LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj prokurorit Ndoj/ Arta Marku bën lëvizjen e radhës

6 Nëntor 2019, 16:24, Kronika CNA
Atentati ndaj prokurorit Ndoj/ Arta Marku bën lëvizjen e radhës

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka reaguar pas kërkesës së KLP-së, për nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se ka nisur verifikimi i fakteve për rastin e prokurorit Arjan Ndoja.

Prokurori i  Përgjithshëm  znj. Arta Marku prej ditës së djeshme  dt 05.11.2019  ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Verifikimet konsistojnë  në mbledhjen e të dhënave  për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë  me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja ?a? të ligjit 96/2016  ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve  në Republikën e Shqipërisë?./CNA.al

Lajmet e fundit nga