Connect with Us

Atentati në Shkozet/ Gjykata lë në burg Redjan Rrajën

Kronika

Atentati në Shkozet/ Gjykata lë në burg Redjan Rrajën

Publikuar

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg” për Redjan Rrajën, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Gjykata ka vendosur burg pa afat për 34 vjeçarin.
Mësohet se në makinën e braktisur që u gjet pas atentatit, janë gjetur syzet e Redjan Rrajës. Gjurmët e gishtave në syzet e gjetura zbuluan se Redjan Rraja fshihet pas atentatit në Shkozet.

Kujtojmë se Redjan Rraja është nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Drogë dhe makina luksoze/ Pranga dy shqiptarëve në Francë

Publikuar

-

Dy shqiptarë, janë arrestuar nga policia franceze, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Shqiptarët e moshave 20 e 30 vjeç, të dyshuar si kapo të rrjetit të drogës në Alta Savoia, mbaheshin prej kohësh nën mbikëqyrje nga policia.

Gjatë kontrollit, atyre iu gjet nën kofanon e makinës rreth 100 mijë euro të fituar nga trafiku i drogës.

Me udhëtime të shpeshta nga Franca në Shqipëri, dy shqiptarët pastronin paratë e shumta që fitonin nga droga me blerjen e makinave luksoze.

LEXO EDHE:  Arrestohet 23 vjeçari/Ishte dënuar me 20 muaj burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Autoritetet thonë se ata kanë blerë të paktën 30 makina në 18 muajt e fundit.

Gjatë kontrollit të banesave, policia gjeti dhe një sasi droge gati për t’u hedhur në treg me vlerë thuajse gjysmë milion euro.

Dy trafikantët kishin në shtëpi një kile e gjysmë heroinë shumë të pastër dhe 160 gramë nga e njëjta lëndë gati për përdorim; një kile e 600 gramë kokainë, një kile e 100 gramë produkte përzierjeje dhe 60 mijë euro./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të dënuar për vrasje/ Ekstradohen dy shqiptarë

Publikuar

-

Ekstradohen dy shqiptare per vrasje

Interpol Tirana në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka ekstraduar këtë të premte dy persona të shpallur në kërkim për vrasje.

Sipas njoftimit të policisë, të ekstraduarit janë shtetasit Festim Rusi, alias Besim Rusi 40 vjeç si dhe Sherif Gjini.

“Vijon bashkëpunimi midis Interpol Tirana dhe Homologëve.

Ekstradohen drejt vendit tonë dy shtetas të dënuar për vrasje.

Interpol Tirana ekstradon nga Italia drejt vendit tonë, një 40-vjeçar shqiptar, i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia shqiptare për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psiqike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Ekstradohet dhe nga Greqia një 58-vjeçar shqiptar, i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia shqiptare për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit midis Interpol Tirana dhe Interpol Roma, u bë arrestimi në Romë dhe më pas ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Festim Rusi, alias Besim Rusi 40 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

LEXO EDHE:  Arrestohet vrasësi i shqiptarit në Londër

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2001, shtetasi Festim Rusi alias Besim Rusi, në fshatin Metalliki në Greqi, pas një debati për motive të dobëta ka vrarë me armë të ftohtë thikë, shtetasin A. R.

——————————–

Po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi i shtetasit shqiptar Sherif Gjini 58 vjeç, lindur në Elbasan. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psiqike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2005, në fshatin Linas të Komunës Mollas në Elbasan, shtetasi Sherif Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin A. A.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Athinën, u bë i mundur arrestimi i tyre në Itali dhe Athinë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Të dy shtetasit e ekstraduar ju dorëzuan përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, thuhet në mkoftimin e plotë të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U tejkaluan afatet e paraburgimit/ Shuhen masat për 4 anëtarët e grupit “Bajri”

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Shkallës së Parë Krime të Rënda Tiranë, ka pranuar sot kërkesën e avokatit mbrojtës të katër anëatrëve të grupit “Bajri”, Safet Bajri, Ilir Bajri, Asmer Bilali dhe Ismet Idrizi duke shuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë, sipas BW, nesër pritet të zhvillohet seanca për verifikimin e kushteve të sigurisë për masën e sigurisë “arrest me burg”, te vendosur me datën 20 nëntor.

LEXO EDHE:  Arrestohet vrasësi i shqiptarit në Londër

Aktualisht 4 anëtarët e grupit ‘Bajri’ qëndrojnë në paraburgim. Kujtojmë se ata u arrestuan në vitin 2018 në sajë të operacionit të koduar ‘Oazi’.

LEXO TE PLOTE