Connect with Us

 Shtatë fakte që shpjegojnë “Skandalin e Unazës”

Sociale

 Shtatë fakte që shpjegojnë “Skandalin e Unazës”

Publikuar

-

Një vit pas asaj çka u cilësua “Skandali i Unazës së Tiranës”, opinioni publik është njohur përciptazi e kryesisht përmes akuzave politike ndërsa ka munguar argumentimi ligjor, i bazuar në dokumentet zyrtare. Derisa Prokuroria të përmbyllë hetimet dhe zbardhë të vërtetën, disa fakte janë tanimë krejtësisht të qarta për këdo që dëshiron tu referohet dokumenteve.

Akuza Nr.1: Qeveria vodhi 40 milion euro në projektin e Unazës!

Faktet: Nga Buxheti i Shtetit nuk është nxjerrë deri më tani asnjë qindarkë. Në asnjërin prej tre segmenteve nga Pallati me Shigjeta deri tek nyja e Sheshit Shqiponja nuk ka filluar ende puna pasi nuk janë prishur objektet që do duhet ti hapnin kantierin firmave private për të kryer punimet. Rrjedhimisht, deri më sot, e gjithë çështja e skandalit të Unazës së Tiranës përveçse ka shërbyer si ‘ushqim’ në luftën politike, nuk ka sjellë asnjë efekt ekonomik negativ për taksapaguesit. Thënë më thjesht, nuk ka asnjë dëm ekonomik.

Akuza Nr.2: Qeveria kishte ndërmend të vidhte 40 milion euro por u zbulua!

Faktet: Në infrastrukturën rrugore mekanizmi i financimit të ndërtimit të veprave është krejtësisht i kontrollueshëm. Së pari, kompania kryen volumin e punimeve me paratë e saj. Këto punime çertifikohen nga supervizori që ndjek zbatimin e projektit në terren sipas grafikut të punimeve i miratuar nga Autoriteti Rrugor. Pasi kryhet një volum i caktuar punimesh, kompania dhe supervizori i drejtohen Autoritetit Rrugor për të marrë pagesën për vlerën e punimeve të kryera dhe faktike në terren.

Pra, qartësisht skenari që kompanitë të merrnin 40 milion euro dhe të zhdukeshin nuk është i mundshëm, pasi ato nuk marrin dot lekë pa dorëzuar situacionet e punimeve të kryera në terren. Projekti i bërë publik për të 3 lotet ka volumet e punës dhe të dhënat konkrete për çdo element të rrugës. Pra, çdokush mund të kontrollojë në terren nëse fjala bie është ndërtuar një trotuar apo jo, një kanalizim apo një shtresë asfaltike. Që tre kompanitë fituese të mund të merrnin 40 milion eurot do duhej që të dorëzonin të përfunduar segmentin e Unazës së Tiranës nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja. Si mundet që qeveria të ndërtonte Unazën por edhe njëkohësisht të vidhte 40 milion eurot?!

Akuza Nr.3: Një kilometër rrugë kushton 20 milion euro pasi 2 kilometra bëjnë 40 milion euro!

Faktet: Aksi nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja përbëhet nga: a) 2.34 kilometër rrugë kategoria “Autostradë Urbane”. Korsikalimi 2×3.75 m; korsi emergjence 3m; trafik ndarësja me panelin antizhurmë; brez i gjelbërt; 2 bankina 0.7m. b) 6.63 kilometër rrugë dytësore shërbimi “Kategoria F” në të dyja anët e Unazës. 2 korsi me dy sense 3.5m + 2 bankina 0.5m; brez i gjelbëruar 1 m; 2 korsi biçikletash 2.5 m dhe trotuaret 2.5 m. c) 1.88 kilometër vepra inxhinierike. Në Lotin e pare Mbikalim Sheshi Shqiponja, nënkalim Sheshi Shqiponja, mbikalim nr.1.

Në Lotin e 2 nënkalim Lana, nënkalim tek Astiri dhe në lotin 3 mbikalim. Veprat inxhinierike kushtojnë 29,43 milion Euro, ose thënë ndryshe 73.6% e totalit të kostos së segmentit Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja. Vetëm 24.8% e kostos totale ose thënë ndryshe 9,93 milion euro kushtonin 8.97 kilometër rrugë prej të cilave 2.34 km rrugë kryesore dhe 6.63 km rrugë dytësore. 1.6% përbëjnë kostot plotësuese përfshirë depozitimin e mbetjeve. Pra, së pari nuk kemi të bëjme me 2 kilometër rrugë por me 8.97 kilometra. Gjithashtu, këto nuk kushtojnë 40 milion e as 20 milion por 9.93 milion euro.

Akuza Nr.4: Projekti i Unazës ka kostot të fryra pasi nuk kushton realisht 40 milion euro!

Faktet: Autoriteti Rrugor ka kryer llogaritjen e kostove bazuar në Manualin Teknik të Çmimeve të Punimeve të Ndërtimit. Ky dokument është përditësuar me çmimet e tregut dhe miratuar në 15 Korrik 2015, me propozim të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto. Manuali është dokument publik dhe kostoja e Unazës është përcaktuar pikërisht në formën volum punimesh, shumëzuar me çmimin e përcaktuar në manual. Për të kuptuar sa qëndron pretendimi për fryrje kostosh, do të krahasojmë koston e segmentit “Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike” dhe segmentin “Shkolla Teknologjike- Sheshi Shqiponja”. Për efekt krahasimor, “Nyja e Shqiponjës” do të vlerësohet me vete pasi segmenti i mëparshëm i Unazës nuk ka një vepër të tillë infrastrukturore.

Segmenti “Komuna e Parisit-Pallati me Shigjeta” është projektuar dhe tenderuar në kohën e qeverisjes së Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës dhe atë të Partisë Demokratike dhe LSI në qeverinë qendrore. Ky segment ka 2 mbikalime; 2.05 km rrugë kryesore dhe 4.22 km rrugë dytësore. Ky segment i unazës ka kushtuar në total 29 milion euro. Brenda kësaj shume, përfshihet: 14,92 milion euro kosto e veprave inxhinierike (mbikalime-nënkalime); 14,03 milion euro kosto e 6.27 km rrugë kryesore dhe rrugë dytësore. Kosto mesatare për kilometër rrugë në këtë projekt arrin në 2,24 milion euro.

LEXO EDHE:  Shpallet tenderi për rindërtimin e shtëpisë së flamurit në Korçë

Ndërkaq, segmenti aktual “Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja” ka 2 mbikalime, 1 urë; 3 nënkalime; 2.34 kilometër rrugë kryesore; 6.63 km rrugë dytësore. Ky segment i unazës kushton 30 milion euro. Brenda kësaj shume, përvec kostos së depozitimit të mbetjeve, përfshihen: 19,74 milion euro kosto e veprave inxhinierike (mbikalime-nënkalime, pa nyjen e Shqiponjës); 9,93 milion euro kosto e 8.97 km rrugë kryesore dhe rrugë dytësore. Kosto mesatare për kilometër rrugë në këtë projekt arrin në 1,11 milion euro.

Në konkluzion: Çmimet e lëndëve të para që përdoren për ndërtimin e rrugës, sipas të dhënave të konfirmuara edhe nga INSTAT kanë ndryshuar me rreth 30% në rritje krahasuar me vitin 2012. Pavarësisht kësaj, segmenti i Unazës tenderuar në kohën e PD si kosto totale është 9% më i shtrenjtë se sa ai i tenderuar në kohën e PS. Qartësisht, kosto për kilometër rrugë në projektin e kohës së PS (1,11 milion euro/km) është gjysma e kostos për kilometër të projektit të kohës së PD (2,24 milion euro/km).

Akuza Nr.5: Kostoja e Nyjes së Shqiponjës është e fryrë dhe abuzive!

Faktet: Projekti fillestar për Nyjen e Shqiponjës përfshinte mbikalim 430 m; rrethrrotullim në nivel dhe nënkalim 310 m. Pra, një strukturë me zgjidhje inxhinierike me tre nivele dhe kostoja e saj arrinte në 9.7 milion euro. Për efekt krahasimor po ju referohemi disa veprave inxhinierike të cilat shumica e qytetarëve i njohin dhe i kanë përshkuar me mjete por nuk e dinë se sa kanë kushtuar.

Mbikalimi i Kamzës, ndërtuar në kohën e qeverisjes së PD përfshin vetëm 50 m mbikalim dhe një rrethrrotullim në nivel. Kostoja e tij ka qenë 8.4 milion euro. Mbikalimi i Shkozetit i ndërtuar në kuadër të bajpasit të Durrësit ka kushtuar 6.7 milion euro.

Konkluzion: Nëse do të llogariteshin të njëjtat volume pune me çmimet e sotme të lëndëve të para, mbikalimi i Kamzës do të kushtonte 10,9 milion euro ndërsa mbikalimi i Shkozetit do arrinte në 8.71 milion euro. Kushdo është i lire të shohë ndryshimin qoftë edhe nga ana vizuale e jo më nga pikëpamja teknike mes këtyre veprave dhe Nyjes së Shqiponjës.

Akuza Nr. 6: Qeveria favorizoi kompaninë “DH Albania” e cila fitoi garën me dokumente të falsifikuara!

Faktet: Bazuar mbi VKM e datës 29 Dhjetor 2014 dhe Ligjin e Prokurimit Publik, parashikohet shprehimisht se procesi i vetdeklarimit të të dhënave në garë bëhet nën përgjegjësinë e plotë të kandidatit ose ofertuesit. Është ky i fundit që sipas ligjit mban përgjegjësi për dokumentacionin e dorëzuar, vërtetësinë e tyre dhe përmbushjen e kritereve. Gara është e hapur dhe zhvillohet përmes platformës online të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Bazuar në përcaktimet ligjore, autoriteti kontraktor është përgjegjës vetëm për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave. Vetëm në raste kur ka dyshime të arsyeshme paraprake, autoriteti mund të kryejë një procedurë verifikimi. Në rastin konkret, në fazën e garës dhe deri pas shpalljes së fituesit dhe lidhjes së kontratës, nuk ka patur asnjë dyshim të arsyeshëm mbi vërtetësinë e dokumentacioneve.

Sapo u vu në dijeni për përdorimin e dokumenteve false në këtë garë, ARRSH: 1) Zgjidhi dhe anuloi kontratën me “DH Albania dhe Biba X”; 2) kallëzoi në prokurori rastin dhe vuri në dispozicion të gjithë dosjen; 3) kërkoi sekuestrimin e garancive të kontratës; 4) propozoi APP ndëshkimin e kompanive; 5) vuri në dispozicion informacionin e nevojshëm dhe kërkoi nga autoritetet amerikane verifikimin e dokumentacionit të pretenduar si i falsifikuar.

Aktualisht, ARRSH ka fituar në Gjykatën e Shkallës së pare Administrative të drejtën për të arkëtuar 1.8 milion eurot e sigurimit të kontratës.

Akuza Nr.7: Garat për 3 lotet e unazës u bënë fiktive pa konkurrentë!

Faktet: Procedurat e garave janë zhvilluar të hapura përmes sistemit eletronik të Agjencisë së Prokurimit Publik. Bazuar në VKM mbi rregullat e prokurimit publik, që të vazhdojë procesi i përzgjedhjes së fituesit në një procedurë duhet të pranohet së paku një ofertë e vlefshme. Pra, ligji e konsideron të pranueshme edhe nëse në një garë merr pjesë vetëm një konkurent. Subjekti “Vëllezërit Hysa” rezultoi se ishte futur në garë në të tre lotet por nuk kishte paraqitur ofertë.

Fakt që bazuar në ligj e konsideron të pavlefshëm këtë pjesëmarrje të kësaj kompanie. Fakti që në ritenderimin e kryer gjatë vitit 2019 për lotin e parë të Unazës u fut me ofertë konkrete subjekti “Vëllezërit Hysa” ashtu sikurse disa konsorciume kompanish të tjera tregon qartësisht se nuk ka patur kritere diskriminuese as në garat e mëparshme. Kompanitë janë në të drejtën e tyre të futen ose jo në një garë të caktuar./ Tema

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Donatorët zbulojnë ndihmat në Bruksel/ Tërmeti shkund sërish Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Teksa në Bruksel është mbledhur Konferenca e donatorëve për Shqipërinë, një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është ndjerë pak momente më parë në jugperëndim të vendit.

Sipas Qendrës Europiane të Regjistrimit të Tërmeteve raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Lezhë.

Ndërkohë, që thellësia e tërmetit raportohet të ketë qenë 2 km.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi javor, nga 17 shkurt deri në 23 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift do marre një kthese shume me te mire këtë jave. Do jeni me te logjikshëm dhe shume me tolerante me atë qe keni ne krah. Beqaret do i marrin gjerat shtruar, por ne fakt ditën e mërkurë do ju ndodhe diçka e bukur qe nuk e kishin imagjinuar me pare. Çdo gjë ka për te ndryshuar rrënjësisht për mire. Financat do mundoheni t’i mbani gjithë kohës nen kontroll, por me vështirësi do mund t’iu dilni. Mos u druani te kërkoni ndihme nga te afërmit. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe ndonjë shqetësim. Pakësojeni kafen, duhanin, pijet alkoolike, likeret dhe salcat pikante. Ne pune duhet t’i mendoni disa here gjerat para se te hidhni hapa sepse vetëm kështu nuk do gaboni. Jeta familjare do jete gjithë kohës e ngrohte.

DEMI 21. prill – 21. maj

Do luftoni gjithë kohës me monotoninë ne çift gjate kësaj jave dhe te gjitha përpjekjet tuaja do japin rezultat. Pas te mërkurës dielli do ngrohe akoma me shume. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por do ju ndodhin disa gjera te bukura e te paparashikuara. Kënaqësitë do jene te pafundme. Me financat tregohuni te arsyeshëm dhe keni për ta para qe situata do ketë vetëm përmirësime. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jete e shkëlqyer. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni ne sektorin shëndetësor. Ne pune, projektet do fillojnë te marrin formën e duhur. Do ndiheni edhe me shume krenare për veten tuaj. Me familjaret çdo gjë do ece me se miri.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Dëshira për te bere shume gjera njëherësh do beje qe ta lini disi pas dore partnerin tuaj gjate kësaj jave. Kjo do sjelle goxha debate dhe nëse nuk merrni masa, çdo gjë e bukur do shkatërrohet. Për beqaret do jete një periudhe interesante, me njohje te reja dhe ndodhi fantastike. Marsi do ndikoje pozitivisht tek financat kështu qe ju duhet te përfitoni sa me shume për te rregulluar problemet me urgjente. Dhëniet e huave duhet t’i shmangni me çdo kusht. Shëndeti pas ditës se mërkurë do jete i shkëlqyer dhe ju do e rigjeni formën tuaj olimpike. Ne pune do jeni plot gjallëri dhe do keni arritjet qe keni ëndërruar gjithë kohës. Jeta familjare ka për te qene goxha e qete.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift gjate kësaj jave, madje duke lënë edhe punën pas dore. Partneri do e vlerësojë tej mase preokupimin tuaj dhe do ua shpërbleje me dashurinë e tij. Për beqaret pritet te ketë dashuri me shikim te pare. Çdo gjë për ta do te lulëzojë. Financat do jene ne tërësi te mbrojtura, megjithatë nuk do bëni keq t’i kufizoni disi shpenzimet për gjera te panevojshme. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime te vogla nga lodhja, por nuk duhet te merakoseni aspak. Hidratojuni me shume dhe çlodhuni. Ne pune mbështetuni tek koleget e besuar sepse vete nuk do mund t’ia dilni dot mbanë. Jeta familjare ka për te qene e begate dhe e mbushur me emocion.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dëgjojeni me vëmendje partnerin tuaj këtë jave dhe mundohuni t’ia plotësoni atij dëshirat. Nëse ju propozon diçka ekstravagante pranojeni sepse keni për te përjetuar emocione si kurrë ndonjëherë. Beqaret duhet te qëndrojnë larg personave shume te mëdhenj ne moshe sepse me vone do lëndohen. Ne planin financiar keni për te pasur me shume fat se me pare, kështu qe mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë investim me te madh. Shëndetin do dini si ta mbani nen kontroll. Ushqimi dhe aktiviteti fizik janë pikat kyçe. Ne pune do i keni idetë shume me te qarta dhe do hidhni hapat e duhura. Ne fundjave mund t’iu behet edhe një propozim te cilin nuk duhet ta neglizhoni. Jeta familjare do ketë ndryshime pozitive.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift do konsolidohet këtë jave edhe pse asgjë nuk do jete e lehte. Te dy palëve do ju duhet durim, qetësi dhe tolerance. Sido qe te jete, te gjitha sakrificat qe do bëni do japin rezultatet e pritura. Beqaret duhet te jene shume te kujdesshëm sepse ka rrezik qe disa persona problematike te mundohen t’i joshin. Gjendja e financave do mbetet e qëndrueshme për aq kohe sa ju te bëni llogarite para se te shpenzoni. Shëndeti here pas here do ketë probleme. Do keni dhimbje barku, dhembesh dhe koke. Ne pune perspektivat duken goxha te mira. Koleget do jene një mbështetje e forte dhe ju duhet t’ua dini për nder. Jeta familjare do ketë disa probleme te vogla dhe do nevojitet mbështetja juaj.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e mire gjate kësaj jave. Shpesh do keni edhe debate te zjarrta me partnerin për gjera pa ndonjë rendësi jetike. Kokëfortësia nga te dy palët do jete pika me e dobët. Beqaret do realizojnë disa takime, por pjesa me e madhe e personave do preferojnë aventurat kalimtare. Do jete ne dorën e tyre nëse do përfitojnë apo jo. Financat do jene te paqëndrueshme. Ne disa momente do keni vështirësi edhe për te kryer nevojat me elementare. Shëndeti ka për te qene i shkëlqyer. Nuk do keni me as shqetësimet e vogla tek shpina apo tek barku. Ne pune do orientoheni atje ku duhet dhe do keni me shume sukses nga sa mendonit. Familjes përkushtojuni pak me tepër.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Për sa i përket jetës ne çift gjate kësaj jave mund te prisni çdo gjë qe keni ëndërruar. Planetët do kujdesen edhe për detajet me te vogla. Çdo gjë e pamundur mund te realizohet ne momentin qe nuk e keni pritur. Beqaret duhet thjesht te dalin sa me shume sepse vetëm ashtu do mund ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Sektori i financave do jete gjithashtu me fat. Gjendja do përmirësohet aq shume saqë edhe vete do ju duket çudi për ndryshimet e menjëhershme. Shëndeti nuk do jete perfekt, por ne tërësi i kënaqshëm e pa probleme serioze. Kujdesuni pak me tepër për ushqimin dhe mos abuzoni me qetësuesit. Ne pune do jeni te organizuar dhe këmbëngulës prandaj do arrini majat. familja do jete mbështetje e forte.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Jave pozitive ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i mendoni gjerat shume me seriozisht nga me pare dhe nuk do lini pa zgjidhur asnjë mosmarrëveshje qe ju ka dale me herët. Pas te enjtes klima do jete shume me e ngrohte. Beqaret do kenë ndjenja te thella për një person me te cilin shume shpejt do mund te fillojnë edhe një lidhje. Çdo gjë për ta ka për te marre drejtimin e duhur. Ne planin financiar gjendja do jete aq e mire saqë mund te kryeni pa frike edhe disa transaksione. Gjendja shëndetësore do jete tej mase delikate. Nuk do keni mbrojtje te mire imunitare dhe mund te prekeni edhe nga ndonjë virus i stinës. Ne pune do jete dielli ai qe do iu ndihmoje te arrini atje ku keni ëndërruar gjithmonë. Jeta familjare do jete e qete nëse nuk prekni tema delikate.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Jave shume e mire do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Bashkëpunimi ne çift do jete o forte ne çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni te qëndroni me tepër kohe pranë njeri-tjetrit. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Midis tyre mund te jete edhe ai qe do iu ofroje një jete te qete dhe me momente te lumtura. Financat për fat te mire nuk do jene te këqija, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume. Shëndeti nuk duhet neglizhuar për asnjë moment sepse pasojat do jene te renda. Ne pune do jeni kreative dhe te gatshëm për te bere edhe sakrifica vetëm për te arritur atje ku doni. Disa kolege do ju ndihmojnë. Ne familje duhet te toleroni me tepër qe t’ia kaloni mire.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Këtë jave do doni vetëm te përjetoni emocione te forta ju te dashuruarit. Do preferoni me shume te ndërmerrni rreziqe dhe me pas te ndiheni mire sesa te qëndroni ne qetësi dhe mos rrezikoni. Çdo dite do jete ndryshe nga tjetra. Beqaret nuk duhet te pranojnë me sy mbyllur çdo lloj ftese qe do ju behet sepse kane për t’u penduar rende. Financat nuk do jene te mira ditët e para. Mund te ndiheni shpeshherë ne vështirësi dhe do ju duhet te kërkoni ndihme. Shëndeti gjithashtu do kërkojë me tepër përkujdes nga ju. Mos prisni te keni probleme serioze për te marre masa pas shqetësimeve qe keni pasur. Për punën do jete një periudhe pozitive dhe e mbushur me arritje. Edhe jeta familjare do jete e qete.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Këtë jave do i beni te gjitha përpjekjet e mundshme ju te dashuruarit ne mënyrë qe ta përmirësoni sa te mundeni jetën ne çift.. Me pak mundim dhe sakrifica do ja dilni mbanë. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm fillimin e një lidhjeje, përkundrazi do ja lënë gjithçka kohës. Financat do përmirësohen tej mase, por kjo nuk do te thotë qe brenda javës ju t’i boshatisni serish xhepat duke shpenzuar kuturu. Gjendja shëndetësore do lere disi për te dëshiruar. Me shume kujdes duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga sëmundjet kronike. Ne pune do jeni te guximshëm, këmbëngulës dhe largpamës. Do arrini çdo gjë qe do dëshironi. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet e mire./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Çfarë pritet për ditët në vijim, ja kur rikthehen reshjet

Publikuar

-

Nga

Për ditët e sotme dhe nesër, moti do të vijojë të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare; ditë të bukura me diell por mengjese të freskëta.

Përgjatë ditës së Mërkurë kemi ndryshim gradual të situatës meteorologjike pasi duke nisur nga orët e mesditës fillon shtimi gradual i vranësirave mesatare deri të dendura.

Sipas SHMU, përgjatë orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes të ditës së Mërkurë nisin reshjet e shiut me itensitet të ulët në të gjithë territorin. Dita e Enjte do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.

Në relievet malore reshje dëbore në lartësitë mbi 300 metër, por ato zbresin deri dhe në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

LEXO EDHE:  Thellohet skandali në FSHZH/ Miliona euro tendera të paravendosur

LEXO EDHE:  Dokumenti/ PD plas skandalin me tenderin e Unazëz së Re

Ditën e Premte rikthehet moti i kthjellët në të gjithë vendin por temperaurat mendohen të zbresin ndjeshëm në vlerat minimale (vlera negative në një pjesë të madhe të vendit).

LEXO TE PLOTE