Connect with Us

“STOP” sjell dëshmitë e muxhahedinëve/ Si u bëhet “lavazh truri” të rinjve shqiptarë

Denoncim

“STOP” sjell dëshmitë e muxhahedinëve/ Si u bëhet “lavazh truri” të rinjve shqiptarë

Publikuar

-

Në emisionin “Stop” në Tv Klan u trajtua këtë të martë çështja e kampit të muxhahedinëve në Shqipëri. Ky kamp është ndërtuar disa vite më parë dhe qëndrojnë mijëra anëtarë të MEK. Shqipëria ishte vendi që i dha një hapësirë në Manzë prej 26 hektarësh kësaj organizate dhe aty kanë ndërtuar “qytetin” e tyre. Mirëpo në atë kamp tashmë nuk hyn asnjeri.

Grupet e xhirimit që shkojnë përballen me dhunë dhe sharje, pavarësisht se jashtë ambienteve të kampit është tokë publike. Aty ka një sistem kontrolli të jashtëzakonshëm. Secili nga këta anëtarë kur erdhën në kamp kishin mijëra dollarë cash me vete secili.

Ish-anëtarë të organizatës MEK kanë treguar për kamerën e “Stop” se dita-ditës ata po mundojnë të manipulojnë dhe trajnojnë fëmijë shqiptarë për t’i pasur pjesë të strukturave të tyre.

Farid Shakarami ka mbi 1 vit e gjysmë që ka dalë nga kampi për shkak të kushteve të tmerrshme. Por opozita, e cila më parë kundërshtonte një regjim të egër, tashmë nuk e lejon që të takojë familjarët e tij.

Farid Shakarami: Mirëmbrëma të gjithë shikuesve të TV Klan! Më quajnë Farid Shakarami! Jam rritur në një familje, që ishte kundër regjimit aktual iranian. Në 2009-ën, me familjen time u futëm në organizatën MEK në Irak, në kampin Ashraf. Isha 16 vjeç dhe në një sektor të veçantë të kampit bashkë me të rinj të tjerë, ku funksiononte sistemi i “shpëlarjes së trurit”. Për 8 vjet kam qenë brenda organizatës, në Irak, deri kur mbërritëm në Shqipëri në 2016-ën. U ndava nga MEK, por nëna ime, motra dhe vëllai im janë brenda kampit. Qysh nga ndarja ime, kam kërkuar të shoh familjen time, por ata nuk më lejojnë t’i shoh dhe çdo ditë jam i shqetësuar, pasi janë vetëm. Nuk më lejojnë as të flas në telefon me ta. Këtu nuk jemi në Irak, jemi në Europë, në një vend të lirë e demokratik. Ju kërkoj të më ndihmoni, të takoj nënën time. Është e vërtetë, që i përkas një vendi tjetër, por jam qenie njerëzore e të gjithë kanë nevojë të shohin familjen pa kufizime. Ka më shumë se një vit e gjysmë, që nuk dëgjoj as zërat e tyre. Kjo është shpresa ime e fundit e ju kërkoj ndihmë.

Në Foto: Farid Shakarami

Ndërkohë Rahman Mohamadiyan tregon për organizatën MEK problemet për ta dhe të rinjtë shqiptarë. Ai thotë, se përmes anëtarëve të MEK, po tërhiqen në rrugë të rrezikshme edhe të rinj shqiptarë.

Sipas tij, MEK është një sekt mafioz dhe zgjodhi Shqipërinë pasi duke qenë se vendi nuk është pjesë e BE-së, anëtarët nuk mund të arratisen dhe mund t’i përdorin për qëllimet e tyre.

Ai tregoi se fëmijët shqiptarë dërgohen në mësimet e Kuranit dhe me paratë që u japin i afrojnë dhe i shfrytëzojnë. Mohamadiyan rrëfeu se secilit prej anëtarëve u është dhënë mijëra dollarë cash kur kanë ardhur. Por këto para janë të pista dhe të marra nga Sadam Hussein tha ai.

Rahman Mohamadiyan: Mirëmbrëma të gjithë shikuesve të TV Klan! Më quajnë Rahman Mohamadiyan. Për 28 vjet kam qenë brenda organizatës MEK dhe prej tre vjetësh ia kam mbathur. Një prej motiveve, që hyra me Muxhahedinët ishte, se propaganda e tyre e idealeve dhe lirive e demokracisë, më bindën. Unë doja, që vendi im të kishte një të ardhme më liberale. Por menjëherë pasi hyra, kuptova, që gjithçka që më ishte thënë, ishte e kundërt. Në 2015-ën mbërrita në Shqipëri me organizatën MEK dhe pas 11 ditësh ia mbatha. Zgjedhja e Shqipërisë nga ana e MEK ishte strategjike, pasi MEK duke qenë organizatë mafioze,donte një vend, që nuk ishte pjesë e Unionit Europian, që anëtarët të mos ia mbathnin e ata t’i përdornin për qëllimet e tyre. Dua t’i shpjegoj popullit shqiptar, sesi sillet Mek me ata që kanë dalë. Organizata bën gjithçka, që të mos na lejojë të bëhemi refugjatë 100%, duke korruptuar Ramsa-n, zyrën për refugjatët, e duke na vënë shkopinj nën rrota. Dua të paralajmëroj popullin shqiptar, që MEK është një sekt mafioz, ndaj duhet të bëni kujdes me fëmijët tuaj! Ne e dimë, që fëmijët tuaj përdoren e marrin pjesë në manifestimet e tyre të brendshme. Ata dërgohen në mësimet e Kuranit dhe me paratë, që u japin si ndihmë, në fakt afrojnë fëmijët tuaj. Sa më shumë kalon koha, aq më e pamundur, do të jetë t’i tërhiqni jashtë. Ata duan të rrisin fuqinë e tyre në Shqipëri, duke shfrytëzuar të rinjtë shqiptarë. Kjo është vetëm mafie. Me sytë tanë kemi parë para disa kohësh në sheshin “Skënderbej”, familje shqiptare me flamurin e MEK në duar, dhe anëtarë të tjerë i filmonin, në mënyrë, që t’i përdornin filmimet si propagandë, për të bindur shqiptarët, për të marrë pjesë. Mos lejoni, që kjo organizatë të rritet akoma. Kanë shumë para të pista të marra nga Sadam Hussein, që kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri. Mendoni që çdonjërit nga 3500 anëtarët, që kanë ardhur në Shqipëri u janë dhënë 30 mijë dollarë cash. Personave më të besuar u janë dhënë 200 mijë dollarë. Dua të them edhe se sektori i Ramsa-s, dedikuar për refugjatët iranianë, është mbyllur dhe ne jemi braktisur plotësisht. Kemi nevojë për ndihmë, të paktën të shohim familjet tona këtu në Shqipëri. Duam të na jepet një leje pune, sepse nuk kemi më ndihmë ekonomike nga Ramsa.

LEXO EDHE:  U kap me 90 mijë euro në çantë/ Arrestohet në tren shqiptari në Itali

Për këtë, në një video të “Sky News” baronesha Nikolson tregonte disa vite më parë për aferat dhe paratë e Sadamit, të lidhura me organizatat terroriste ndërkombëtare. Në një nga videot e filmuara nga shërbimet sekrete të Irakut duken zyrtarët irakianë duke i dhënë para zyrtarëve të MEK. Aty dallohen disa persona, të cilët nxjerrin shuma të mëdha parash nga kutitë.

“Sadami u besonte gjithmonë e më pak njerëzve. Ai i përdorte trupat e MEK për të transportuar dhe për të fshehur gjëra, qartësisht armë kimike dhe biologjike të transportuara me kujdes. Kam shumë të dhëna nga ish-anëtarë të MEK që i kam takuar në rajon në Irak, Iran dhe vende të tjera, ku kanë magazinuar armë biologjike”, deklaronte baronesha Nikolson.

Drejtuesi i emisionit Saimir Kodra tha se në Tiranë ka disa apartamente ku shkojnë anëtarët e MEK në vendin tonë dhe marrin para, të cilat janë të vulosura me vula arabe. Ai shtroi pyetjen nëse janë të deklaruara apo jo.

“Përtej të gjithash kjo është pjesë e shtetit shqiptar që ka bërë një marrëveshje. Natyrisht ka edhe ajo pozicionin e saj, por qasja që kanë me të rinjtë e zonës për t’i thithur dhe për t’i dhënë ideologjinë e tyre nuk është aspak pluraliste dhe demokrate siç pretendojnë sepse vetë qasja e kampit ka një diktaturë të ashpër. Personat që kanë dalë jashtë dhe kërkojnë punë, e që shteti shqiptar nuk ia njeh akoma të drejtën e punës, nuk i pranon më. Është një tmerr i madh. Do e krahasoja me një Mauthausen që atje nuk digjen, por kush hyn atje nuk del dot më”, tha Kodra. /tvklan.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Dosje për SPAK për Blushin/ Nga pallati i vjehrrit, pronat me vlera qesharake tek tokat në bregdet e Dardhë

Publikuar

-

Nga

Dosje për SPAK për Blushin/ Nga pallati i vjehrrit, pronat me vlera qesharake tek tokat në bregdet e Dardhë

Pandëshkueshmëria zyrtarëve apo të politikanëve dhe të familjarëve të tyre është një kryeçështje e raporteve të ndërkombëtarëve në vlerësimet për Shqipërinë. Rekordet për dosjet e korrupsionit, pra ndëshkimi i të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj” është edhe kushti për procesin e integrimit.

Aferat e përfolura për korrupsion ngrihen nga tribuna politike, por pjesë e hetimeve të SPAK, të prokurorisë së posaçme, mund të jetë edhe mënyra e ngritjes së pasurisë së njerëzve të lidhur me pushtetin.

Ben Blushi, rezulton dhëndri që është me fat nga pronat që i ble me pak lekë deri tek vjehrri që ndërton pallate, nga një vëzhgim i pasurisë të tij rezulton se nga viti 2003-2017 e më tej kur është paguar nga taksat e shqiptarëve ai ka ngritur dhe shumëfishuar pasurinë e tij në miliona euro.

Ben Blushi është rasti tipik se si një politikan, siguron pasuri dhe vjehrrin e bën rrugës ndërtues pallati, i cili kap vlerën mbi 10 milionë euro në mes Tiranës. Në investigimet e kryera nga media, rezulton se vjehrri i Ben Blushit, Abaz Brati ka ndërtuar një pallat në qendër të Tiranës, pasi ka përfituar një pjesë prone me një gjyq formal duke stisur një borxh që në fakt mohohet sot nga ortaku i këtij investimi. Kjo tregon se janë të gjitha dyshimet, pas qëndrimeve të biznesmenit Andron Dhima, se skema është përgatitur në favor të Ben Blushit dhe është ky i fundit që ka bërë vjehrrin e tij ndërtues pallatesh.

Dhëndri i Abaz Bratit, është përfolur shumë për pronat e tjetërsuara në Dardhë apo në Dhërmi, ku ka pasur një përplasje të fortë që ka çuar deri në çregjistrimin e pronës.

Ndërsa lejen e ndërtimit për pallatin e vjehrrit të Ben Blushit në Tiranë e ka dhënë Edi Rama, në atë kohë kryetar i Bashkisë Tiranë, duke e ekspozuar Blushin pas akuzave të bëra ndaj Ramës një pallat një votë, gjatë lëvizjes për mendim ndryshe në PS. Ben Blushi duket në një konflikt të hapur interesi politik, në këtë rast pas akuzave të asaj kohe.

LEXO EDHE:  Drogë dhe armë në shtëpi/ Arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Romë

LEXO EDHE:  Shqiptari përkrah Jennifer Lopez në film

Pra ky pallat i vjehrrit prej miliona dollarësh amerikanë, prona në Dhërmi e provuar si falsifikim pasi është çregjistruar, mund të shërbejnë si indicie për nisjen e hetimeve nga SPAK. Këto si fakte të para, pasi është edhe fshehja e vlerës së vërtetë të një pronë në Korçë e cila kushton 400 mijë euro por është deklaruar vetëm 30 mijë euro dhe kostot e blerjes i ka shlyer për gati 18 muaj.

Duke pritur që SPAK të zgjohet dhe përdorë standadrin e Adriatik Llallës edhe për Ben Blushin./ CNA.al

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Pasuri e çmendur, grabitje pronash nga Korça në Vlorë, e falsifikim firme/ Kur do të flasë Ben Blushi për skandalet e tij?

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

Prona nga Korça në Vlorë, pasuria e çmendur e Ben Blushit/ Zbulohet skema mafioze e pastrimit të parave?

Ekskluzive dokumenti- Ja si grabiti Ben Blushi 6 mijë m2 në Dhërmi

Nga Korça, në Vlorë/ Ben Blushi “hajdut” tokash, si u pasurua me ardhjen e Rilindjes

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

Katër skandale dhe akuza që Ben Blushi si fsheh dot

Dokumentet/ Ben Blushi shtoi pasurinë një miliard lekë, me Rilindjen

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Pretendimet për shkarkimin e drejtorit/ Eksperti çmonton akuzat

Publikuar

-

Nga

Pretendimet për shkarkimin e drejtorit/ Eksperti çmonton akuzat

Disa mësuese si Irena Avdulaj, Ida Shakaj, Migena Gjoni dhe Orjeta Balaj kanë shprehur ankesat e tyre për drejtorin, por ky i fundit shprehet se asnjë prej shqetësimeve të ngritur ndaj tij janë të pabaza dhe tregon dokumentet.

“Nga kontrollet e bëra nga unë kur kam qenë si drejtues i shkollës ajo (Mësuesja Ida Shakaj) ka qenë e papërgatitur dhe ajo ka pasur klasën e parë, ku gjysma e klasës kanë rezultuar ngelës dhe nuk dinin të lexonin”, thotë Duka.

Ndërsa për një mësuese tjetër ish-drejtori shton se ajo ka 18 vite në shkollë dhe nuk ka marrë asnjë kualifikim.

Në lidhje me këto mësuese rrëzohet ajo që thotë drejtoria e Fierit, pasi janë protokolluar ankesat dhe mësueset kanë bërë disa relacione për drejtorinë e shkollës. Ajo po ashtu ka thënë se  nuk mund të zhvillojë dot orën e mësimit dhe nxënësit përdorin fjalë banale”, thotë Duka duke shtuar se mësueset kanë bërë dhe plagjiaturë.

Po ashtu Aleksandër Duka shton se mësuesja e italishtes në planin e punës synon që të mësojë nxënësve anglisht. Në fund, Aleksandri është larguar nga puna pa paralajmërim, por vetëm me dy vërejtje dhe Drejtoria Rajonale Arsimore Profesionale nuk i ka pranuar asnjë dokument.

LEXO EDHE:  Shqiptari përkrah Jennifer Lopez në film

LEXO EDHE:  Profil/ Kush është Majori shqiptar që humbi jetën në Letoni

Nga ana tjetër Ndriçim Mehmeti shpjegon se shkresa e DRAP për zgjidhjen e kontratës është kontradiktore, pasi për shkarkimin e drejtorit nuk ka baza ligjore.

Së pari shkresa ka gabime të rënda të bazës ligjore. DRAP  thotë që i ka hequr vërejtje, duke i tërhequr vërejtje duhet që t’i lësh kohë që të shikosh punën për një periudhë të caktuar, të paktën 6 muaj”, thotë ndër të tjera Mehmeti./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi i “Stop”/ Shkeljet për shkarkimin e drejtorit të shkollës, kontroll në mes të mësimit

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i "Stop"/ Shkeljet për shkarkimin e drejtorit të shkollës, kontroll në mes të mësimit

Emisioni “Stop” ka udhëtuar këtë të premte drejt qytetit të Vlorës, për një problem të qytetarit Aleksandër Duka, i cili është dhe autori i shumë prej pjesëve humoristike të parodistëve të Vlorës.

Aleksandri tregon, se prej 35 vitesh është punonjës në arsim dhe prej 7 vitesh ishte drejtor në shkollën “Ibrahim Kushta”. Ai shton se gjithë këto vite nuk kishte marrë as vërejtjen më të vogël. Por gjithçka nisi me urdhrin e ZVA Vlorë për emërimin e një mësueseje, për të cilën ZVA kërkoi, që të bëhej me kontratë pa afat, por këtë gjë nuk e bën dot drejtori.

Në këto kushte Aleksandër Duka i drejtohet Ministrisë së Arsimit dhe kjo e fundit i jep të drejtë. Drejtoresha e ZVA Vlorë, Alma Bakiu, pranon, se kjo është e drejta e drejtorit, por nuk jep shpjegim për largimin e këtij të fundit dhe kontrollin, që ka ushtruar në shkollë, duke ndërprerë edhe mësimin.

Gazetarja: Po ju drejtorit,  pse i keni kërkuar për emërimin e një mësueseje, që ta mbante me vendim? Nëpërmjet kësaj shkresës…

Drejtoresha: Deklarimin e bënte drejtori i shkollës.

Gazetarja: Ju pse ia keni kërkuar? Me këtë shkresë, që nuk mbështetet në asnjë ligj, në asnjë nen.

Drejtoresha: Jeni duke e interpretuar gabim atë, që keni në dorë.

Gazetarja: Nëse ti më thua, që ka një nen, apo ligj këtu…

Drejtoresha: Jeni duke e interpretuar gabim, zonjë.

Gazetarja: Pse?

Drejtoresha: Sepse udhëzimi 13 është shumë i qartë. Nëse një vend përcaktohet si vend i lirë, i lënë nga një mësues, që është larguar për arsye të tij, atëherë mësuesi, që e merr atë vend të lirë, gëzon të drejtën, për të patur një afat të pacaktuar. Është e para në portal dhe i takonte me ligj.

Gazetarja: Pse nuk ia keni arsyetuar drejtorit me ligj?

Drejtoresha: Ia kemi arsyetuar drejtorit me ligj.

Gazetarja: Ku?

Drejtoresha: Drejtori mund t’ju ketë paraqitur një prej shkresave të shumta, që ne i kemi bërë.

LEXO EDHE:  Shqiptari përkrah Jennifer Lopez në film

LEXO EDHE:  Shqiptari përkrah Jennifer Lopez në film

Gazetarja: Atëherë, pse Ministria nuk ju ka dhënë juve të drejtë, po ia ka dhënë drejtorit?

Drejtoresha: Ministria i ka dhënë të drejtë drejtorit?

Gazetarja: Po!

Drejtoresha: Po, pra. Është kompetencë e drejtorit, për ta bërë këtë gjë, jo e imja.

Gazetarja: Po ju, pse e keni nisur shkresën?

Drejtoresha: Sepse drejtori ka kërkuar hollësira.

Gazetarja: Nuk ka qenë një urdhër, që i keni bërë drejtorit, për ta mbajtur mësuesen?

Drejtoresha: Nuk është urdhër. Po ta interpretosh ligjërisht, mund ta kuptosh, që është kompetencë e drejtorit, për ta përcaktuar këtë gjë.

Nga ana tjetër drejtori i shkollës Aleksandër Duka tregon se drejtoresha e ZVA ka kryer dhe shkelje të tjera, duke nxjerrë të gjithë nxënësit nga klasat dhe ka bërë kontroll të jashtëligjshëm.

Gazetarja: Tani pyetja e fundit, që kam në lidhje me këtë shkollë, është që ju keni bërë një kontroll në atë shkollë, apo jo?

Drejtoresha: Unë? Jo!

Gazetarja: Nuk keni shkuar ju?

Drejtoresha: Kam shkuar, por nuk është kontroll ai.

Gazetarja: Çfarë?

Drejtoresha: Është monitorim.

Gazetarja: Po, monitorim. Si bëhet monitorimi, sipas jush?

Drejtoresha: Me një platformë të paralajmëruar dhe duke iu përmbajtur zërave të platformës.

Gazetarja: Që do të thotë, që ju i nxirrni nxënësit nga mësimi?

Drejtoresha: Jo, jo! Asgjë të vërtetë nga këto, nuk ka.

Gazetarja: Nuk ka asgjë të vërtetë? As që i bëni gjyqin drejtorit në sy të mësuesve?

Drejtoresha: Jo!

Gazetarja: Nuk ia keni bërë?

Drejtoresha: Jo! Asnjë lloj gjyqi! Ka qenë pushimi i gjatë, ndërkohë që unë kam folur me mësuesit.

Gazetarja: Sa kohë i keni mbajtur aty?

Drejtoresha: Vetëm 10 minuta.

Nga ana tjetër, lidhur me këtë rast  Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, shprehet, se kjo nuk duhet bërë për asnjë arsye, pasi cenon mbarëvajtjen e procesit mësimor. Pas Ankesës së ZVA në DRAP Fier, është ngritur një grup inspektimi, ku për 7 orë janë kontrolluar dokumentet./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE