Connect with Us

“Reforma Zgjedhore”/ Nard Ndoka: Komisioni ilegjitim, po marrin atributet e opozitës”

Politikë

“Reforma Zgjedhore”/ Nard Ndoka: Komisioni ilegjitim, po marrin atributet e opozitës”

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në “Report Tv” ka folur për komisionin e Reformës Zgjedhore.

Sipas Ndokës, personat në komision nuk kanë asnjë peshë politike dhe po bëjën thjeshtë një estradë.

“Nuk mund të jetë komisioni legjitim me këtë individë. Ata po bëjnë thjeshtë një stradë. Disa personazhe nuk e kanë vendin aty. Nuk mund të japin produkt personazhet që nuk kanë peshë politike. Nuk mund ti marrin atributet e opozitës disa deputetë që nuk janë votuar nga populli.

Është e drejta e tyre ta vazhdojnë aventurën e tyre, por janë disa kushte nga Bundestagu gjerman dhe ne jemi të përkushtuar maksimalisht për të dhënë kontributin tonë. Nuk presim të ketë reflektim për Reformën Zgjedhore. Ne kemi respektuar të drejtën ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Ruçi, mesazh palëve politike

Kemi një kryeministër si Edi Rama. Cdo ditë kur lëvizim në rrugë na thonë njerzit kur do ta largoni këtë përbindësh.

Si ka mundësi që një qeveri me kaq shumë skandale vazhdon të qevrisë. Ky për fat të keq nuk ndikohet nga protestat qytetare, po vjen dita që të marri atë përgjigje që meriton”, theksoi Ndoka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja intime e ambasadorit me zyrtaren e Rilindjes/ Meta ia hedh fajin mediave

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhëniet me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Sorecën, për të cilin moderatorja Eni Vasili zbuloi se mbante disa foto të Kreut të Shtetit në zyrë.

Meta tha se nuk kanë marrëdhënie të shkëlqyera, por vetëm bashkëpunim për shqetësimet e qytetarëve.

“Nuk janë marrëdhënie të shkëlqyera. Por që në ditën e parë që ka ardhur ka pasur bashkëpunimin tonë. I kam treguar edhe shqetësimet për marrëdhëniet me ambasadorën përpara tij”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Teksa u pyet nga Eni Vasili për videon intime që u tha se do të publikohej, ku u aludua se ishte protagonist Soreca me një zyrtare të Rilindjes, presidenti mohoi se ekziston një e tillë.

LEXO EDHE:  Shpërthen Nard Ndoka: Vetëm dajaku e kthen në shina Ramën

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Bushati: Ligji më antidemokratik, përgjegjësi OSBE-ODHIR

“Është paraqitur se ka një shantazh ndaj një ambasadori. Videoja është një fabul e të gjitha portaleve, me në krye Meron se ai i ka qejf këto historitë me romanca. Kjo është një histori e portaleve të Rilindjes”, theksoi Meta, duke larguar përgjegjësinë nga vetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj flet me shifra/ “Na kanë dhuruar vetëm 400 milion euro, të tjerat kredi të buta”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka sqaruar donacionet që i janë dhuruar Shqipërisë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se 400 milionë euro janë grante, ndërsa 650 milionë eurot e tjera janë kredi të buta.

“Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit, shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike”, u shpreh ministri në emisionin “Opinion”.

Me tej, socialisti tregoi se Franca na ka dhuruar 1 milion euro, ndërsa 60 milionë janë kredi të buta.

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore/ Zbardhen detajet, ja kush rrezikohen

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore/ Zbardhen detajet, ja kush rrezikohen

“Franca dha 60 milionë euro kredi të butë, plus 1 milion grante. T’ju sqaroj 100 milionëshin? Është një instrument financiar përtej rindërtimit, është për zhvillimin ekonomik që e firmosi kryeministri para se të fillonte. Është 100 milionë kredi e butë”, theksoi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O zot, sa njeri i zi…”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

Publikuar

-

Nga

Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve sot në Bruksel, teksa shumë shtete u solidarizuan duke ofrur ndihmën e tyre, që konsiston në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.

Një sukses ky që u përshëndet nga shumë personalitete, dhe padyshim dhe krerët e partive në vend, përfshirë këtu Bashën dhe Kryemadhin.

Por ai që ka heshtur deri më tani, është ish kryeministri Sali Berisha.

Kjo heshtje duket se nuk i ka shpëtuar ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

LEXO EDHE:  Takimi për reformën zgjedhore/ Korab Lita: Marrëveshja ishte e parapërgartitur 

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore/ Zbardhen detajet, ja kush rrezikohen

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë, por sot me këtë dhuratë (100 milion euro dhuratë dhe 60 mln hua) heshti.

“Sali Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë dhe po hesht sot që Franca i dhuroi 100 milionë euro shqiptarisë. O zot, sa njeri i zi…” shkruan Spahiu./CNA.al

LEXO TE PLOTE