LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërndante drogë me motor/ Kapet me 5 kg hashash 21-vjeçari

5 Nëntor 2019, 17:33, Kronika CNA
Shpërndante drogë me motor/ Kapet me 5 kg hashash 21-vjeçari

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi u kap duke trafikuar lëndë narkotike.

Mësohet se shtetasi shqiptar është arrestuar në Korfuz pasi në mjetin e tij u gjendën 5 kg hashash.

21 vjeçari është arrestuar për veprën penale trafikim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike, pasi me motorrin e tij shpërndante drogë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Pas arrestimit, 21-vjeçari u dërgua në Prokurorin e ishullit të Korfuzit, me akuzën për import, ruajtje dhe trafik të drogës./CNA.al

Lajmet e fundit nga