Connect with Us

Debati për historinë/ Shpërthen Gjekmarkaj: Nuk po nderohen heronjtë e vërtetë

Politikë

Debati për historinë/ Shpërthen Gjekmarkaj: Nuk po nderohen heronjtë e vërtetë

Publikuar

-

Analisti Agron Gjekmarkaj është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Real Story”, ku po diskutohet lidhur me heronjtë që janë vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në prag të Festës të Çlirimit.

Gjekmarkaj u shpreh me tone mjaft të ashpra ndërsa tha se në Bulevard janë vendosur edhe fotot e atyre që përndoqën martirët e Kishës Katolike. Sipas tij  duhet të ketë patjetër një mea culpa nga historianët e shkrimtarët por edhe një kërkim falje nga ata që dhunuan shqiptarët nga 1945 deri në 1990.

“Bie dakord me thelbin e luftës antifashiste që në thelbin e saj ka qenë një gjë e drejtë. Nuk bie dakord me përmasat e saj por shifrat nuk e ndryshojnë thelbin. Sepse ne sot nuk dimë realisht cilat janë betejat e mëdha të kësaj lufte. Ne nuk dimë realisht se sa heronj kemi dhe sa dëshmorë kemi. Nëse kthehemi tek heronjtë, heronjtë tanë janë fatkeq dy herë gjatë historisë. Ne i kemi zhveshur ata nga miteca, i kemi zhveshur nga solemniteti, i kemi bërë objekt propagande, hiberbolash dhe mitologjish të paqena. Asnjë hero nuk do dëshironte të kishte një fat të tillë, siç kanë pasur heronjtë shqiptarë nga 1944 deri në 1990 në tekstet e shkollave të Shqipërisë. Unë kam qenë adoleshent kur ka ndryshuar regjimi por më pas kam pritur një reagim që nuk e kam gjetur as tek historianët, të cilët nuk pranuan kurrë të ishin vegla të regjimit.

Nuk e kam gjetur as tek shkrimtarët, të bëjnë një mea culpa, të revizionojnë vetveten dhe çfarë ndodhi? Ata për të mbrojtur të pavërteta që mbrojtën deri në ’90, vazhduan t’i mbrojnë dhe pas ‘90 sepse mbeten pa vepër, mbeten pa punë, mbeten pa rol dhe u bënë pjesë e mizanskenave politike duke ushqyer politikën ende me ideologji të rreme. Në qoftë se kthehemi tek kjo që ndodh në Bulevard, një pjesë e tyre janë heronj të vërtetë që meritojnë respekt. Do t’i referohesha një prelati, i cili vetë u bë martir At Gjon Shllaku që tha pak para se të pushkatohej: ‘Një vend që nuk respekton dëshmorët e vet është një vend që nuk meriton të ketë histori dhe nuk meriton të ketë as të ardhme’. Pra ne duhet t’i respektojmë dëshmorët tanë, por dëshmorët e vërtetë, jo listat e dëshmorëve dhe të heronjve që ka bërë byroja politike në Shqipëri.

Ka disa kategori të vrarësh. Kush e meriton statusin e heroit, e meriton ai që bie në përpjekje me okupatorin. E meriton Qemal Stafa, e meriton Vojo Kushi, Perlat Rexhepi, Branko Kadia, e meritojnë shumë të tjerë.

LEXO EDHE:  Çështja “Xhafaj”/ Bombë me plasje të vonuar

Nuk e meritojnë ata që kanë vrarë ballistët dhe janë vrarë nga ballistët. Nuk e meritojnë ata që kanë ndjekur Abaz Kupin dhe janë vrarë nga forcat e Abaz Kupit. Absolutisht jo.

Sepse deri në 1943, lufta ka qenë plurale, rezistenca ka qenë pluraliste. Nga Mukja deri në mbarim ka pasur të gjitha trajtat e luftës civile për pushtet. Komunistët e kuptuan dhe ka dokumente pafund që lufta ndryshoi thelbin për arsye pushteti, jo për arsye kauze, jo për arsye drejtësie.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ishte mbështetje për shqiptarët, jo për qeverinë”/ Meta mesazh Ramës për donacionet

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur ndërkombëtarët për dhënien e 1.15 milionë eurove për të rindërtuar banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kreu i Shtetit deklaroi në emisionin “Open” se këto donacione janë mbështetje për shqiptarët dhe jo për qeverinë.

“Nuk kam asnjë koment përveçse një duartrokitje, tani të punohet që këto para të shkojnë te qytetarët në nevojë. Kjo është një mbështetje për popullin shqiptar, jo për qeverinë. Qeveria ka patur dhe ka përkrahjen time, por transparenca u tregua nga të gjithë donatorët. Mua më intereson që këto ndihma të shkojnë te qytetarët shqiptarë dhe kjo është më e rëndësishmja”, u shpreh Meta.

LEXO EDHE:  Nuk do ta besoni se këto fakte historike janë të rreme

LEXO EDHE:  Teoritë shokuese që tregojnë anën tjetër të historisë

Presidenti tha se është gati të duartrokasë për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për të mirat që ka bërë, por theksoi se tani është primare që paratë të shkojnë atje ku duhet dhe të mos shpërdorohen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

1,15 miliardё euro/ Media gjermane: Dita e solidaritetit me Shqipёrinё

Publikuar

-

Nga

Asnjёherё mё parё nuk janё mbledhur kaq fonde nё formё grantesh e kredish nё ndihmё tё Shqipёrisё si kёsaj here nё Konferencёn e Donatorёve nё Bruksel. Nё sinjal inkurajues pёr shqiptarёt, se Europa nuk i harron. Me këto fraza e nis raportimin medi gjermane “Dojçe Welle”, duke i bërë jehon Konferencës falë të cilës Shqipëria ja doli të grumbulloj 1.15 miliardë euro ndihma për rindërtimin nga tërmeti.

7 shkurti mund tё quhet dita e solidaritetit tё Europёs me Shqipёrinё, vijon “DW”, duke shënuar: Asnjёherё mё parё nuk ishin bёrё bashkё kaq krerё shtetesh, ministra e pёrfaqёsues nga BE, si nё Konferencёn Ndёrkombёtare tё Donatorёve tё hёnёn nё Bruksel pёr tё mbledhur fonde pёr rimёkёmbjen e Shqipёrisё pas tёrmetit.

Solidaritet me Shqipёrinё

Konferenca “Sё bashku pёr Shqipёrinё” e organizuar nga Komisioni Europian nёn drejtimin e vetё presidentes sё KE, Ursula von der Leyen dhe presidentit tё Kёshillit tё BE, Charles Michel kishte njё synim. “Sot ёshtё dita qё tё tregojmё solidaritet ndaj shqiptarёve”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nё fjalёn e hapjes. Populli shqiptar e di, se e ka vendin nё familjen europiane, tha ajo, duke kujtuar tёrmetin e 26 nёntorit. “Shqipёria vetёm nuk ka shpatulla ta pёrballojё kёtё barrё”, por ne jemi kёtu qё tё themi, se do t’i qёndrojmё pranё Shqipёrisё, premtoi von der Leyen.

“Jemi tё gjithё njё familje e madh europiane”, tha presidenti i Kёshillit tё BE, Charles Michel. Me kёtё konferencё, ne duam tё themi, se shqiptarёt nuk “janё fqinj tё largёt tё BE, por pjesё integrale e kontinentit tonё.”

Katёr orё konferencё – por 1,15 miliardё euro tё mbledhura nё formё grantesh dhe kredish pёr Shqipёrinё nga vende tё BE e nga bota. Kur komisioneri i BE-sё pёr zgjerimin, Oliver Varhelyi lexoi shumёn e mbledhur, tha se kjo ishte pёrtej pritshmёrive. “Kjo ёshtё njё pёrpjekje e pёrbashkёt dhe falёndёroj tё gjithё kontribuesit.”

Fonde nga Europa dhe Ballkani

Gjermania, donatore kryesore nё Shqipёri ishte ndёr vendet e para qё i ofroi ndihmё tё menjёheshme teknike Shqipёrisё pas tёrmetit. Nё Konferencёn e Donatorёve ky vend dha njё kontribut prej 11 milionё eurosh pёr rikuperimin e dёmeve tё tёrmetit. Ministri i Jashtёm francez, Le Drian, i pranishёm nё konferencё nёnshkroi me kryeministrin, Edi Rama marrёveshjen pёr kushtet e krijimit tё Agjencisё Franceze tё Zhvillimit nё Shqipёri, njё agjenci qё do tё monitorojё e ndihmojё nё realizimin e projekteve nё vlerё 100 milionё euro.

LEXO EDHE:  Teatri, kullat, barbaria dhe nënshtrimi pa kushte ndaj Edi Ramës!

LEXO EDHE:  Çfarë e bën një udhëheqës vërtet të madh?/ 10 leksionet që na jep historia

Po ashtu Franca ofroi 60 milionё euro kredi. Ministri i Jashtёm i Italisё, Luigi di Maio bёri tё ditur, se janё identifikuar burimet financiare pёr 65 milionё euro ndihmё Shqipёrisё. Holanda ofroi 3 milionё euro, po ashtu shumё vende tё tjera europiane dhanё kontributet e tyre financiare. Peshёn mё tё madhe nё shumёn e fondeve tё mbledhura e mbajnё Banka Europiane e Investimeve, Banka Europiane pёr Zhvillim e Banka Botёrore, qё ofruan disa qindra milionё euro nё formё kredish e grantesh pёr Shqipёrinё.

Por kjo konferencё mund tё quhet edhe dita e solidaritetit fqinjёsor ballkanik. Kosova, qё dha ndihmёn e parё tё shpejtё dhe mbёrriti me forca shpёtimi brenda pak orёsh mё 26 nёntor, ofroi njё shumё ndihme prej 200.000 eurosh, krahas shumёs sё parё prej 500.000 eurosh. Kurse presidenti i Malit tё Zi, Milo Gjukanoviq, pjesёmarrёs nё konferencё bёri tё ditur se Mali i Zi do tё japё 500.000 euro ndihmё financiare. Kryeministrja serbe, Ana Brnabic premtoi nga Serbia njё grant prej 2 milionё eurosh. Premtime pёr ndihma nё forma tё ndryshme erdhёn edhe nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania e Greqia.

BE do tё jetё e pёrfshirё nё implementim

Me sa duket delegacioni shqiptar nё konferencё nuk e kishte pritur mbledhjen e njё shume tё tillё. Koordinatorja e programit kombёtar tё rindёrtimit, Milva Ekonomi, tha pёr pёr median gjermane “Deutsche Welle”, menjёherё pas konferencёs, se “kur lexoi komisioneri shumёn, m’u mbushёn sytё me lot. Ishte njё gёzim i paparё.” Habinё nuk e fshehu as kryeministri Rama, qё tha se sot flisnim mё parё me njёri-tjetrin se si do tё ishte rezultati i konferencёs. “Thamё, nёse do tё mblidhet 40% e shumёs sё nevojshme do kthehemi pa ankth, nёse mblidhen 50% e shumёs atёherё do ndjehemi tё suksesshёm, çdo gjё pёrtej 50%, nёse do ndodhte do ishte magjike.”

Megjithatё pas gёzimit pёr mbledhjen e parave nё deklaratat e pёrfaqёsuesve tё BE mund tё lexoje edhe sinjalin paralajmёrues pёr Shqipёrinё. Paratё duhet tё shkojnё nё vendin e duhur, dhe se duhet tё sigurohet transparencё nё pёrdorimin e tyre dhe llogaridhёnie. Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha pёr Deutsche Wellen, se implementimi do tё jetё çelёsi. “Korrupsion nuk do tё ketё dhe nuk do tё lejojmё tё ketё. Ne do tё  jemi tё pёrfshirё nё implementim.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

1.15 miliardë euro për rimëkëmbjen/ Rudina Hajdari del me kërkesën e fortë për Ramën

Publikuar

-

Nga

Deputejta Rudina Hajdari, ka falenderuar të gjithë shtetet që kontribuan për rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti në Konferencën e Donatorëve, ndërsa i bën thirrje qeverisë për transparencë të plotë në menaxhimin e fondeve.

“Impresionues solidariteti i treguar në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Falenderojmë të gjithë shtetet pjesëmarrëse për kontributin & mbështetjen e dhuruar për rimëkëmbjen nga tëmeti. Shpesojmë që këto kontribute të shkojnë në vendin e duhur dhe me transparencë të plotë,” shkruan Hajdari në twitter./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE