LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal në Sarandë/ Beton në breg të detit, institucionet bëjnë sehir

5 Nëntor 2019, 08:50, Politikë CNA
Skandal në Sarandë/ Beton në breg të detit, institucionet

Persona me lidhje të forta politike në vendin tonë jo rralë herë kanë përfituar nga pozicioni i tyre.

CNA.al sjell sot një rast skandali të ndodhur në Sarandë, ku persona me lidhje të forta politike përfitojnë nga pozicioni i tyre për të ndërtuar në breg të detit.

Bëhet fjalë për Arjan Kalcuni dhe Noreta Kalcuni, të cilët po bëjnë një shtesë kati në vilën e tyre, rreth 30 metër nga bregu i detit. Dhe për më tepër dyshohet se shtesa e katit po bëhet pa leje.

Por, kush është Noreta Kalcuni.

Noreta Kalcuni ka të bëjë me një rast të denoncuar më shumë se një vit më parë në emisionin ?Stop?.

Më datë 20 Mars 2018, emisioni ?Stop? transmetoi rastin e juristes së Portit të Sarandës, Noreta Kalcunit, e cila në shkelje të ligjit, punonte njëkohësisht edhe si avokate private, duke shkelur ligjin.

Më pas, ishte Shefi i Shërbimit të Brendshëm të Portit, Kastriot Shkrepa telefonoi sot pranë redaksisë së emisionit ?Stop? për të njoftuar se Kalcuni ka dhënë dorëheqjen nga detyra e do të vazhdojë punën si avokate.

Ndërkohë, CNA.al sjell tjetër skandal që ka lidhje pikërisht me personin e sipërpërmendur.

Kur njerëzit e thjeshtë nuk munden dot as të ndërrojnë tjegullat se i arreston policia, rreth 30 metër nga bregu i detit në Sarandë, pas portit tek plazhi Afrika, hidhet beton ditë e natë. Institucionet bëjnë sehir, ndërkohë që betoni vijon në të katër anët.

CNA.al sjell më poshte foto e vilës Kalcuni, ku po bëhet ndërtimi në fjalë./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga