Connect with Us

Qytetarët korçarë i kthejnë “reston” Bashës/ Pse “surprizohet” çdo herë kreu i PD-së

Politikë

Qytetarët korçarë i kthejnë “reston” Bashës/ Pse “surprizohet” çdo herë kreu i PD-së

Publikuar

-

Rreth një vit më parë, në datën 4 nëntor 2019, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë për një fundjavë në Korçë.

Ai ka preferuar të zhvillojë edhe disa takime me fermerë, por edhe me strukturat e PD-së lokale të këtij qyteti.

Por, Lulzim Basha nuk i ka shpëtuar dot surprizave. Në pedonalen e qytetit ishte vendosur një dyshek, i cili mbante mbishkrimin “Dyshek për Lulin. Fli sa të duash artist”.

Por, sot pas një viti, ndërsa Basha do të vizitojë Korçën, ku pritet që të zhvillojë një takim me të rinjtë, një tjetër surprizë i është rezervuar nga qytetarët korçarë, duke i dhënë kështu një leksion të fortë kreut të Republikës së re.

Ditën e sotme një banderolë ironizuese është vendosur në hyrje të Korçës, tek unaza e qytetit.

Një banderolë që shkruan “Ëelcome Luli”, pra që i uron mirëseardhjen, për që në sfond ka një vilë dhe ku më poshtë shkruan “Një vilë për ty në Dardhë”.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD/ Harxhi: Ende nuk dimë rendin e ditës

Në sfondin e banderolës në fjalë janë dy vila të Agron Papulit, i cili rreth një vit e gjysëm më parë sulmohej ashoër nga Luli, por që tashmë nuk ia zë emrin në gojë, pasi kreu i Republikës së re është zhvendosur të jetojë pikërisht në vilat e oligarkut që sulmonte dikur.

Lulzim Basha ironizohet keqazi nga qytetarët korçarë, sa herë që viziton Korçën, pasi ai është sjellë turpësisht me ta. Pasi si përfaqësues iu ka sjellë disa kllouna dhe sharlatanë. Ashtu sikundër i ka trajtuar ai qytetarët e Korçës dhe demokratët, duket se ashtu po e tajtojnë edhe ata Lulzim Bashën./ CNA.al

Foto + Video- Surprizë për Bashën në Korçë/ Dyshek me mesazh për Lulin

Shënim/ Një dyshek për Lulin

Foto+video-Basha në Korçë/ Banderolë ironizuese në hyrje të qytetit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama dorëzoi padinë në Gjykatë/ Reagon menjëherë Haradinaj

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama e ka paditur në gjykatë për shpifje.

Harandiaj ka paralajmëruar se do të ketë një përgjigje në padi. Ai e ka akuzuar Ramën se gjithë këtë po e bën për t’iu larguar përgjegjësive.

“Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë. Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!
Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, tha Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi e thotë troç/ “Disa politikanë nuk flasin se e kanë emrin me laps”

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi deklaron se Shqipëria është në këtë krizë për shkak të dy marrëveshjeve, ajo e 2008 dhe ajo e 2017.

Patozi tha se prej tyre sot jemi në këtë gjendje, ndërsa theksoi se partia e tij që ka vetëm disa muaj që është krijuar, ka shfaqur platformën e saj për zgjidhjen e kësaj situate.

“Këtë punë nuk e zgjidh sistemi. Ne si parti modeste kemi një platformë, e kemi dorëzuar 4 muaj më parë. Ne themi që ky sistem duhet çbërë, pastaj shikojmë kush është më i përshtatshmi. Pse? Se çfarë provash duhet të japë më shumë, ç’a do arrijmë më shumë sesa kaq. Pra ta çbëjmë këtë”, u shpreh ai në emisionin “Real Story”.

Koordinatori i BD theksoi se njerëzit kanë të drejtë të mos votojnë për tre persona, por të votojnë atë që duan.

LEXO EDHE:  Këshilltari mizerabël tregon si mund të fitojë PD

LEXO EDHE:  Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD/ Harxhi: Ende nuk dimë rendin e ditës

Patozi theksoi se ka politikanë që duan të kandidojnë për kryeministër, por nuk flasin se e kanë emsin me laps./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Betimi i Bashës për Kishën e Laçit/ Patozi: Është e rëndë, besimtarët mund të ofendohen

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha nuk e mbajti premtimin e tij për të çuar kryeministrin Edi Rama para drejtësisë, ndpnëse u betua për Kishën e Laçit.

Këtë gjë e ka kujtuar koordinatiori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, i cili tha se kjo është e rëndë.

“Ka fjalë që thonë se kjo marrëveshje u bë pasi Rama shpëtoi Bashën nga burgu. Ka gjasa, por nuk e di saktë. Ky është fjalor i shpifur. Ka mungesë koherence. Është bërë retorikë për kundërshtarin dhe më pas i ke shkuar për dore.  Basha u betua për Kishën e Laçit se nuk do ulet në tryezë me Ramën dhe e bëri. Kjo është e rëndë. Laçianët mund të ofendohen nga kjo gjë. Atyre gjë besojnë në Kishën e Laçit nuk do i pëlqejë kjo gjë”, theksoi Patozi në emisionin “Real Story”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE