Connect with Us

Skandali me lirimet nga burgu/ Ish ministri paditi një grup zyrtarësh të lartë, si u favorizuan Avdylajt

Kronika

Skandali me lirimet nga burgu/ Ish ministri paditi një grup zyrtarësh të lartë, si u favorizuan Avdylajt

Publikuar

-

Gjykata e Lartë, në 2 mars të vitit 2016 ka vendosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Avdylajve, i dënuar me 16 vjet burg për vrasje.

Sikurse u argumentua në atë kohë, lirimi i Avdylajt u bë për arsye shëndetësore.

“Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se lirimi i të dënuarit për shkak se i rrezikohet jeta, do t’i mundësojë atij aksesin në trajtim mjekësor të përshtatshëm që do të ndikonte në uljen e rrezikut që i kanoset jetës së këtij të dënuari, prandaj është e nevojshme ndjekja në rrugë ambulatore e gjendjes shëndetësore të kërkuesit Astrit Avdyli në përputhje me ligjin dhe aktet përkatëse dhe nënligjore për shëndetin mendor në Republikën e Shqipërisë”.-thuhej në atë kohë në vendimin e Gjyakës.

Dy vjet pas lirimit, Astrit Avdyli u arrestua sërish, në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’, tashmë me akuzën për trafik heroine në Shqipëri dhe Gjermani.

Pra, vendimi i Gjykatës së Lartë që nxori nga burgu Astrit Avdylajn, erdhi pasi sipas mjekëve ligjorë, i bënin depresion hekurat e burgut.

Ndërkohë, në vitin 2007 mjekët ligjorë u kallezuan nga ministri Drejtësise i asaj kohe, pas një hetimi të gjatë në Drejtorinë e Burgjeve.

Në vitin 2009 u mbyll çështja dhe të gjithë mjekët u rikthyen në punë.

Ndërkohë, CNA.al sjell më poshtë kopjen e një vendimi të Gjykatës së Lartë, me të cilin mjekët ligjorë që midis zyrtarëve të tjerë, bënë të mundur lirimin e të denuarve me rrezikshmëri të larte. Midis tyre si më i famshmi i ditëve tona, është edhe emri i Astrit Avdylajt.

LEXO EDHE:  Krimet e Rënda japin vendimin/ Me sa vite burg u dënua Shullazi

Grupi i gjyqtarëve, sot është i gjithi i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.

Por CNA.al e risjell çështjen për të treguar që “sporti” i lirimeve nga burgjet shqiptare të të denuarve të rrezikshëm, nuk është “sport” i ri.

Ministri i Drejtësisë i kohës pas kontrolleve dhe verifikime në të gjithë piramiden e burgjeve, në kohën kur Drejtor i Përgjithshëm i burgjeve ishte Saimir Shehri, hartoi dhe dërgoi në prokurori një kallëzim penal dhe dosje të trasha të praktikave të kundraligjshme të lirimeve përpara kohe nga burgjet të të dënuarve, duke kërkuar dhe shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

Diagnoza në atë kohe ishte standart: burgu shkaktonte depresion.

CAN.al sot sjell më poshtë vendimin që i vuri kapakun e fundit atij kallëzimi penal, pasi shpalli të pafajshem mjekët ligjorë që konstatuan depresionin. Ishte viti 2009, koha kur listat e deputetëve filluan të hartohedhin nga kryetarët e partive.

Por, kush ishte ministri që bëri kallëzimet penale për një listë të gjatë me zyrtarë të përfshirë në skemen e litimeve përpara kohe të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë, përfshirë këtu edhe Astrit Avdylajn.

Kallëzimet penale u bënë pikërisht nga ministri i Drejtësisë në atë kohë, Ilir Rusmajli, i cili sot është tërhequr nga politika./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ Makina tenton të shtypë nënën me fëmijën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë teksa po dilte nga kursi i kërcimit.

Ngjarja ka ndodhur tek bulevardi i ri i në Yzberisht, dhe sipas asaj që raporton Abc News ka qenë një kalimtar i rastësishëm që ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë para makinës.

LEXO EDHE:  Vdekja e kryekomisarit Hajdarmataj/ Lirohet nga burgu drejtori i Kavalishencës

LEXO EDHE:  U zhvasnin para të dënuarve/ Gjykata jep vendimin për avokatin dhe policin

Kalimtari, një djalë i ri, ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është transportuar me urgjencë në spital .

Ndërkaq, autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Delvinë/ Punonjësi i bashkisë humb jetën sapo del nga puna

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë ku mësohet se një punonjës i bashkisë ka humbur jetën sapo ka dalë nga puna.

Vuktima është Sopot Kamberi, 50 vjeç, përgjegjësi i Gjendjes Civile.

50-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak duke mos i mbijetuar dot sulmit në zemër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak çaste pasi Kamberi la punën dhe ishte drejtuar rrugës për në shtëpi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me 12 mijë euro në doganë/ Procedohet penalisht 20 vjeçarja nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

LEXO EDHE:  U arrestua për korrupsion/ Gjykata liron avokatin se do martohej

LEXO EDHE:  U zhvasnin para të dënuarve/ Gjykata jep vendimin për avokatin dhe policin

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE