Connect with Us

Sherri masiv tek “Ekonomiku” / Dekani i FEUT rrëfen ngjarjen: S’ka ndodhur brenda ambienteve tona

Kronika

Sherri masiv tek “Ekonomiku” / Dekani i FEUT rrëfen ngjarjen: S’ka ndodhur brenda ambienteve tona

Publikuar

-

Dekani i FEUT, Dhori Kule ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur tek “Ekonomiki” ku janë dhunuar disa studentë.

Kule deklaron se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të klasës ku zhvillohej leksioni.

Sipas tij studentët janë dhunuar nga një grup i panjohur të rinjsh.

“Dy djem që nuk ishin pjesë e grupit të studentëve kanë hyrë në klasë ku zhvillohej mesim dhe kanë nisur të grinden me djemtë e grupit. Gjatë kohës që pedagogia vazhdonte mësimin, këta dy djem grindeshin me djemtë nga grupi. Me insistimin e grupit pedagogia i nxorri jashtë dy djemtë e panjohur.
Pasi ka mbaruar mësimi ka ndodhur një grindje jashtë klase ku një grup të rinjsh ka goditur studentët. I kemi thënë studentëve të denoncojnë ata që i kanë goditur. Kemi informuar në mëngjes strukturat e policisë.

LEXO EDHE:  Pas sherrit të bujshëm me Rudinën, ja çfarë bëri Ermal Mamaqi në emision

Ne si dekanat i universiteti kemi marrë masat të sigurohemi nëpërmjet strukturave të shtetit që studentët të mos guxojë kush t’i godasë.
Ngjarja s’ka ndodhur brenda ambienteve tona. Jemi në pritje të masave që do të marrë policia. Ata që kanë guxuar të godasin studentët tanë në ambientet e Qytetit Studenti të mbajnë përgjegjësi. Studentët të denoncojnë këdo që guxon të prishë zhvillimin normal të mësimit”, u shpreh Kule./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ Makina tenton të shtypë nënën me fëmijën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë teksa po dilte nga kursi i kërcimit.

Ngjarja ka ndodhur tek bulevardi i ri i në Yzberisht, dhe sipas asaj që raporton Abc News ka qenë një kalimtar i rastësishëm që ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë para makinës.

LEXO EDHE:  Foto/ Sherri i frikshmëm mes 4 grave në Durrës, zbardhet arsyeja e përgjakjes

LEXO EDHE:  Hamburg/ Sherr mes azilkërkuesve shqiptarë dhe atyre eritreanë, 16 të plagosur

Kalimtari, një djalë i ri, ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është transportuar me urgjencë në spital .

Ndërkaq, autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Delvinë/ Punonjësi i bashkisë humb jetën sapo del nga puna

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë ku mësohet se një punonjës i bashkisë ka humbur jetën sapo ka dalë nga puna.

Vuktima është Sopot Kamberi, 50 vjeç, përgjegjësi i Gjendjes Civile.

50-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak duke mos i mbijetuar dot sulmit në zemër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak çaste pasi Kamberi la punën dhe ishte drejtuar rrugës për në shtëpi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me 12 mijë euro në doganë/ Procedohet penalisht 20 vjeçarja nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

LEXO EDHE:  Sa vjet keni në krevat me PD?/ “Meta fut në sherr” Ralf Gjonin me Taulant Ballën

LEXO EDHE:  Rrahu në emision live Milaim Zekën, lirohet deputeti i VETËVENDOSJE-s

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE