Connect with Us

“Nisi sot procesi i shumëpritur”/ Lleshaj tregon ndyshimet që pritet të sjellë vettingu në polici

Politikë

“Nisi sot procesi i shumëpritur”/ Lleshaj tregon ndyshimet që pritet të sjellë vettingu në polici

Publikuar

-

Pas nisjes së procesit të seancave dëgjimore të vettingut në polici, ka ardhur dhe reagimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Sipas Lleshajt, ky është kurorëzimi i një përpjekje të gjatë përgatitore, që kulmoi me miratimin e ligjit dhe ngritjen e strukturave të posaçme.

Ndërsa shprehet se pret rezultate konkrete në funksion të forcimit të Policisë së Shtetit.

“Nisi sot procesi i shumëpritur i seancave të dëgjimit për nivelin e lartë drejtues, që do t’i nënshtrohen të parët Vettingut. Procesi ka hyrë kështu në fazën vendimtare. Presim rezultate konkrete, të cilat do të ndikojnë në forcimin e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera që do të vlerësohen.

Ky është kurorëzimi i një përpjekje të gjatë përgatitore, që kulmoi me miratimin e ligjit dhe ngritjen e strukturave të posaçme.

Në përfundim të këtij procesi, ne presim që Policia e Shtetit, Garda e Republikës dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), të dalin më të forta, më me integritet dhe më imune ndaj fenomeneve të korrupsionit apo paaftësisë profesionale.

LEXO EDHE:  Miratohen ndryshimet në Kodin Penal/Deri në 5 vite burg për blerësit e votës

Realizimi i Vettingut është ndër prioritetet më të rëndësishme të punës sonë, i cili besojmë se do të ketë efekt pozitiv edhe në procesin e Reformës në Drejtësi. Pa një reformim të thellë edhe në fushën e Policisë, reforma në drejtësi nuk do të ishte e plotë.

Reformat për forcimin dhe pastrimin e punonjësve dhe institucioneve tona, do të vijojnë”, shkruan Lleshja në rrjetet sociale./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja intime e ambasadorit me zyrtaren e Rilindjes/ Meta ia hedh fajin mediave

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhëniet me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Sorecën, për të cilin moderatorja Eni Vasili zbuloi se mbante disa foto të Kreut të Shtetit në zyrë.

Meta tha se nuk kanë marrëdhënie të shkëlqyera, por vetëm bashkëpunim për shqetësimet e qytetarëve.

“Nuk janë marrëdhënie të shkëlqyera. Por që në ditën e parë që ka ardhur ka pasur bashkëpunimin tonë. I kam treguar edhe shqetësimet për marrëdhëniet me ambasadorën përpara tij”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Teksa u pyet nga Eni Vasili për videon intime që u tha se do të publikohej, ku u aludua se ishte protagonist Soreca me një zyrtare të Rilindjes, presidenti mohoi se ekziston një e tillë.

LEXO EDHE:  Mbylli hetimet për biznesmenin/ Vettingu pret “kokën” e prokurorit Arben Pasho

LEXO EDHE:  Miratohen ndryshimet në Kodin Penal/Deri në 5 vite burg për blerësit e votës

“Është paraqitur se ka një shantazh ndaj një ambasadori. Videoja është një fabul e të gjitha portaleve, me në krye Meron se ai i ka qejf këto historitë me romanca. Kjo është një histori e portaleve të Rilindjes”, theksoi Meta, duke larguar përgjegjësinë nga vetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj flet me shifra/ “Na kanë dhuruar vetëm 400 milion euro, të tjerat kredi të buta”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka sqaruar donacionet që i janë dhuruar Shqipërisë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se 400 milionë euro janë grante, ndërsa 650 milionë eurot e tjera janë kredi të buta.

“Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit, shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike”, u shpreh ministri në emisionin “Opinion”.

Me tej, socialisti tregoi se Franca na ka dhuruar 1 milion euro, ndërsa 60 milionë janë kredi të buta.

LEXO EDHE:  Mbylli hetimet për biznesmenin/ Vettingu pret “kokën” e prokurorit Arben Pasho

LEXO EDHE:  “Ngec” në rrjeten e Vettingut/ Ja kur jepet vendimi për gjyqtarin Trezhnjeva

“Franca dha 60 milionë euro kredi të butë, plus 1 milion grante. T’ju sqaroj 100 milionëshin? Është një instrument financiar përtej rindërtimit, është për zhvillimin ekonomik që e firmosi kryeministri para se të fillonte. Është 100 milionë kredi e butë”, theksoi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O zot, sa njeri i zi…”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

Publikuar

-

Nga

Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve sot në Bruksel, teksa shumë shtete u solidarizuan duke ofrur ndihmën e tyre, që konsiston në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.

Një sukses ky që u përshëndet nga shumë personalitete, dhe padyshim dhe krerët e partive në vend, përfshirë këtu Bashën dhe Kryemadhin.

Por ai që ka heshtur deri më tani, është ish kryeministri Sali Berisha.

Kjo heshtje duket se nuk i ka shpëtuar ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

LEXO EDHE:  Polici i dehur humb kontrollin e makinës e përfundon në një banesë/ Qëllon me armë qytetarin

LEXO EDHE:  “Ngec” në rrjeten e Vettingut/ Ja kur jepet vendimi për gjyqtarin Trezhnjeva

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë, por sot me këtë dhuratë (100 milion euro dhuratë dhe 60 mln hua) heshti.

“Sali Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë dhe po hesht sot që Franca i dhuroi 100 milionë euro shqiptarisë. O zot, sa njeri i zi…” shkruan Spahiu./CNA.al

LEXO TE PLOTE