Connect with Us

“Ligjet” miratojnë raportet për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese/ Brenda 30 ditësh zgjidhen dy anëtarët

Politikë

“Ligjet” miratojnë raportet për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese/ Brenda 30 ditësh zgjidhen dy anëtarët

Publikuar

-

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar sot dy raportet me emrat e dërguar nga KED-ja për anëtarë të Kushtetueses për vendet vakante.

Kështum, Kuvendi i Shqipërisë  brenda 30 ditëve pritet zgjedhin dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Në listën e parë është Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Besnik Muçi, me këtë të fundit që është dekretuar nga Presidenti.

Votimi duhet të jetë me shumicë të cilësuar, por nëse nuk arrihet kuorumi i nevojshëm atëherë automatikisht i pari në listë do të jetë anëtari i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që në listën e dytë që Komisioni i Ligjeve i dërgoi sot Kuvendit për votim me këtë renditje janë; Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska.

LEXO EDHE:  Debate në komision/Doshi-Majkos: Mos më thirr Tomë, por Z.Doshi!

Edhe këtu procedura është e njëjta, duhet shumicë e cilësuar në të kundërt, zgjidhet automatikisht i pari në renditje.

Kujtojmë këtu se Gjykata Kushtetuese mbeti me vetëm një anëtar, Vitore Tushën, pasi të tjerët u shkarkuan nga vettingu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja intime e ambasadorit me zyrtaren e Rilindjes/ Meta ia hedh fajin mediave

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhëniet me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Sorecën, për të cilin moderatorja Eni Vasili zbuloi se mbante disa foto të Kreut të Shtetit në zyrë.

Meta tha se nuk kanë marrëdhënie të shkëlqyera, por vetëm bashkëpunim për shqetësimet e qytetarëve.

“Nuk janë marrëdhënie të shkëlqyera. Por që në ditën e parë që ka ardhur ka pasur bashkëpunimin tonë. I kam treguar edhe shqetësimet për marrëdhëniet me ambasadorën përpara tij”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Teksa u pyet nga Eni Vasili për videon intime që u tha se do të publikohej, ku u aludua se ishte protagonist Soreca me një zyrtare të Rilindjes, presidenti mohoi se ekziston një e tillë.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Dashamir Shehi “shuan” shpresat e shqiptarëve

LEXO EDHE:  Ngritja e Kushtetueses/ Botohen në fletoren zyrtare dy emrat e votuar nga Kuvendi

“Është paraqitur se ka një shantazh ndaj një ambasadori. Videoja është një fabul e të gjitha portaleve, me në krye Meron se ai i ka qejf këto historitë me romanca. Kjo është një histori e portaleve të Rilindjes”, theksoi Meta, duke larguar përgjegjësinë nga vetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj flet me shifra/ “Na kanë dhuruar vetëm 400 milion euro, të tjerat kredi të buta”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka sqaruar donacionet që i janë dhuruar Shqipërisë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se 400 milionë euro janë grante, ndërsa 650 milionë eurot e tjera janë kredi të buta.

“Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit, shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike”, u shpreh ministri në emisionin “Opinion”.

Me tej, socialisti tregoi se Franca na ka dhuruar 1 milion euro, ndërsa 60 milionë janë kredi të buta.

LEXO EDHE:  Zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses/ KED kërkesë Kuvendit dhe Presidencës

LEXO EDHE:  Debate në komision/Doshi-Majkos: Mos më thirr Tomë, por Z.Doshi!

“Franca dha 60 milionë euro kredi të butë, plus 1 milion grante. T’ju sqaroj 100 milionëshin? Është një instrument financiar përtej rindërtimit, është për zhvillimin ekonomik që e firmosi kryeministri para se të fillonte. Është 100 milionë kredi e butë”, theksoi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O zot, sa njeri i zi…”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

Publikuar

-

Nga

Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve sot në Bruksel, teksa shumë shtete u solidarizuan duke ofrur ndihmën e tyre, që konsiston në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.

Një sukses ky që u përshëndet nga shumë personalitete, dhe padyshim dhe krerët e partive në vend, përfshirë këtu Bashën dhe Kryemadhin.

Por ai që ka heshtur deri më tani, është ish kryeministri Sali Berisha.

Kjo heshtje duket se nuk i ka shpëtuar ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

LEXO EDHE:  Ekskluzive- Zbardhen emrat/ Ja 25 anëtarët e Këshillit të Dhomës së Avokatisë Tiranë

LEXO EDHE:  Zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses/ KED kërkesë Kuvendit dhe Presidencës

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë, por sot me këtë dhuratë (100 milion euro dhuratë dhe 60 mln hua) heshti.

“Sali Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë dhe po hesht sot që Franca i dhuroi 100 milionë euro shqiptarisë. O zot, sa njeri i zi…” shkruan Spahiu./CNA.al

LEXO TE PLOTE