Connect with Us

“BE na lë në baltë”/ Zhgënjim në Maqedoninë e Veriut

Kosova & Rajoni

“BE na lë në baltë”/ Zhgënjim në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Njerëzit në Maqedoninë e Veriut janë të zhgënjyer nga BE dhe kryeministri i tyre. Besimi te demokracia është tronditur thellësisht.

Është bërë vjeshtë në Shkup. Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut përgatiten për dimrin. Në përgjithësi, klima është ftohur. Që kur vetoja e Presidentit francez Emmanuel Macron bllokoi negociatat e pranimit të këtij vendi në BE, gjendja shpirtërore e njerëzve ka rënë përtokë. Në pranverë, kryeministri Zoran Zaev ka planifikuar zgjedhje të reja. Ai kishte kërkuar shumë nga maqedonasit: një ndryshim të emrit me shumë premtime paraprake nga Brukseli. Maqedonia e Veriut duhet të bëhej anëtare e BE, kjo për shumë njerëz qe e qartë. Tani njerëzit ndihen të braktisur, besimi në politikë është errësuar nga zhgënjimi.

“Nuk do të interesohem më për politikën”, shpjegon një informaticien 29-vjeç. “Dhe me siguri nuk do të shkoj më të votoj. Gjithsesi nuk ka rëndësi.” Po përhapet ndjenja e dorëzimit. As politika e brendshme, as ajo e jashtme nuk ecin vërtet në Maqedoninë e Veriut. Popullariteti i qeverisë ka rënë ndjeshëm. E njëjta gjë vlen edhe për Brukselin: “BE na lë në baltë”, thotë një shitës 52-vjeç.

Nord-Mazedonien David-Maria Sassoli im Parlament in Skopje (DW/P. Stojanovski)
Presidenti i Parlamentit Europian, Sassoli foli në Parlamentin e Shkupit më 5 nëntor

Shqetësimi për stabilitetin

Që në shtatorin e kaluar, kur Zaevi mbajti një referendum për të siguruar mbështetjen e popullit për ndryshimin e emrit, filloi mosbesimi ndaj qeverisë. Pasi votuan shumë pak njerëz votimi u konsiderua i pavlefshëm. ”I gjithë referendumi ishte shumë i paqartë. Kushtet e ndryshimit të emrit ishin jotransparente dhe njerëzit nuk e dinin, se për çfarë po votonin. Nuk bëhej fjalë as për një plan kohor ”, thotë një psikologe 32-vjeçare. Tanimë shumë të rinj shqetësohen për stabilitetin në Maqedoninë e Veriut: “Kam frikë se situata politike do të përshkallëzohet. Është shumë i rëndësishëm integrimi i vendit në BE në këtë kohë. Me zgjedhjet e reja, tani ekziston një shans që të marrë përsëri frenat një parti ekstremisht e djathtë,” shpjegon një studente duke iu referuar një partie opozitare. Ajo është e zhgënjyer nga BE. A ka ndonjë shans në zgjedhjet e parakohshme Zaevi, këtë ajo nuk e di: “Për herë të parë nuk mund të vlerësoj të ardhmen e vendit. E gjitha që di është se situata është e keqe “.

Shumë pak reforma

LEXO EDHE:  Rekomandimi i KE/ Basha: Vendim i rëndësishëm, por Gjermania ...

Në një sondazh të realizuar nga stacioni televiziv i afërt me opozitën, SITEL TV në Shtator, LSDM-ja Socialiste e Zaev-it ishte tre përqind pas konservatores VMRO-DPМNЕ, e cili tani shpreson të kthehet në pushtet. Në ç’masë ka ndryshuar gjendja si rezultat i vendimit të Brukselit, kjo do të dalë në pah.

Zaneta Trajkovska nga Instituti i Shkupit për Studime të Komunikimit sheh mbi të gjitha dështimet e shumta të qeverisë si një kërcënim për Zaevin: “Qeveria ka hyrë në marrëveshje jotransparente me opozitën në mënyrë që të ndryshojë kushtetutën, për ndryshimin e emrit. Dhe: në dy vitet e fundit asnjë rast i korrupsionit nuk është trajtuar deri në fund. Njerëzit nuk dinë kujt t’i besojnë ”.

Zoran Zaev Premierminister von Nord Mazedonien (DW/P. Stojanovski)

Kjo nuk vlen vetëm për vetë qeverinë, por edhe për gjyqësorin, policinë dhe median. Ka edhe një mungesë të reformave të dukshme në arsim dhe shëndetësi. Në të njëjtën kohë, kryeministri kishte premtuar që do t’i jepte fund korrupsionit, do të përmirësonte jetën për qytetarët në të gjitha fushat dhe se do ta vendoste vendin në një kurs demokratik; drejt BE dhe jashtë izolimit ekonomik. Sidomos të rinjtë kishin shpresuar për përmirësime me kryeministrin socialdemokrat.

Nuk është vetëm Evropa

Por deri në pranverë ka ende shumë kohë. Ende është shumë herët për parashikime, shkruan gazetari Aleksandar Srbinovski, për sa i përket Evropës: “Njerëzit janë të zhgënjyer. Kjo as që diskutohet. Europa duket se përsëri është bërë e largët. Por unë mendoj se kjo situatë mund të rregullohet.” Por nëse nuk do të gjendet zgjidhje me Evropën, Srbinovski sheh një rrezik tjetër: “Nga zhgënjimi i tanishëm i njerëzve pas vendimit nga Brukseli mund të përfitojnë palë të treta. Rusia dhe Kina mund të përfitojnë nga kjo. Situata aktuale në vend u jep hapësirë lëvizjeje fuqive të tilla ekonomike”.
Një gjë është e sigurt: marrëveshja për emrin me Greqinë konsiderohet një shembull pozitiv në një rajon politik dhe ekonomikisht të paqëndrueshëm. BE më parë vlerësohej si garant i stabilitetit. Por besimi në demokraci dhe në sundimin e ligjit përmes një lidhjeje me Perëndimin ka filluar të lëkundet./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Dhunoi lypsarin/ Avokati nuk pendohet: Më përmendi nënën

Publikuar

-

Nga

Videoja e avokatit të njohur Tomë Gashi duke përbuzur një lypës në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, bëri xhiron e rrjetit pak ditë më parë.

Avokati shihej i irrituar dhe vihej re që ai i gjuajti me shqelm parave që lypësi kishte mbledhur nga qytetarët, ndërsa të pranishmit thanë se Gashi e ka poshtëruar atë me fjalë të ndyra.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i avokatit, i cili nuk shpreh aspak pendesë për veprimin që bëri, pasi pretendon se i ka përmendur nënën.

“Këta janë punëtorë të njerëzve me Mercedesa dhe për këtë situatë nuk ka ndërmarrë askush asgjë. Të kisha goditur unë lypsarin ai nuk do të kishte qëndruar aty fare. Ju nuk e dini se çfarë ka thënë ai person. Po ta përmendë ty nënën, si të duket?”, tha Gashi për Klan Kosovën.

“Nuk e shoh të arsyeshme të kërkoj falje për goditje të plastikës, kjo më duket budallallëk. Ata janë një grup i organizuar prej kriminelëve. Me qindra herë janë thirrur organet kompetente. Atë ditë kam qenë duke ardhur në emisionin Info Magazine dhe gjatë rrugës unë i kam kërkuar lypsarit që të largohet nga aty.  Ato çfarë ai (lypsari) ka folur ndaj meje, mos të kishte qenë kontrolli im, ai do të kishte përfunduar shumë ndryshe”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Ngjela “sulmon” opozitën/ Zbulon ultimatumin e BE

LEXO EDHE:  Lojërat e dështuara të Bashës dhe lobimi në PPE

Më tej, avokati thekson se punonjësit e policisë i kanë thënë se nuk kanë çfarë t’i bëjnë./ CNA.al

Video – Avokati dhunon lypësin në mes të qytetit

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pompeo: Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës, thelbësore për Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në urimin e tij me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës tha se sovraniteti dhe pavarësia e saj mbeten thelbësore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor.

Në urimin e tij ai shkruan se “për më shumë se një dekadë të dy vendet tona kanë gëzuar një partneritet të fortë mbështetur në vlera të përbashkëta. Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës mbeten thelbësore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor. Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën në udhëtimin tuaj drejt integrimit në institucionet transatlantike dhe do të vazhdojnë të punojnë për të forcuar sundimin e ligjit, për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të nxitur përparimin ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës”,raporton radioja amerikane “VOA”.

Sekretari Pompeo shkruan se pas zgjedhjeve të fundit dhe formimit të qeverisë, Kosova ka një mundësi të ripërtërirë për të realizuar mundësitë e saj të plotë si për qytetarët ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje.

LEXO EDHE:  Ngjela “sulmon” opozitën/ Zbulon ultimatumin e BE

LEXO EDHE:  Përfaqësuesja e lartë e BE do vizitojë Tiranën

“Jemi inkurajuar nga ngjarjet e fundit që sinjalizojnë një lëvizje drejt lehtësimit të investimeve, turizmit, dhe lidhjeve tregtare dhe të njerëzve me Serbinë, të cilat paraqesin themelet për përparim të mëtejshëm në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në të ardhmen e afërt”, shkroi sekretari Pompeo në urimin e tij për përvjetorin e 12-të të pavarësisë së Kosovës.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shpërndahet Kuvendi/ Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Nga

Sot u shpërnda Kuvendi i Maqedonisë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të zhvillohen më 12 prill.

Sipas “INA”, për shpërndarjen e parlamentit pro votuan 108 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Me këtë vendim, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme që do të jenë më 12 prill.

Zgjedhjet do të organizohen nga Qeveria teknike me mandat 100 ditësh. Përbërja e deritanishme parlamentare e përbërë nga 120 deputetë, ishte e dominuar nga LSDM, VMRO-DPMNE, por edhe nga partitë shqiptare BDI, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa, PDSH, etj.

LEXO TE PLOTE