Connect with Us

Reforma Zgjedhore/ Paloka nuk heq dorë: “Fut Gjiknurin në burg”

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Paloka nuk heq dorë: “Fut Gjiknurin në burg”

Publikuar

-

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në “Mbrëmja në ABC” ritheksoi edhe njëherë se Reforma Zgjedhore nuk mund të bëhet me Damian Gjiknurin.

Sipas Palokës, opozita i ka propozuar mazhorancës 5 pika si mund të zgjidhet situata, por qeveria vazhdon të jetë indiferente, duke mos i kther asnjë përgjigje zyrtare.

“Reforma Zgjedhore me Gjiknurin nuk ka shanc të bëhet. Ne i kemi treguar mazhorancën mes 5 pikave si mund të procudohet dhe nuk ka asnjë përgjigje zyrtare. E kemi bër propozimin tonë në tryezën me OSBE-në.

LEXO EDHE:  Rama: 300 ditë luftë ndaj informalitetit

Jo se e kërkon bundestagu, por miratimi i Reformës Zgjedhore duhet të bëhet me të gjitha palët.

Gjiknuri duhet të shkojë në burg, sepse ja kërkon bubndestagu. Bundestagu i kërko fut Gjiknurin dhe Saimir Tahirin në burg.

Tryeza e Reformës Zgjedhore nuk ka shanc me Gjiknurin. Ne kemi ngritur grupin tonë. Reforma bëhet me mirëkuptimin e të gjitha palëve. Nëse bëhet ashtu atëherë kalojmë në diktaturë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjendje e jashtëzakonshme/ Prençi kapet me termat: “Qeveria keqpërdori Kushtetutën”

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i ftuar në emisionin “360 Gradë”, u shpreh se qeveria ka keqpërdorur Kushtetutën, pasi sipas tij, Shqipëria është në gjendje të fatkeqësisë natyrore dhe jo në gjendje të jashtëzakonshme.

“Dua të ndalem te serioziteti i qeverisë në raport me Kushtetutën, ligjin për mbrojtjen civile të Republikës së Shqipërisë.Në zbatim të Kushtetutës, në nenin 174 të saj, referohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në një pjesë të territorit apo të gjithë territorin e Shqipërisë nisur nga përmasat e një fatkeqësie.

Ndërkohë që këtë e ka bërë qeveria më datë 27 nëntor, 24 orë me vonesë, por ndërkohë ende sot të gjithë zyrtarët e lartë përfshirë dhe kryeministrin e trumbetojnë si gjendje e jashtëzakonshme.Edhe në takimet me të huajt unë ndihem keq kur personalitete të larta të shtetit u thonë të huajve se Shqipëria është në gjendje të jashtëzakonshme dhe do të vazhdojmë dhe për shumë kohë se pasojat janë të rënda.

LEXO EDHE:  Vasili paralajmëron Ramën: Kujdes me telefonatat, je nën vëzhgim

LEXO EDHE:  “Arka e shtetit bosh”/ Ish deputetja-Ramës: Mos përfito në kurriz të shqiptarëve nga tragjedia

Ndërkombëtarët e dinë shumë mirë se kur është gjendja e jashtëzakonshme, që do të thotë cënim të integritetit apo rendit dhe sigurisë dhe cila është gjendja e fatkqesisë natyrore që do të thotë prishje e ekuilibrave të jetës normale të ardhur nga një fatkeqësi. Që këtu kemi një keqpërdorim të Kushtetutës në raport me gjendjen e jashtëzakonshme dhe gjendjen e fatkeqësisë.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Konstatimi i Presidentit të Shoqatës së Ndërtimit/ Aleksi: Çfarë fshehin godinat që do shëmben

Publikuar

-

Nga

Presdienti i Shoqatës së Ndërtimit, inxhinjer Luigj Aleksi, është pjesë e emisionit “Real Story” ku po diskutohet lidhur me situatën post-tërmet, dëmet dhe qytezat e reja të cilat kryeministri Edi Rama i dëklaroi se do nisin të ngrihen për të sistemuar me banesa qytetarët e goditur.

Ndërkohë që po diskutohej për këto, inxhinjeri i ndërtimtarisë, Luigj Aleksi, vlerësoi se ndëtimet që do të ngrihen nëpër këto qyteza do të jenë të mirëmnduara nga ana urbanistike.

LEXO EDHE:  “Rama ik”/ Banorët e Milotit dhe Kurbinit bllokojnë Rrugën e Kombit

LEXO EDHE:  Rama mban në pushtet vrasës?/ Zbulohet krimi makabër i Fatmir Xhafajt

“ Qytezat e reja do të jenë me një koncept të menduar mirë urbanistik, nuk do të jenë banesa emergjente”, deklaroi Aleksi, sipas të cilit:

“Banesat që do shëmben ose janë të ligjit të legalizimit ose të ndërtuara shumë vite më parë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndërtimi i lagjeve të reja post-tërmet/ Bushati sulmon kryeministrin Rama

Publikuar

-

Nga

Në studion e emisionit “Open” vijon të diskutohet për situatën pas termetit dhe zgjidhjet që duhet të vijnë. I pranishëm në studio është dhe analisti Andi Bushati i cili dha opinionin e tij rreth reagimit të kryeministrit Rama pas tragjedisë. Bushati për projektin e lagjeve shprehu habinë e tij për faktin se Rama, menjëherë pas tragjedisë deklaron se do të ndërtojë lagje moderne, madje duke gjetur edhe arkitektin, që në këtë rast është Marko Kazamonti. Përpara të gjitha kontrolleve dhe inspektimeve që duhen bërë, thotë Bushati, Rama premton lagje moderne. “Një javë pasi ndodh termeti, del Rama dhe thotë do të ndërtojmë lagje. Kjo është e çuditshme, pasi pas një tragjedie ai merr përsipër të thotë se lagjet do të ndërtohen nga Marko Kazamonti, pra ai gjen arkitektin. Në nxitim për të marrë frenat dhe për të treguar se “unë vendos gjithçka” riskon të na çojë drejt një propabiliteti gabimi”, tha Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE