Connect with Us

Çudit Artan Lame/ Dy mijë pronarë në kodrën e Porto Palermos

Denoncim

Çudit Artan Lame/ Dy mijë pronarë në kodrën e Porto Palermos

Publikuar

-

Çmenduria e zaptimit të tokës vazhdon prej kohësh. Artan Lame, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës tha këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” se edhe Gjiri i Porto Palermos ka dalë me pronarë.

Sipas Lames edhe pse kjo zonë ka qenë historikisht tokë shtetërore, madje zonë ushtarake në kodrën e Porto Palermos janë rreth 2 mijë pronarë të cilët kanë parcela nga 100 metra.

Blendi Fevziu: Sa pronarë ka vetëm kjo kodër?

Artan Lame: Ma ha mendja mund të dalin 2 mijë.

Blendi Fevziu: 2 mijë pronarë vetëm në kodrën e Porto Palermos? Porto Palermo ka qenë zonë ushtarake. Si ka dalë me pronarë?

Artan Lame: Është ndarë me 7501. Kanë ndërruar bonitetin, e kanë kthyer nga shkëmb në tokë bujqësore dhe pastaj kanë filluar… Imagjino sikur secili këtu të bëjë vilën e vetë, do mbytin njëri-tjetrin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Veliaj braktis banorët e prekur nga tërmeti/ Qindra qytetarë në mëshirë të fatit, fotot që nxjerrin zbuluar kryebashkiakun

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim të një qytetari, banor i Kombinatit, e cila është një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj del në media e bën propagandë, sikur është pranë të dëmtuarve, denoncuesi ka sjellë foto që tregojnë një tjetër realitet.

Në foto janë mbi 10 pallate të cilat kanë pësuar dëme, ndërsa qytetari thekson se edhe pse ka kaluar një javë nga tërmeti tragjik asnjë zyrtar i Bashkisë së Tiranës nuk ka shkuar pranë tyre.

“Përshendetje Z. Sali Berisha unë që po të shkruaj jam banor i Kombinatit në një prej lagjeve më të dëmtuara të Tiranës, ne rrugën e Qelqit.
Ka kaluar me shumë se një javë dhe akoma nuk kanë ardhur ekspertët dhe inxhinierët për të vlerësuar dëmin e pallateve të Pupulitëve dhe disa silikatë. Mund tju dërgojë dhe disa foto të pallateve 116,121,126,62,63,64,69,70,71,73,76

Arsyeja që po ua dërgojë këtë mesazh ne këtë orë të vonë është: Nuk po na lënë ëndrrat e këqia sikur po bie tërmet dhe zgjohemi menjëherë duke dal nga shtëpia. Nuk e di a i vret ndërgjegjja këta që janë përgjegjës apo jo!? Si mund ti zë gjumi rehat kur mbi supe kanë në plrgjegjësi jetët tona?!
Ne si banorë kërkojmë sa më shpejt të vlerësohet dëmi dhe të dimë çfarë të bëjme.
Flm nëse bëhesh zëri ynë dukë e publikuar, mbase vihen në lëvizje!”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Fiks Fare” sjell historinë e të mbijetuarit të tërmetit/ Si arriti të shpëtoja nga vrima e vogël e betonit!

Publikuar

-

Nga

Pas 4 orësh nën rrënoja, Lavdosh Petoshati, sipërmarrës nga Durrësi, lutej për jetën dhe falenderonte Zotin që familja e tij, një kat më lart, i mbijetoi tërmetit. Dëmet e mëdha në biznesin e tij, nuk e ndaluan të dhuronte 5 milion lekë për të dëmtuarit nga tërmeti.

Emisioni “Fiks Fare” solli historinë e një familjeje që i mbijetoi tërmetit shkatërrimtar ku në ato momente ata ishin në ambientet e biznesit. Kompania private e Lavdosh Petoshatit është e vendosur që në fillim të viteve 2000 në Shkozet të Durrësit. Lidhja e ngushtë që ka me biznesin por edhe me punëtorët e tij, e kanë bërë të krijojë një ambient familjar brenda fabrikës.

Gjatë mëngjesit të së martës ai bashkë me bashkëshorten, vjehrrën por edhe vajzën 5 muajshe ndodheshin në këtë ambient. Lavdoshi e tregon me shumë emocion momentin e tërmetit dhe sytë e tij, mbushen me lot sa herë përmend vajzën e mitur. Shpërthen në ngashërim sa herë përmend punëtorët e tij, të cilët pas rënies së tërmetit lanë familjet e tyre dhe nxituan për ta shpëtuar. Ai tregon tmerrin që përjetoi momentet e para kur u gjet i bllokuar nën rrënoja. Shpirti ju çel kur dëgjoi zërin e gruas, vjehrrës dhe vajzës. Ai u qetësua sapo mori vesh që ato ishin mirë. Me gjithë forcën thërriste dhe godiste hekurat, por bashkëshortja nuk e dëgjonte dot. Ai u mundua të jepte shenja jete dhe fatmirësisht nuk u braktis.

Në godinën katër katëshe e cila u shemb e gjitha që në sekondat e para të tërmetit, të parët që erdhën në ndihmë ishin punëtorët dhe grupet shpëtimit të ngritura nga vetë banorët. Më pas mbërriti zjarrëfikësja dhe ambulanca. Pas 4 orësh nën rrënoja është bërë e mundur që ai të nxirret nga një vrimë betoni. Ai tregon se ishte i vetëdijshëm, por mban mend shumë pak. Kujton se në momentet e fundit, një nga punëtorët hyri vet në vrimë, për ta nxjerrë që aty.

“Mendoja se ajo ishte godina më e fortë në Durrës, por nuk rezultoi ashtu. Jam i shokuar.Është e tmerrshme ajo çfarë ka ndodhur” rrëfen mes lotësh zoti Petoshati. Ai tregon se godinën e kishte blerë nga një ndërtues në fillim të viteve 2000, me leje ndërtimi, hipotekë etj. Të gjitha brenda rregullave. Por në fund tërmeti tregoi se dëmet më të mëdha ndodhen pikërisht në këto godina. Ndërsa repartet e vendosura në ambiente të ndërtuara para viteve 90 qëndrojnë në këmbë, të forta.

Biznesi ka pësuar shumë dëme, dhe nuk dihet nëse do të marrin veten nga e gjithë kjo situatë, por kjo nuk e ka ndaluar të dhurojë 5 milion lekë për të prekurit nga tërmeti. “Nëse do të kisha qenë mirë, nuk e di se çfarë do të kisha bërë” -shtoi ai.
Pas shpëtimit, ai dhe familja gëzojnë shëndet të plotë dhe në ndërtesë nuk ka njerëz të tjerë nën rrënoja, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.

“Është një mrekulli që jemi gjallë. Jemi 4 të mbijetuar nga një tragjedi e madhe. Zoti ishte me ne” -me këto fjalë mbyll edhe rrëfimin e tij. Rrëfim që s’mund të ishte i lehtë për një sipërmarrës që ndjen përgjegjësi, jo vetëm për familjen, por edhe për 300 punëtorët e tij, që nuk e braktisën në ditën e tyre më të keqe./Top Channel

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në “Fiks Fare” / Çfarë fshihet pas shëmbjes së hotel “Palmës”

Publikuar

-

Nga

Tërmeti shkatërrimtar që goditi vendin tonë mëngjesin e të martës përveç humbjes së jetëve, la pas edhe shumë godina të shembura dhe objekte në rrezik shembje, sidomos në qytetin e Durrësit.

Në gërmadhat e tyre humbën jetë njerëzish nga fëmijët e deri tek të moshuarit. Shumë prej tyre nuk arritën që të nxirreshin në kohë nga gërmadhat dhe humbën jetën. Pavarësisht këmbënguljes dhe punës së palodhur të bërë nga skuadrat e shpëtimit.
Pas kësaj katastrofe natyrore, gati një javë pas tërmetit, ku shumë banorë kanë humbur jo vetëm familjarë por edhe banesa apo investimin e një jetë të tërë, prokurorinë duket sikur e ka zënë gjumi. Identifikimi i objekteve të shembura është shumë e lehtë për t’u bërë, por ende nuk ka asnjë të ndaluar për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen, asnjë ndërtues, drejtues teknik, kryetar bashkie apo koluaudatorë që kanë firmosur lejet e ndërtimit apo relacionet e këtyre lejeve, nuk është ndaluar.

Një ndër këto objekte, ishte dhe Hotel Vila Palma në zonën e plazhit Durrës që u shemb gjatë tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Në rrënojat e këtij hoteli humbi jetën një person, ndërsa skuadrat e shpëtimit pas shumë orësh kërkime fatmirësisht arritën që të nxjerrin që aty të gjallë tre persona.
Hotel Vilma Palma është ndërtuar që në vitin 2005. Leja e ndërtimit për këtë objekt, fillimisht 4 katësh është dhënë në vitin 2005 nga ish Komuna Rrashbull.

Investitor ishte Dëshira Qato, në atë kohë Drejtore Urbanistike. Sipas dokumentacionit rezulton se në vitin 2008 është marrë një tjetër shtesë kati, lokal plus papafingo. Sot pavarësisht se leja është dhënë për 6 kate, nuk ka asnjë informacion nga Njësia Administrative Rrashbull për dy kate të tjera shtesë, të cilat mendohen të jenë bërë pa leje. Fiksi u interesua pranë kësaj njësie ku intervistoi edhe inxhinierin Pasho Beqiri, i cili në atë kohë ka qenë edhe sekretar i KRRT-së. Kohë kur është dhënë leja e ndërtimit. Sipas tij dhe dokumentacionit që rezulton në ish komunë, leja e ndërtimit është dhënë në bazë të një relacioni të sjellë nga ndërtuesi dhe investitori. Ai pretendon se janë pikërisht këta të fundit bashkë me supervizorin dhe kolaudatorin që duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë tragjedi që ka ndodhur.

Ai thotë se konstruksioni metalik mund të jetë edhe shkaku i rrëzimit të objektit, i favorizuar edhe nga katet shtesë. Gjatë shfletimit të dokumentacionit u vu re, që nëse investitori ishte Dëshira Qato, kolaudimi i objektit ishte bërë nga Arben Qato, bashkëshorti i saj.

Emri i Dëshira Qatos nuk është një emër i panjohur për publikun. Në fillim të vitit 2019 ajo ishte një nga punonjësit e bashkisë Kavajë, të cilën IKMT, e kallëzoi penalisht nën akuzën, shpërdorim detyre, si Drejtore e Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave.

Ajo akuzohet që së bashku me një grup punonjësish duke vepruar ,apo mosvepruar, në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik në të paktën shtatë objekte shumë katëshe të ngritura në territorin e Bashkisë Kavajë. Në dosjen e ndërtimit të Vilmës Palma, rezulton se ish drejtoresha e Drejtorisë Urbanistike Golem, dhe së fundmi Drejtore Urbanistike në Kavajë të jetë një nga pronaret dhe investitorja e Hotel Vilma Palma. Ndërsa bashkëshorti i saj, Arben Qato ishte kolaudatori i këtij ndërtimi i cili ka firmosur dhe vulosur se objekti ishte ndërtuar brenda të gjitha parametrave.

Objekt mbi të cilën u shtuan nga viti në vit katet, deri sa nuk mbajti më, dhe fuqia e tërmetit shkatërrimtar e shembi duke zënë poshtë 4 persona, ndër të cilët fatkeqësisht, njëri prej tyre humbi edhe jetën./ Top Channel/

LEXO TE PLOTE