Connect with Us

Atentati ndaj prokurorit Ndoji/ Basha: Kur preken interesat e qeverisë, tregohet kallashi

Politikë

Atentati ndaj prokurorit Ndoji/ Basha: Kur preken interesat e qeverisë, tregohet kallashi

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga takimi me të rinjë në Shkodër përmendi edhe atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arian Ndoj.

Sipas Bashës, bandat në qeveri e goditën atë me “Kallash”, sapo Ndoj preku interesat e tyre në Gjirin e Lalëzit.

“A e patë se çfarë bëri Rama në Shkodër, vuri një person që e kapte dekriminalizimi. Ashtu veproi edhe në Vorë me Agim Kajmakun, edhe në Vaun e Dedës me Mark Babanin. Shqiptarët shkëlqejnë kudo, ndërsa këta zgjedhin kriminelët në krye. Po ashtu, ndodhi edhe me një prokuror, të cilin edhe ne e kemi denoncuar për lidhje me krimin, që  kur preku interesat e tyre, i treguan kallashin. Beteja bëhet për tokat në Gjirin e Lalëzit, ku bandat qeveritare luftojnë me kallash e nuk lejojnë askënd t’i prekë në interesa”, theksoi Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta tregon pse është kapur pas Dvoranit/ Paralajmëron “luftë” dekretesh

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se mazhorancës do t’i përgjigjet vetëm me kthime dekretesh, për çdo sulm ndaj tij.

“Ata përgjigjen me veprime antikushtetuese dhe kriminale, unë do përgjigjem vetëm me dekrete”, deklaroi Meta.

Kreu i shtetit e cilësoi të qëllimshme dhe mafioze atë që është bërë me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

“Është veprimtari mafioze, është e qëllimshme, ata gënjejnë edhe njëri tjetrin. Ata janë të rrezikuar të gjithë, për pronat e tyre, sovranitetin e tyre, ka vetëm një gardian në fund, që është Gjykata Kushtetuese. Ata të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan, unë do ta bëj punën time me përgjegjshmëri”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

LEXO EDHE:  Koalicioni PD-PDIU/ Zbardhen pikat e marrëveshjes Basha-Idrizi

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohet pularia që i dha vezët Lulit

“Unë do kthej dekrete, kushtetuese, të ligjshme, ata janë një parlament me probleme të mëdhaja kushtetuese, edhe zëvendësimet e opozitës janë antikushtetuese”, vijoi më tej presidenti.

Teksa u pyet për sulmet ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Meta theksoi se Ardian Dvorani duhet ndëshkuar që mos përsëritet më kjo ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuza e fortë e Metës/ Maxhoranca po rrëmben Gjykatën Kushtetuese për të mbyllur PPP-të

Publikuar

-

Nga

Kreu i qeverisë Ilir Meta i ftuar në emisionin “Open” ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës, teksa tha se po tenton të rrëmbejë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mbyllur çështje të hapura si PPP-të me vlerën e madhe 1 miliard euro.

“Maxhoranca e thirri Venecian, për t’u tallur me Venecian. E thirrën sepse u acaruan për Dovranin. Këta miratuan natën ligjin pë të cilën thirrën Venecian. Duan të dhunojnë Kushtetutën në mënyrë fragrante. Jemi bërë shteti më qesharak në botë falë kësaj mazhorance të papërgjegjshme, e cila fton Venecian që të na lexojë nenin 179 në Kushtetutë që e ka shkruar vetë Venecia.

U shqetësuan për kallëzimin ndaj Dvoranit dhe çfarë bënë? Një ditë para se Venecia të vinte, këta miratuan ligjin natën dhe të fusin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nga oxhaku dhe të dhunojnë Kushtetutën në mënyrë të hapur dhe flagrante. Nuk e thirra Venecian se më vinte turp t’i thirrja dhe t’i pyesja pse e keni shkruar kështu.

LEXO EDHE:  Qeveria e përfshirë në skandale/ Përse Basha nuk i djeg mandatet?

LEXO EDHE:  Flet Arben Imami/ Qeveri skandalesh, opozita e ka lënë në vullnetin e Ramës të qëndrojë ose jo

Nuk është interpretim këtu. Kushtetuta është e qartë. Mazhoranca thotë se do ta vjedh unë atë që të takon që këto PPP-të që janë 1 miliardë euro dhe të gjitha çështjet e tjera t’i mbyllë. Parlamenti i tha që atë ligjin e miratuam dje mos e fusni. Si do të ndiheshit ju? Çdo gjë që është shkruar në Kushtetutë është bërë nga Venecia. Këtu kemi të bëjmë me rrëmbim të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese””, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ishte mbështetje për shqiptarët, jo për qeverinë”/ Meta mesazh Ramës për donacionet

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur ndërkombëtarët për dhënien e 1.15 milionë eurove për të rindërtuar banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kreu i Shtetit deklaroi në emisionin “Open” se këto donacione janë mbështetje për shqiptarët dhe jo për qeverinë.

“Nuk kam asnjë koment përveçse një duartrokitje, tani të punohet që këto para të shkojnë te qytetarët në nevojë. Kjo është një mbështetje për popullin shqiptar, jo për qeverinë. Qeveria ka patur dhe ka përkrahjen time, por transparenca u tregua nga të gjithë donatorët. Mua më intereson që këto ndihma të shkojnë te qytetarët shqiptarë dhe kjo është më e rëndësishmja”, u shpreh Meta.

LEXO EDHE:  Faktet/ Lulzim Basha i tradhëtoi të gjithë

LEXO EDHE:  Flet Arben Imami/ Qeveri skandalesh, opozita e ka lënë në vullnetin e Ramës të qëndrojë ose jo

Presidenti tha se është gati të duartrokasë për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për të mirat që ka bërë, por theksoi se tani është primare që paratë të shkojnë atje ku duhet dhe të mos shpërdorohen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE