuar ide të ngjashme”, ka vlerësuar znj.Osmani.

LEXO EDHE:  Idrizi-Haradinaj/ Nevojitet bashkimi Kombëtar ekonomik

LEXO EDHE:  Tomuschat: Haradinaj rrezikohet vetëm nëse ka akuza të reja

E pyetur rreth pasojave që mund të sjellë një “Shengen ballkanik” sipas modelit BE për Kosovës dhe Rajonin, Osmani është shprehur:

Janë të shumta, si në aspektin ekonomik dhe në aspektin e vendosjes së masës së reciprocitetit. Ne nuk mund të lidhim marrëveshje të tillë me Serbinë e cila e përdor për të dërguar zyrtarët e lartë shtetëror të cilët provokojnë incidente në Kosovës”.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Qëndrim i pandryshuar/ Gjermania, kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi  

Publikuar

-

Nga

Thaci vucic marreveshja

 Ndërsa ka deklaruar se me miliardat e ndihmës që jep dhe infstrumentat e shumtë këshillues BE është donatori më i madh në Rajonin e Ballanit Perëndimor dhe se përveç nivelit europian, Gjermania angazhohet me shuma qindramilionëshe edhe në bashkëpunimin bilateral, ministri i Jashtëm i Gjermanisë i ka thenë medias gjermane “Dojçe Welle” se qëndrimi i shtetit që ai përfaqëson lidhur me shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi mbetet i pandryshuar.

“Sa i përket idesë së këmbimit të territoreve ose ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ne nuk mendojmë se kjo kontribuon për stabilitetin në Rajon. Ajo që mbështesim ne është rifiilimi i shpejtë i dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke pasur si synim një marrëveshje të gjithanshme që t’i mundësojë të dy vendeve afrimin me BE.

LEXO EDHE:  Tomuschat: Haradinaj rrezikohet vetëm nëse ka akuza të reja

LEXO EDHE:  Peter Beyer: Jo ndryshimit të kufijve të Kosovës

Ne dëshirojmë një bashkëpunim konstruktiv me Rusinë, edhe nëse kemi ndryshime pikëpamjesh. Ne e kuptojmë po ashtu se është e rëndësishme që të ruhen marrëdhëniet e mira dhe lidhjet kulturore. Kjo nuk është në kundërshtim me antarësimin në BE”, ka vlerësuar ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ministri gjerman: Do t’ja dalim të gjejmë një zgjidhje për integrimin e Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Gjatë një prononcimi për “Dojçe Welle”, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, është pyetur lidhur me “momentin e hidhur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE” dhe mesazhin që ai do të përcjell Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës së tij në Shkup, si përfaqësues i  Gjermanisë vëndit të angazhuar fort nëpërmjet Procesit të Berlinit. Në përgjigjen e dhenë z.Maas ka përfshirë dhe fatin e mbrapshtë të integrimit të Shqipërisë, duke pohuar se  Gjermania është duke punuar për të arritur unanimitetin brenda BE-së.

“Për Gjermaninë është e qartë: Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë integrale e Europës dhe e ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian. Një pjesë e konsiderueshme e vendeve të BE, e mbështesin fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse kjo është edhe në interesin tonë strategjik. Por për këtë çështje na duhet unanimiteti brenda BE-së, dhe për të arritur këtë jemi duke punuar. Gjermania është duke luftuar me të gjitha forcat, për të arritur një qëndrim të përbashkët në BE, që bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë shpejt. Unë dua edhe një herë ta bëj këtë gjë të qartë në Shkup”.

“Nuk duket që Franca, presidenti Macron, dhe kundërshtarët e tjerë të zgjerimit të kenë ndër mend të ndryshojnë mendimin. Cila është strategjia juaj për Ballkanin Perëndimor nëse BE vazhdon ta bllokojë zgjerimin? Çfarë do të bëjë Gjermania?” ka qenë një tjetër pyetje e DW të cilës z.Maas i është përgjigjur:

LEXO EDHE:  Peter Beyer: Jo ndryshimit të kufijve të Kosovës

LEXO EDHE:  Percaktimi i kufijve me Malin e Zi, Haradinaj hap hartat e vitit 1974

“Forca e Bashkimit Europian ekziston në faktin se në fund ne gjithnjë gjejmë një zgjidhje, edhe kur temat janë të vështira. Unë jam i sigurt, se ne do ia dalim edhe kësaj herë. Presidenti Macron, ka shpjeguar se krah vazhdimit të reformave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, i domosdoshëm është edhe reformimi i procesit të zgjerimit në BE. Për këtë ne do të zhvillojmë javën e ardhshme bisedime intensive në BE.

Por, njëkohësisht edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë pa ndalur procesin e reformave, në mënyrë që të arrijnë suksese të tjera. Sidomos tani duhet që nëpërmjet sukseseve të binden edhe ata skeptikë që kanë mbetur. Gjermania do të angazhohet që të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE… Unë dua t’u jap zemër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si edhe vendeve të tjera të Rajonit që të vazhdojnë me konseguencë kursin reformues edhe për një arsye tjetër: Reformat nuk shërbejnë vetëm për afrimin me BE, ato janë të rëndësishme sepse janë në dobi të njerëzve. Forcimi i shtetit të së drejtës, luftimi me vendosmëri i korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar janë detyrat kryesore të çdo qeverie, që do të ardhmen e vendit të vet. Edhe opozita mban përgjegjësi. Konkurenca politike dhe idetë konkuruese, që janë të zakonshme dhe të domosdoshme në demokraci nuk duhet ta paralizojnë zhvillimin e vendit”.

 

LEXO TE PLOTE