LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Po na qeveris modeli i gabuar"/ Basha nga Korça vijon turin e takimeve me një premtim

5 Nëntor 2019, 17:15, Politikë CNA
"Po na qeveris modeli i gabuar"/ Basha nga Korça vijon turin e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me të rinjtë e Korçës është shprehur se shpresa për rrugëdaljen nga kriza ku ndodhet vendi e kanë të rinjtë.

Teksa shprehet se modeli me të cilin qeveriset sot është i gabuar, Basha është zotuar para të rinjve të Korçës se PD do të rikthej shpresën për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

?Sado të rënda të jenë të vërtetat e përditshme të shqiptarëve, familjeve tuaja ka një shpresë. Mjafton të shohësh në sytë e të rinjve shqiptarë për të parë dritën e shpresës që të gjesh rrugën e daljes nga kjo krizë. Ju jeni forca, frymëzimi, faktori që do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Do jeni dhe përfituesi kryesor i dhënies fund kësaj krize dhe përfituesi i parë i çuarjes së Shqipërisë drejt stacionit të saj ta bëjmë Shqipërinë si gjithë europa. Numrat e largimit nga Shqipëria janë të frikshëm. Vetëm vitin e kaluar kanë ikur në emigracion 38 mijë të rinj.

Modeli që po na qeveris është modeli i gabuar. Zotimi im para jush, zotimi i PD është që do rikthejmë shpresën për të ndërtuar një jetë më të mirë këtu në Korçën tonë, në Shqipërinë tonë.

Duhet të dimë të dëgjojmë dhe të mësojmë nga ato që dëgjojmë. Vendimmarrësit e sotëm e ata të nesërm, dhuntinë e parë duhet të kenë të dëgjojnë. Ndaj jam sot këtu?, theksoi Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga