LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesazhi i deputetit/ Pushteti buron nga populli dhe i takon kriminelëve e të korruptuarve

5 Nëntor 2019, 18:42, Politikë CNA
Mesazhi i deputetit/ Pushteti buron nga populli dhe i takon kriminelëve e

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, deputeti  Lefter Maliqi, vijon ti nxjerrë bojën këmbënguljes së politikës për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor dhe për të ruajtur atë aktualin, që, sipas tij, ka sjellë në Parlament, por jo vetëm, persona pa integritet moral.

“Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit”, e nis postimin e tij deputeti Maliqi, që më tej vijon:

“… Por e kundërta po ndodh pas 2009 me këtë sistem të fëlliqur politik, që ka mbushur Parlamentin me deputete të kryetarëve, të paaftë, me diploma të blera, me kriminelë, biznesmenë me pasuri të dyshimta me prejardhje korruptive e kriminale… Ky është fundi i demokracisë.

Të dashur miq mos prisni që ky vend të bëhet nëse sndryshon sistemi zgjedhor. Por kush do ta bëj ndryshimin e sistemit zgjedhor? Deputetët aktual servila të Kryeministrit?

Rama nuk do ndryshim sistemi se do të vendos, vet  deputetët me lista të mbyllura. Rama nuk pyet për popullin. Si ka mundesi dhe çështë kjo demokraci ku populli nuk voton deputetët por voton vetëm partinë dhe listën e mbyllur të Ramës apo të opozitës.

Nëse sistemi elektoral nuk ndryshon në sistem mazhoritar ose me lista të hapura atëherë demokracia nuk egziston, vendi do shkoj në kriza më të mëdha ekonomike e politike, dhe vendi shkon drejt çpopullimit dhe emigrimit masiv.

Nëse deputeti nuk zgjidhet nga populli atëherë deputetet nuk bëjnë ligje që i shërbejnë popullit por ligje që i shërbejnë kryetarëve. Nëse populli nuk voton drejtpërdrejtë deputetët me emra atëherë vendin e drejton krimi, dhe truri do largohet nga ky vënd siç janë larguar.

Sistemin e ndryshon vetëm presioni popullor, i shoqërisë civile dhe ndikimi i menjëhershëm i ndërkombëtarëve. Zoti e ndihmoftë Shqipërinë,” shkruan deputeti Lefter Maliqi, në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga