Connect with Us

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, më i fundit/ Artan Hoxha numëron krimet e “harruara”

Denoncim

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, më i fundit/ Artan Hoxha numëron krimet e “harruara”

Publikuar

-

Për gazetarin investigative të kronikës së zezë, Artan Hoxha, atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, i cili ra në pritën e ngritur pranë mbikalimit të Shkozetit, është më e fundit ngjarje kriminale, por jo e para. Ajo është vazhdim i ngjarjeve të mëparëshme për të cilat Durrësi mban kampion, dhe nuk do të jetë e fundit përsa kohë autorët e këtyre krimeve të mbeten të pandëshkuar.

Kështu është shprehur Hoxha nga studioja e emisionit “Byro” në TV “ABC NEWS”, ku “Rrjeta e atentatit ndaj Prokurorit”, është temë diskutimi.

Duke dashur të jetë konkret me deklarimet e tija Hoxha ka rreshtuar serinë e krimeve të renda që edhe pse kanë kaluar vite ende kanë mbetur të pazbardhura. Madje edhe pse jo pak autorë të tyre dihen.

“ Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Ikonomi, i cili nuk pranoi të bëhej palë me kriminelët e pronave, vrasja e ish punonjësit të shërbimit sekret, Isa Copa….Vjedhja e serverave dhe dosjeve të prokurorisë së Durrësit, rrahja barbare e avokatit Ilia Ilia kanë mbetur pa u zbardhur”, ka thenë Hoxha, duke theksuar se atentati ndaj prokurorit Ndoj është më i fundit.

LEXO EDHE:  "Videoja kompromentuese, shantazh i Presidencës"/ Artan Hoxha: Prokuroria të nis hetimet

“ Kanë bërë sikur janë hetuar por në fakt nuk kanë vepruar. Asgjë nuk kanë zbardhur, asnjë konkluzion nuk është publikuar… Vërtetë në Durrës situata e kriminalitetit është e rendë, por kush duhet ti ndëshkojë kriminelët, populli?”, ka ngritur zerin i revoltuar gazetari Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Video/ Mësuesi dhunon barbarisht nxënësin

Publikuar

-

Nga

Një video me pamje shokuese, është publikuar nga faqja “JOQ Albania” , ku shihet se si një mësues  dhunon barbarisht një nxënës gjatë orës së mësimit.

Personi që ka dërguar videon, shkruan se ngjarja në fjalë është filmuar në shkollën ‘Isa Boletini’.

Në video shikohet se si mësuesi e kap nxënësin prej veshi dhe i shkund kokën disa herë.

LEXO EDHE:  Vdekja “misterioze” e Xhevat Hanas, nën hetim nga antimafia italiane”/ Artan Hoxha zbulon detaje

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon përse vettingu filloi nga policët/ Ja cilët janë peshqit e mëdhenj

Pamje të tilla tregojnë se në çfarë gjendje të mjeruar është arsimi në vendin tonë.

Për më shumë pamjet flasin vetë./CNA.al

Pamje tronditëse/ E kap prej veshi e i shkund kokën, mësuesi dhunon pa pikë turpi nxënësin on Vidnews.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Fiks Fare” sjell pas tërmetin/ Përlotet babai: Fëmijët më flenë në çadër, gruan e kam për të lindur

Publikuar

-

Nga

Në zonat rurale të Tiranës, dëmet nga tërmeti janë të konsiderueshme. Shumë familje kanë mbetur ende jashtë banesave dhe jetojnë akoma në çadra verore, edhe pse temperaturat kanë filluar të shkojnë në minus. Në zonën e Ndroqit shumë banesa janë ende të pavlerësuara nga Inspektoriati i Ndërtimit.

Fondet e dhëna për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i shtatorit shumë familje i kanë refuzuar. Ndërkohë nuk është bërë akoma vlerësimi për dëmet e tërmetit të nëntorit.

“Fiks Fare” ishte në zonën e Ndroqit në Tiranë ku rreth 120 familje kanë mbetur në qiell të hapur që prej tërmetit të shtatorit. Rreth 10 prej tyre kanë kërkuar bonus qiraje, por nuk u është miratuar. Shumë prej tyre jetojnë në çadra verore të përshtatura për këto ditë të ftohta dimri. Disa familje kanë refuzuar të marrin dëmshpërblimin për tërmetin e shtatorit, pasi pagesa nuk mbulon dot as çerekun e dëmeve që mund të kenë banesat e tyre.

Në lagjen e re Ndroq, jetojnë nën të njëjtin kulm tre vëllezër të familjes Elezi. Ana e shtëpisë të njërit prej tyre në vitin 2013 ish shpallur e pabanueshme, pasi kishte pësuar rrëshqitje dheu. Në atë kohë kjo familje, edhe pse në trung me dy të tjera, pra nën një çati kishin marrë mbi 10 milion lekë për rindërtim. Sipas nuses së shtëpisë me dëmet e tërmetit të nëntorit nuk i takon më asnjë lekë, madje nuk u kanë plotësuar as dosjen, pasi nuk lejohet të marrësh dy herë dëmshpërblim për të njëjtën banesë. Ndërkohë që dy vëllezërit e tjerë, që janë nën të njëjtën çati e themel , u është plotësuar dosja dhe pritet të marrin dëmshpërblim nga tërmeti.

Valbona Bulku, nga e njëjta lagje tregon se për ta rregulluar shtëpinë pas tërmeti të shtatorit kishin shpenzuar 6 milion lekë, të marra kredi dhe borxh nga familjarët. Shtëpi që ka dalë e pabanueshme me tërmetin e dytë, ndërsa me të parin është vlerësuar më pak se 2 milion lekë. Frika ka bërë që të mos jetojnë më aty, pasi sipas saj ekspertët që kanë vlerësuar shtëpinë nuk e kanë lënë me shkrim që banesa është e sigurtë.

Të lindësh në çadër verore, e të jetosh aty mes mjerimit me katër fëmijë. Kjo është historia e një nëne e cila deri një ditë para se te lindte fëmijën e katërt priste dru tek toka për të mbajtur fëmijët ngrohtë në çadër.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Pse nisi 2 muaj me vonesë procedimi për skandalin e përgjimeve?

LEXO EDHE:  "Videoja kompromentuese, shantazh i Presidencës"/ Artan Hoxha: Prokuroria të nis hetimet

Bashkë me tre fëmijët e saj, nëna jeton në një, çadër verore, e cila është përshtatur në ditë dimri me një sobë brenda. Aty flinte nëna shtatëzanë në muajin e nëntë, me tre fëmijë të vegjël edhe vjehrrin. Burri fle në shtëpinë e rrënuar nga tërmeti. Ata janë në gjendje të mjeruar, dhe jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike. Në tërmetin e parë shtëpia e tyre, doli e pabanueshme dhe u dhanë vetëm 900 mijë lekë të vjetra. Lekë të cilat kanë refuzuar që t’i marrin pasi nuk mund të rregullojnë dot asgjë me aq pak lekë. Babai i fëmijëve tregon mes lotësh që i refuzuan ato lekë, pasi nuk u dilnin për asnjë gjë. “Shtëpia nuk mund të rindërtohet me aq lekë” shton ai.

Nëna e fëmijëve të cilën e gjetëm me sharrën e hedhur në kurriz, duke ardhur bashkë me fëmijët dhe të shoqin nga toka, ku kishën bërë pak dru, mbytet në lot kur mendon se nesër do t’i duhet të sjellë foshnjën në çadër. Ajo tregon se shumë të afërm i kanë thënë që ta lërë foshnjën në spital, por ajo tregon se nuk mundet kurrë të ndajë fëmijët e saj pavarësisht kushteve.

Në një intervistë për Fiksin një nga specialistet e zyrës së urbanistikës Ndroq u shpreh se në çadra janë rreth 120 familje, shumica e çadrave janë verore. Deri tani akoma nuk ka përfunduar shpërndarja e fondeve nga tërmeti i parë, dhe akoma nuk është bërë vlerësimi për tërmetin e dytë edhe pse kanë më shumë se dy javë që i kanë bërë kërkesë Inspektoriatit të Ndërtimit për të vlerësuar nëse banesat janë të banueshme apo jo. Ata vet, nuk kanë staf që të bëjnë të tilla vlerësime. Për asnjë nga këto familje nuk është miratuar bonus qiraje.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Ish zv. Ministri i nxjerr bojën Kryebashkiakut/ Lali Eri të jep kartën e studentit për të marrë votën!

Publikuar

-

Nga

Ish zvendëministri I Arsimit Taulant Muka, i njohur për dorëheqjen spektatkolare nga posti dy javë pas emërimit, me motiv degjenerimin politik të administratës, por dhe si publikues i plagjaturave të marrjes së titujve, ka qenë pjesë e studios së TV “Ora News”, ku po flitej, ndër të tjera, edhe për protestat studentore.

Ka kaluar më shumë se një vit qysh atëherë dhe, sipas tij, e vetmja gjë që ka ndryshuar gjatë kësaj kohe për studentët është pajisja me kartën e studentit.

Kanë prodhuar një kartë si ato të supermarketeve. Ke kartë për të bërë testin e shtatzanisë. Jemi i vetmi vend në botë që kartën e studentit e prodhon bashkia e Tiranës. Futen të gjithë si në kohën e munizmit. Nuk ka rëndësi ku studion, ti merr të dhënat Lali Eri dhe ti përpunon për të kërkuar vota, për të bërë fushata apo marrë fonde të caktuara”, ka thenë Muka./CNA.al.

LEXO TE PLOTE