LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Reforma në Drejtësi do ketë viktima”/ Paralajmërimi i frikshëm i Bushatit

5 Nëntor 2019, 22:10, Politikë CNA
“Reforma në Drejtësi do ketë viktima”/

?Reforma në Drejtësi do të ketë viktima?, kështu është shprehur nga studio e ?Tempora? deputeti Partisë Socialiste, Ervin Bushati.

Teksa e cilëson,këtë reformë si triumf të socialistëve, Bushati është shprehur se vënia e saj në rrugën e duhur ishte tepër e vështirë, megjithatë ajo po jep rezultatet e duhura.

Ndër të tjera, deputeti socialist ka paralajmëruar se drejtësia e re do të sjell shumë pasoja.

?Bushati: Ne e dimë shumë mirë që kemi një mal me punë përpara dhe nuk i ngermë duartë lartë. E kemi ditur që drejtësia ësshtë një problem në Shqipëri. Nuk vijmë nga një histori franceze, zviceriane apo italiane, por një një diktaturë dhe problematikë tranzicioni. Ne e denim që kjo do të ishte një nga ato punë Herkuljane që do të kërkonte shumë mund.

Ne kemi qenë ata që kemi miratuar Reformën në Drejtësi dhe ka patur edhe një dakordësi nga opozita që ishte dje në parlament, që sot është në ekran.

Nuk pritej që ky të ishte lundrim i lehtë, do të kishte problematika. Të gjithë kanë pritur që drejtësia të funksiononte. Akoma pa filluar punë zyrtarisht drejtësia e re, po ndihen efektet.

Sonila Meço: Cilat janë efektet? Atentati ndaj një prokurori?

Bushati: Të gjitha këto që po shohim. Kemi patur edhe raste të tjera të bujshme patjetër?

Meço: Cilat janë rastet e bujshme të Reformës në Drejtësi?

Bushati: Pastrimi i sistemit të Drejtësisë. 60% e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë larguar sot nga sistemi?

Ne si e majtë kemi një vullnet për ta çuar Reformën në Drejtësi përpara. Këto nuk janë çështje të politikës po të drejtësisë. Ato që ka në dorë politika është që të miratojë ligje. Ligji i fundit që ne kemi miratuar është buxhetimi i pavarur për SPAK-un, i cili duhet të hapet në fund të nëntorit.

Krijohet edhe Gjykata Kushtetuese dhe do të ketë pasoja dhe viktima shumë. Më shumë seç ka pasur deri tani. E kam fjalën për viktima të drejtësisë, të drejtësisë së vërtet.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga