Connect with Us

Projektbuxheti 2020/ Rriten pagesat për koncesionet PPP, arrijnë në 120 milionë euro 

Ekonomi

Projektbuxheti 2020/ Rriten pagesat për koncesionet PPP, arrijnë në 120 milionë euro 

Publikuar

-

Partneritet Privat-publik

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë nëpërmjet taksave të tyre në buxhetin 2020 mbi 14.6 miliardë lekë (rreth 120 milionë euro) si pagesa për 14 kontratat koncensionare me PPP. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave kjo shumë është 15.8 për qind më e lartë se pritshmëria e këtij viti.

Pagesat më të larta do të bëhen ndaj kontratës PPP për ndërtimin e rrugës së Arbrit, ku në vitin 2020 qeveria do të paguajë 3.9 miliardë lekë ose rreth 50 për qind më të lartë se të këtij viti.

Koncesioni i dytë më pagesën më të madhe është ai i sterilizimit në sallat e operacionit, ku janë programuar të paguhen rreth 1.6 miliardë lekë, një shumë e njëjtë si këtë vit. Por sipas të dhënave nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor pagesat ndaj kësaj kontrate vitin e kaluar ishin mbi 2 miliardë lekë për shkak se janë bërë operacione më shumë se parashikimi.

Koncesioni i tretë më i madh që merr pagesat nga buxheti i shtetit, është shërbimi i skanimit në dogana me rreth 1,5 miliardë lekë, i nënshkruar nga qeveria Berisha që në vitin 2013. Pagesat për këtë koncesion janë të njëjta me ato të një viti më parë.

Pagesat për koncesionin e rrugës së Kombit do të rriten me mbi 5%. Sipas ministrisë së Financave vitin që vjen përveç taksave direkte në rrugë, kompania që menaxhon mirëmbajtjen do të marrë nga buxheti i shtetit edhe 720 milionë lekë ose rreth 6 mln euro, nga  680 milionë lekë që pritet të paguhen këtë vit.

Këtë vit del nga lista e koncesioneve financimi i infrastrukturës mbështeste për lumin Devoll, me vlerë 1.5 miliardë lekë, por nisin pagesat për tre koncesione të reja, konkretisht për PPP Milot-Balldren me 100 milionë lekë, Orikum -Dukat me 393 milionë lekë dhe koncesionin e shërbimit laboratorik me 1.2 miliardë lekë pagesa për vitin 2020.

Inceneratori i Fierit dhe Elbasanit do të marrin respektivisht 752 dhe 661 milionë lekë njësoj sa vitin e kaluar. Gjithashtu koncesioni i check -up do të marrë financim prej 876 milionë lekësh njësoj sa viti i kaluar.

Për vitin 2020, kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat konçesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019, është rreth 21.97 miliardë lekë.

LEXO EDHE:  Mesazhi i fortë për qeverinë/ Anulo konçesionet dhe PPP për të rindërtuar Shqipërinë post-tërmet!

Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.

Ministria e Financave sqaron se në buxhetin 2020 është respektuar kufizimin ligjor i sipërcituar në zbatim të rregullit fiskal respektiv, pasi  vlera e parashikuar prej 14.6 miliardë lekë për pagesat vjetore neto të kontratave koncesionare apo PPP për vitin 2020, përbën vetëm 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019, prej rreth 439.3 miliardë lekë.

Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Pagesat e pritshme për 2019

Aktualisht, janë aktive 13 kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP)

Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2019, me destinacion mbështetjen nga buxheti për kontratat konçesionare/PPP, janë në total 12.44 miliardë lekë. Nga këto, rreth 6.38 miliardë lekë janë investime dhe 6.06 miliardë lekë shpenzime korente.

Kundrejt faktit të vitit 2018 që kapi vlerën 8.76 miliardë lekë, plani 2019 rezulton 42% më i lartë ose rreth 3.68 miliard lekë më shumë.

Pagesat faktike në total për 9-mujorin 2019, rezultojnë 10.22 miliardë lekë ose 82.1% e planit vjetor 2019. Nivelin më të lartë të pagesave e ka shënuar muaji Janar me 2.9 miliardë lekë nga të cilat 2.52 miliard lekë është pagesa për kontratën e MIE “Ndërtimi dhe Operimi i Rrugës së Arbrit”, specifikisht për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e kësaj kontrate.

Krahasuar me pagesat faktike për 9 mujorin e vitit 2018, të cilat arritën nivelin rreth 6.4 miliardë lekë ose 79.3% e planit vjetor 2018, realizimi 9 mujor i vitit 2019 rezulton në masën rreth 3.8 miliard lekë më shumë ose 60 për qind më i lartë./ Monitor

Tabela e koncesioneve 2020

Tabela e koncesioneve 2019

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Rrjeti i përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri/ Tërbohet Serbia, ja si reagon zyrtari i lartë

Publikuar

-

Nga

Sikurse dhe pritej, nënshkrimi i marrëveshjes midis shqipërisë dhe Kosovës për një rrjet të përbashkët energjetik, që e shkëput këtë të fundit nga vartësia e Serbisë, ka sjellë reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të Beogradit zyrtar.

Nëpërmet një deklarate publike drejtori serb i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e cilësoi nënshkrimin një “marrëveshje energjetike të Shqipërisë së Madhe”, ndërsa kërcënoi se “Serbia nuk do ta lejojë zbatimin e marrëveshjes energjetike Kosovë-Shqipëri”.

“Shqipëria e madhe energjetike” ekziston vetëm në ëndrrat shoviniste të disa politikanëve në Prishtinë. Serbia është pronare dhe ndërtuese e elektrorrjetit në Kosovë dhe për këtë kemi dëshmi të panumërta”, ka artikuluar Gjuriq në komunikatën e shpërndarë për mediat serbe nga zyra e tij.

Më tej po në të njejtën komunikatë zyrtare thuhet:

“Në sajë të angazhimit të Rrjetit Energjetik të Serbisë (EMS), dhe Elektroekonomisë së Serbisë si dhe të institucioneve përkatëse gjatë viteve të shkuara është penguar dhe ndaluar anëtarësimi i operatorit të Prishtinës, i cili ilegalisht shfrytëzon një pjesë të rrjetit tonë në Kosovë në (ENTSOE), ndërsa paralajmërimi për krijimin e Shqipërisë së madhe energjetike zbulon fytyrën e vërtetë shoviniste të politikës së Prishtinës”.

Sipas Marko Gjuriqit: “Blloku energjetik Kosovë-Shqipëri, që po synohet të krijohet, është i pazbatueshëm në terren ndaj dhe duhet të ndalet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare para se ai të prodhojë pasoja për energjetikën rajonale, madje edhe për stabilitetin politik. Vijimësia e tij vulos perspektivën e dialogut”.

Marrëveshja energjetike Kosovë-Serbi që hyn në fuqi pranverën e ardhëshme, është pjesë e dialogut disa vjeçar ndërmjet dy vendeve, por, ajo asnjëherë nuk arriti të zbatohej. Kjo për faktin që Serbia pretendon pronësi mbi sistemin e transmisionit energjetik të Kosovës.

LEXO EDHE:  Qeveria jep një tjetër PPP/ Zbardhet skema mafioze

LEXO EDHE:  Koncesioni për rrugën e Arbrit/ Rama tregon kur do të shpallet fituesi

Në deklarimet e tyre zyrtarë të qeverisë së Kosovës, kanë konfirmuar se që nga shpallja e pavarësisë Kosova ka humbur mbi 170 milionë euro nga bllokada që Serbia i ka bërë rrjetit të transmisionit të Kosovës.

“Janë nga 10 deri në 15 milionë euro në vit, pa përfshirë edhe transmisionin me Shqipërinë, që nuk është venë në funksion pikërisht për këtë arsye. Pra, në përgjithësi janë mbi 170 milionë euro, që Serbia i arkëton në emër të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”, ka deklaruar Valdrin Lluka, drejtuesi në funksion i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, sipas të cilit: Kosova do të kërkojë kompensimin e këtyre humbjeve gjatë negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë dialogut Kosovë-Serbi, në vitin 2013 është nënshkruar dhe marrëveshja energjetike midis dy vëndeve. Në të është rënë dakord të krijohet një kompani e re, sipas kornizës ligjore të Kosovës, që do të furnizojë me energji elektrike konsumatorët në katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Por, kjo kompani nuk u regjistrua kurrë, sikundër që dhe jo pak marrëveshje të tjera.

Po ashtu, pjesa dërmuese e qytetarëve serb të Veriut të Kosovës, për vite të tëra nuk e paguajnë energjinë elektrike duke sjellë si pasojë humbjen që shkon deri në 8 milionë euro, shumë kjo që deri vitin e shkuar u është faturuar banorëve të pjesëve tjera të Kosovës…

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shkëputet nga Serbia/ Kosova, rrjet të përbashkët energjetik me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Kosova do të bashkohet në rrjetin energjetik të Shqipërisë nga muaji prill i vitit të ardhshëm, sipas një marrëveshje të nënshkruar të hënën, duke i dhënë fund varësisë nga rrjeti i Serbisë, autoritetet e së cilës reaguan me zemërim.

Sikurse raporton media amerikane VOA, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST), nënshkruan në Tiranë Marrëveshjen për themelimin e Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri.

Në një njoftim të KOSTT-it thuhet se “operimi si Bllok Rregullues i përbërë prej dy zonave rregulluese, ka për qëllim operimin më të lehtë të dy sistemeve elektro-energjetike si nga aspekti teknik ashtu dhe ai ekonomik. Kjo do të mundësojë operimin dhe balancimin më të lehtë të të dy sistemeve, zvogëlimin e kostove dhe shkëmbimin e rezervave të sistemeve”.

Njoftimi citon kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it Ilir Shala , të ketë thënë se: “kjo është marrëveshje historike për Kosovën meqë deri më tani ne si KOSTT kemi qenë brenda Zonës Rregulluese serbe (EMS), gjegjësisht brenda bllokut rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut)”.

Ndërsa administratori i përgjithshëm i OST-ut, Skerdi Drenova, tha se kjo “garanton sigurinë e operimit për të dy Sistemet Elektroenergjetike dhe krijon kushte të favorshme për shfrytëzimin optimal të burimeve gjeneruese brenda Bllokut”.

Në Beograd, shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, tha se “Shqipëria e madhe energjetike ekziston vetëm në ëndrrat shoviniste të disa politikanëve në Prishtinë”, ndërsa bëri thirrje që bashkësia ndërkombëtare të mos lejojë zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë.

LEXO EDHE:  Koncesionet rrjepin xhepat e shqiptarëve/ Paralajmërimi i fortë i ndërkombëtarëve

LEXO EDHE:  Korçë/ Rradhë të gjatë në sportelet e OSHEE-së

Ai tha se Serbia është pronare dhe ndërtuese e rrjetit elektrik në Kosovë, ndërsa “blloku është i pazbatueshëm në terren dhe ai duhet të ndalet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare para se të prodhojë pasoja për energjetikën rajonale, madje edhe për qëndrueshmërinë politike dhe të vulosë ardhmërinë e dialogut”.

 Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar marrëveshje në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian sipas së cilës KOSTT-i dhe Operatori i Sistemit të Serbisë ( EMS), duhej të fillonin funksionimin si dy zona rregulluese të pavarura në përputhje me kërkesat e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO). Por, ajo ende nuk është zbatuar sikundër edhe një pjesë e madhe e marrëveshjeve të arritura në bisedimet që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Rikuperimi i pasojave të tërmetit/ FMN i akordon 87 milionë euro Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vendosur ti akordoj vendit tonë një kontribut financiar që shkon deri në 87 milionë euro. Lajmin e ka konfirmuar guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e emisionit “Top Talk”, ku ka folur rreth situatës në të cilën ndodhet vendi ynë, pas goditjes tragjike të tërmetit të datës 26 nëntor.

“Kemi një facilitet të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që shkon në dispozicion të Shqipërisë, deri në 87 milionë euro, për t’u përdorur në këtë situatë. Është konvertimi i pjesës së SDR, i kontributit tonë, rreth 87 milionë euro, është teknike . Është një mundësi plus përveç ndihmave të donatorëve. Ne duhet të bëjmë maksimumin si Shqipëri që të tërheqim në mënyrë sa më të organizuar të gjitha ndihmat dhe donacionet që jepen nga donatorët ndërkombëtar dhe ata kombëtar.

LEXO EDHE:  SUKSESE NË JETË NGA EDI RAMA!

LEXO EDHE:  Korçë/ Rradhë të gjatë në sportelet e OSHEE-së

Paralelisht me vlerësimin e gjendjes së dëmeve të tërmetit ne duhet të bëjmë një grumbullim sa më eficent të këtyre ndihmave dhe më pas të kalojmë në planin e rimëkëmbjes. Shqetësimi I Bankës Qendrore është si do të ndikojë kjo në parametrat makro ekonomikë, si do të ndikojë në rritjen ekonomike, në nivelin e inflacionit, në kursin e këmbimit, në stabilitetin financiar të vendit. NE kemi filluar të analizojmë, patjetër që ndikimet janë negative, sepse kjo është një faktor rreziku dhe në funksion të këtij faktori duhet të bëjmë analizat tona. Nëse niveli do të jetë plus-minus ne duhet të jemi në gjendje të ruajmë stabilitetin financiar”, ka artikuluar guvernatori Sejko, duke paralajmëruar mbajtjen e një takimi me bankat e nivelit të dytë, ditën e nesërme. /CNA.al

LEXO TE PLOTE