LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasadorja franceze ndez shpresat për Shqipërinë/ Do flasim në Zagreb

6 Nëntor 2019, 11:00, Politikë CNA
Ambasadorja franceze ndez shpresat për Shqipërinë/ Do flasim

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Christine Vasac shprehet se në Samitin e Zagrebit në maj të 2020-ës Shqipëria mund të marrë aprovimin për çeljen e negociatave.

Vendimi i KiE-së nuk i mbyllet dyert Shqipërisë. Është lënë një takim në Samitin e Zagrebit, që është i rëndësishëm. Duhet të kemi dicka të qartë, që të gjitha shtetet do të luajnë një rol në këtë vendim, pasi duhet të jetë unanim.

Takimi është thelbësor, pasi do të diskutohet për Shqipërinë dhe vendet e tjera. Franca dhe Macron janë shprehur qartë mbi mbështetjen që do i japë Shqipërisë dhe vendeve pretendente për çeljen e negociatave” tha ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga