Connect with Us

500 mijë dollarë nga “Biniatta Trade” / Debat mes Hajdarit dhe Ballës: Po bëni rezolutë kundër shefit tuaj

Politikë

500 mijë dollarë nga “Biniatta Trade” / Debat mes Hajdarit dhe Ballës: Po bëni rezolutë kundër shefit tuaj

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka prezantuar sot në Komisionin e Jashtëm projektrezolutën për “Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare”.

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se sot në prokurori ka një hetim ndaj një partie për financime të dyshimta.

“Si ka mundësi që PD merr nga Biniata Trade 500 mijë dollarë?”, tha Balla.

Menjëherë e ka marrë fjalën deputetja e opozitës, Rudina Hajdari e cila i kërkoi Ballës të mos ndërhyjë sepse me këtë proces po merret prokuroria.

LEXO EDHE:  Rama vlerëson, çfarë bëri mirë PD –ja gjatë qeverisjes së saj

“Përsa i përket PD, do merret prokuroria, lereni të vzhdojë procesi, mos ndërhyni.
Me këtë rezolutë po bëni rezolutë kundër shefit tuaj, kjo rezulutë është për një lider që është autokrat. Pse duhet të kesh frikë nga ndërhyrjet ruse. Ne problemin e kemi me liderat tanë jo me ndërhyrjet ruse”, u shpreh Hajdari.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Të revoltuar me politikën/ Banorët e Astirit denoncojnë skemën e legalizimeve

Publikuar

-

Nga

Një qytetare, banore e Astirit e ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, ka treguar historinë e saj, duke folur për banesën e prishur për projektin e Unazës së Re.

Teksa ankohet se ka jetuar në atë zonë për 30 vjet, duke i paguar taksat dhe të gjitha detyrimet e nevojshme ndaj shtetit për ndërtimin e banesës, zonja e përlotur shprehet se:  “Që në 2005-2006 kemi bërë deklarimet, por as PD s’i bëri legalizimet”.

“Në 2013 jam skualifikuar për çështjen e legalizimit.Kur shteti nuk do të na i legalizonte, pse na nxitën të fusnim dokumentat?”, është shprehur ndër të tjera banorja.

“Ky shteti që na dënon, po na masakron. Ky është shteti që vjen përballë fëmijëve dhe të moshuarve… ne nuk jemi dhunues, ne nuk jemi kundër gazetarëve. Ne çfarë nuk kemi kaluar aty

Akti ynë ishte kundër televizioneve të cilat nuk kanë treguar të vërtetën tonë dhe kanë folur gjuhen e qeverisë.

Kush mban përgjegjësi janë dhunuar gra famijë është hedhur gaz lotsjellës kush kemi qenë në lokal. Kjo nuk është policia jonë, kjo nuk është polica që paguhet me taksat tona, sepse policia jonë nuk godet duke i thyer nofullën një të moshuari duke i shtirë 3 dhëmbë. Policia nuk i këput tendinat e këmbës një fëmije me nevoja ndryshe. Ne nuk jemi ushtarë, nuk kemi armë apo nuk bëjmë strategji lufte për të luftuar”, ka përfunduar ajo.

LEXO EDHE:  Nuk do të ketë më parti politike që të bojkotojë zgjedhjet/ Çfarë paralajmëron Balla

LEXO EDHE:  Tahiri i përgjigjet PD-së / Klement Balili është i mbaruar, nuk ka shprese t'i shpëtoje arrestimit

Po ashtu, në fjalën e tij edhe një zotëri ka deklaruar se ka ardhur në vitin 1993 në atë zonë.

“Të gjithë të njëjtin krim, gabim kemi bërë. Zona është populluar nga viti 1997 deri në 2005. I kam shkruar tre letra Erion Veliajt, s’kam marrë asnjë përgjigje. Kam djalin me nevoja të veçanta dhe nga stresi ka pasur përkeqësim të shëndetit”, ka thënë zotëria.

Banorët hodhën akuza se shumë nga banorët që kanë marrë legalizimet kanë paguar para. Ata që nuk paguan para tek zyrtarët, nuk i morën legalizimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Legalizimet tek Astiri/ Malltezi akuza Ramës, fajëson edhe PD

Publikuar

-

Nga

Jamarbër Malltezi, anëtar i kryesisë dhe drejtues i Departamentit për Ambjentin, Pyjet dhe Turizmin në PD

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamabër Malltezi, i ftuar në studion e emisionit “Open”, ka folur në lidhje me çështjen e legalizimeve tek Unaza e Re.

Sipas Malltezit, ky projekt duhej bërë me konsensus, sepse Rama iu premtoj legalizimet qytetarëve.

Teksa fajëson të dyja palët për mosdhënien e legalizimeve banorëve të Unazës, Malltezi ka hedhur vëmendjen tek ngjarjet e fundit, duke theksuar se “qeveria nuk duhet t’ju jepte dajak dhe të ushtronte dhunë mbi banorët për të ndërtuar rrugë”.

“Nuk kemi parë në asnjë rast të përzihen banorët se do të ndërtohet rruga. Nuk mund të dërgosh forcat speciale dhe të dhunosh njerëzit sepse do të ndërtosh rrugë. Rruga është një projekt zhvillimi duhet bërë me një konsensus, në mënyrë të përbashkët, jo duke dhunuar banorët.

Ai zotëria (Rama) shkoi dhe u dha dorën qytetarëve atje kur iu kërkoi votën dhe iu tha që këto ndërtesa nuk do të shemben.

LEXO EDHE:  Zbulohet skenari i opozitës për protestën e sotme/ PD thirrje policisë

LEXO EDHE:  Zbulohet skenari i opozitës për protestën e sotme/ PD thirrje policisë

E di se ku ndryshon shtetari nga zuzari? Sepse fjala e shtetarit ka vlerë, e zuzarit jo.

Shteti nuk mund të jetë dajak, duhet të ketë një rol rregullatori, zbutës konfliktesh jo të godas njerëzit.

Procesi i legalizimit ka nisur që në 2005 dhe nëse ato nuk janë legalizuar më herët kjo është për faj të të gjitha palëve politike.

Në rast se nuk janë legalizuar ndaj kohës së PD-së, mund të ketë pasur edhe të korruptuar në kohën e Partisë Demokratike.

Mirëpo, situata nuk ka qenë e tillë në kohën e që udhëhiqte PD. Po ashtu, nuk ka pasur mjetet e duhura. Nuk mund ta quash procesin, për faj të PD sepse në kohën e PD nuk ka patur as orto foto as harta konvenciale. Ato kanë dalë përkatësisht në 2009-2010”, është shprehur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ekziston një projekt”/ Klevis Balliu denoncon punimet tek Unaza e Re

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka projekt”, kështu është shprehur ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu nga studio e emisionit “Open” referuar ndërtimeve tek Unaza e Re.

Duke publikuar dokumentat, Baliu është shprehur se kjo rrugë sa vjen dhe zgjerohet përditë dhe arsyeja është sepse nuk ka një topograf në kompani që të bëjë matjet.

Ashtu sikurse me firmën DH Albania më herët edhe këtë herë, në këtë firmë që i është dhënë tenderi nuk ka topograf, gjë që është antiligjore.

Sipas Balliut me mungesën e një topografi, personat që zbatojnë projektin mund ta zgjerojnë rrugën sa të dëshirojnë ata, duke nxjerrë në fund një rrugë 2 km me kosto 40 milion euro.

Nga studio e emisionit Balliu është shprehur se: “Pas këtyre konstatimeve unë për herë të parë po kundërshtoj deklaratat e mija të mëhershme, në të cilat jam shprehur se ekziston vetëm një projekt korruptiv. Në fakt, provat dhe dokumentat që unë zotëroj këtu tani tregojnë qartë që nuk ka pasur fare një projekt. Pa topograf që të bëjë matjet në terren për gjerësinë e rrugës, këta kanë porositur menjëherë në telefon një projekt që të kushtoj 40 milion euro vetëm për të grabitur para. Kjo që po ndodh me Unazën e re është një grabitje e pastër.”

LEXO EDHE:  “Maska bie një ditë Lul!”/ Jozefina Topalli mesazh Bashës

LEXO EDHE:  Përdhunimi i të miturës/ Spiropali akuza PD-së

Ish deputeti, po ashtu ka ripërsëritur edhe njëherë akuzat ndaj firmës Salillari për konflikt interesi me firmën ndërtuese IKM (firma mbikqyrse e punimeve), ndërsa thekson se ka qenë vetë topografi i Salillarit ai që ka treguar se nuk ekziston një projekt për këtë rrugë, pasi punimet me shtesa herë pas here tregojnë se kjo rrugë nuk është brenda standarteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE