Connect with Us

Atentati ndaj prokurorit/ Historiani bën paralajmërimin e frikshëm: Do të dalin detaje tronditëse

Politikë

Atentati ndaj prokurorit/ Historiani bën paralajmërimin e frikshëm: Do të dalin detaje tronditëse

Publikuar

-

Historiani dhe politikani i njohur Paskal Milo ka komentuar sot ngjarjen e rëndë të disa ditë më parë, ku prokurori i Durrësit, Arian Ndoja dhe dy personat që e shoqëronin mbetën të plagosur në një atentat me armë zjarri.

I ftuar në News 24, Milo tha se ngjarja në fjalë tregon sesa i kalbur është sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Po ashtu ai paralajmëroi se nëse do të hetohet deri në fund, do të dalin në dritë detaje tronditëse.

“Këtë ngjarje e kam ndjekur si qytetar jo në ndonjë rol tjetër, qoftë dhe politik. Sepse politika e ngatërron ngjarjen dhe nuk lejon institucionet të hetojnë, për të ndriçuar ngjarjen. Kjo tregon sesa i kalbur është sistemi i drejtësisë. Edhe pse ka vazhduar Reforma ende drejtësia shqiptare është e kalbur dhe ka shumë nevojë për tu thelluar reforma. Fakti që në drejtësi ka njerëz të inkrimimnuar, bën që të ndodhin edhe ngjarje të tilla. Nëse hetohet deri në fudn do të dalin detaje tronditëse.

Këto ngjarje dhe fakte janë dëshmi të qarta të kabësive që ekzist ende në sistem e drejtësisë”-tha Milo.

I pyetur nëse beson se politika është e përfshirë në ngjarje kriminale, Milo tha se “Është provuar katërciprisht që politika shqiptare është e lidhur me krimin e organizuar.

Nëse duhet reformë dhe vetting në Drejtësi, në radhë të parë do duhej të bëhej në politikë. Vetëm kështu mund të ecet në rrugën e drejtë”. / CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncimi në “Fiks Fare”/ I falsifikojnë firmat për t’i marrë pronën, Prokuroria i shmanget hetimit

Publikuar

-

Nga

Erida Saraçi bashkë me trashëgimtarë të tjerë të familjes Saraçi ankohen në Fiks Fare duke pretenduar se prona e familjes së tyre u është marrë pa të drejtë nga tre anëtarë të familjes mbi dokumenta të falsifikuara.

Ata pretendojnë që kanë që prej vitit 2009, vit kur mësuan që familjarët po regjistronin pronën që janë përballuar në gjyqe dhe prokurori ku herë u ka dhënë e herë nuk u kanë dhënë të drejtë. Sipas tyre, janë falsifikuar firmat e trashëgimtarëve, dhe nga pesë trashëgimtarë, kjo pronë që ndodhet në qendër të Shkodrës, mbi të cilën është ndërtuar një pallat është regjistruar vetëm në emër të tre personave, siç figurojnë edhe në trung. E gjitha kjo sepse janë falsifikuar deklaratat e familjarëve, të cilët pretendohet të kenë firmosur në vitin 1988 ku heqin dorë nga prona. Faktikisht këto deklarata siç dëshmojnë edhe ata për Fiksin gjatë intervistës, por edhe sipas aktit të ekspertizës nuk janë firmosur prej tyre. Firmat janë falsifikuar.

Fiks Fare u interesua edhe pranë ndërtuesit të pallatit, të ndërtuar mbi këtë pronë. Ky i fundit shprehet që i vjen keq për familjarët, pasi ata janë një familje, janë djem xhaxhallarësh, por ai është i detyruar të lidhi kontrata vetëm me ata që kanë emrin në tapi.

Fiks Fare bashkë më Erida Saraçin ju drejtuan zyrës së Kadastrës Shkodër. Kjo e fundit ktheu një përgjigje me shkrim ku sqaron se për këtë pasuri, janë bërë dy aplikime. Aplikimi i parë është bërë në vitin 2009 dhe është refuzuar. Aplikimi i dytë është bërë në vitin 2011, vit kur është regjistruar edhe prona. Ndër dokumentet mbi të cilat është bërë ky regjistrim, sipas kadastrës është edhe Vendimi i Komitetit Ekzekutiv i qytetit Shkodër, numër 24 datë 01.04.1989 për lejim dhurimi. Vendim ky që është bërë me deklarata të gjetura të falsifikuara, me tre akte ekspertimi. Familjarët e dëmtuar, kanë bërë një kallëzim pranë prokurorisë për shpërdorim detyre, nga ana e hipotekës, ku pretendojnë që prona është regjistruar me dokumente të falsifikuara. Prokurori ka vendosur pushimin e çështjes me argumentin se nuk mund të provohet shpërdorimi i detyrës, pasi nuk është detyrë e hipotekës të verifikoj origjinalitetin e dokumentacionit.

LEXO EDHE:  Rasti i ABI Bank dhe pikëpyetjet mbi rolin e politikës në sistemin bankar

Ndër të tjera prokurori cilëson se në praktikën e kryerjes së një regjistrimi mund të jenë depozituar shumë dokumente dhe organi i akuzës nuk mund të kryejë akte ekspertimi apo të pyes personat që kanë dijeni për të gjitha këto dokumente. Por në të vërtetë prokuroria ka kërkuar kryerjen e aktit të ekspertimit për deklaratat e heqjes dorë nga pasuria, dhe ndër to është verifikuar se firma nuk është e trashëgimtarëve, pra është falsifikuar.

Prokuroria nuk ka kërkuar asgjesimin e këtyre dokumenteve, por ka cilësuar se personat që pretendojnë falsifikimin mund ta kundërshtojnë atë në format edhe mënyrat e parashikuara nga ligji psh duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dokumentit, duke u shmangur kështu nga hetimi falsifikimin e dokumentacionit, të verifikuar prej tyre me akte të ekspetimit, dhe duke u shprehur vetëm për shpërdorimin e detyrës. /Top Channel/

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një tjetër kryebashkiak në “çarkun” e të inkriminuarve/ Artan Hoxha paralajmëron videon

Publikuar

-

Duke marrë shkas nga një SMS që mbërriti në telefonin e moderatotit të emisionit “Opinion”, gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, ka paralajmëruar publikimin e një videoje ku implikohet një kryetar bashkie.

Pa dhënë shume detaje, Hoxha e pohoi faktin dhe theksoi se videoja është ende në proces verefikimi përfundimtar , ndaj dhe publikimin e saj e ka shtyrë për ditët në vijim.

LEXO EDHE:  Foto/ Kush është i riu që mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit tek Komuna e Parisit

“ Nuk ka rëndësi nëse është Bashki e madhe apo e vogël, por ajo që bën çudi është fakti se si ka mundësi që persona të tillë, që kanë në dorë jetën e njerëzve të sillen në një mënyrë të tillë”, u shpreh Hoxha në “Opinion”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkimi kombëtar, lajthitje e një opozite në tranzicion”/ Kurti ‘i tregon’ detyrat Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kandidati për kryeministër të ardhshëm në Kosovë, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e LVV në Tiranë e cila do të shprehej se 28 nëntori nuk duhet të jetë ditë feste, duke njoftuar për një marshim si thirrje për bashkim kombëtar.

I ftuar në emisionin ”Open” mbrëmjen e sotme, teksa shprehet se qendra e LVV në Tiranë është OJF, as në pozitë apo opozitë, Kurti ka këkuar zbatimin e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Shqipërisë.

“Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF. Ne e kemi frymën e përbashkët, por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”.

LEXO EDHE:  Rasti i ABI Bank dhe pikëpyetjet mbi rolin e politikës në sistemin bankar

I pyetur në lidhje me deklaratat e Ramës, i cili do ta cilësonte këtë thirrje të Vetëvendosjes si lajthitje e opozitës në tranzicion për tu bërë qeveri, kreu i Vetëvendosjes në Kosovë ka deklaruar se: ”Nuk është lajthitje. Ajo është gati detyrë, të bësh aktivitet për bashkim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE