LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha me të rinjtë në Shkodër/ Po përjetojmë periudhën më të errët

6 Nëntor 2019, 16:45, Opinione CNA
Basha me të rinjtë në Shkodër/ Po përjetojmë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit ?Rrugëtimi për Shqipërinë?, është ndalur sot në qytetin e Shkodrës.

Gjatë fjalës së tij para të rinjëve, Basha u ndal tek raporti i Bankës Botërore, teksa theksoi se sot situata me korrupsionin në vend është më keq se 6 vite më parë.

“Ajo që po përjetojmë sot nuk karahasohet as me periudhën më të errët të stanoacionit. Raporti i BB thotë se korrupsipni është dyfishuar krahasuar me vitin 2013 dhe është më keq se në vitin 2005

Plaga më e madhe, plaga e emigracionit të rinisë. Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj.

Koha të bëhemi bashkë për ti dhënë zgjidhje probleme dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet, duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëri i ka mundësitë ti japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund?, është shprehur Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga