Connect with Us

“Jemi të humbur ”/ Urdhri i Enverit: Ta godasim pa mëshirë Ballin Kombëtar

Histori

“Jemi të humbur ”/ Urdhri i Enverit: Ta godasim pa mëshirë Ballin Kombëtar

Publikuar

-

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me letra, thirrje, urdhëzime, trakte etj., të krerëve kryesorë udhëheqës të tre formacioneve ushtarake gjatë periudhës së Luftës, si Mit’hat Frashëri i Ballit Kombëtar, Abaz Kupi i Legalitetit dhe Enver Hoxha i Partisë Komuniste, ku bëhet fjalë mbi luftën vëllavrasëse ndërmjet tyre, e cila filloi nga komunistët në shtatorin e largët të vitit 1943, pak kohë pasi Enveri kishte prishur Marrëveshjen e Mukjes. Të gjitha përpjekjet: nga betejat me armë, tek ajo propagandistike me trakte dhe komunikata…

Balli nuk ta liron pushtetin dhe askush tjetër në qoftë se nuk e rrëmben me forcë. Mbaroi çështja e bashkimit me Ballin. Balli Kombëtar duhet të demaskohet si një organizatë reaksionare dhe ne vemi drejt likujdimit dhe jo bashkimit me të”. Kështu shkruhet në mes të tjerash në disa udhëzime dhe direktiva që Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, Enver Hoxha, ua dërgonteve gjithë Komiteve Qarkore të Partisë Komuniste në shtatorin e largët të vitit 1943, në lidhje me qëndrimin që ata duhet të mbanin kundrejt Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Ashtu siç shihet dhe në dokumentet e më poshtëme të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit,(një pjesë e së cilave bëhen publike për herë të parë) dilet në një konkluzion dhe përforcohet akoma dhe më shumë teza e hedhur pas viteve 1990-të, ku thuhet se periudha e Luftës, (kryesisht nga shtatori 1943, deri në dhjetor 1944), më shumë ka qenë një luftë civile vëllavrasëse e zhvilluar ndërmjet Partisë Komuniste dhe Ballit e Legalitetit, se sa luftë kundër pushtuesve nazifashistë. Dhe shkaktar i fillimit të kësaj lufte vëllavrasëse ka qenë Partia Komuniste e udhëhequr nga Enver Hoxha e dy emisarët jugosllavë: Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, të cilët ishin de facto udhëheqësit kryesorë të PKSH-së dhe njëkohësisht autorët kryesorë që prishën Marrëveshjen e Mukjes. Këtë tezë të hedhur prej kohësh nga shumë historianë, studiues, politikanë etj., etj., e përforcojnë mësëmiri edhe dokumentet që botohen në këtë shkrim, ku Enver Hoxha vetëm pak ditë pas Konferencës së Mukjes, i tmerruar nga ideja që mund të ndante pushtetin me forcat nacionaliste, udhëzon menjeherë të gjitha Komitetet Qarkore për të luftuar kundër Ballit Kombëtar e Legalitetit! Si dhe dokumentet e dy krerëve nacionalistë të Ballit Kombëtar e Legalitetit, Mithat Frashëri e Abaz Kupi, të cilët bëjnë thirrje për të shmangur gjakderdhjen dhe luftën vëllavrasëse në të cilën po e fusnin komunistët Shqipërinë.

Letra sekrete e Enver Hoxhës

Udhëzim sekret i Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac-Çlirimtare, Enver Hoxha, dërguar më 10 shtator 1943 gjithë Komiteteve Qarkore të PKSH.

Vdekje Fashizmit Liri Popullit

“…Ne mendojmë se me Ballin Kombëtar nuk do të jetë e mundur të arrihet një marrveshje. Mendojmë gjithashtu se Balli ka marrë një rrugë që do të shpjerë patjetër në përpjekje me ne, prandaj ne duhet të punojmë në drejtimin që vijon: ta demaskojmë dhe ta diskretitojmë Ballin në popull, ta paraqesim Ballin në popull si përçarës dhe shkaktar të vëllavrasjes. Të bëjmë që populli të shohe që politika e Ballit do të na shpjerë në përpjekje me armë…që populli i tërë të revoltohet dhe kështu e gjithë politika e mosbashkimit të popullit shqiptar dhe të përpjekjes me armë të bjerë përmbi Ballin Kombëtar”.

Udhëzimi i Mit’had Frashërit

Balli Kombëtar. Laikose numër 6.

 Elbasan tepër rezervat.

Shqipnia e Shqiptarëvet Vdekje e Tradhëtarëvet

 Gjithë Komitetevet Krahinorë

Me qenë se vëndi i ynë sot ka nevojë ma të ngutshme për rregullë dhe disiplinë, gjithë komitetet, komandat dhe çetat e Ballit Kombëtar, porositen që me të arrijtun kjo qarkore të pezullohet çdo oepracion luftarak kundër forcavet gjermane tash për tash. Ma vonë do t’ju dërgohen edhe direktiva të tjera. Shqipni e Lirë. 7-10-1943.

Për Komitetin Qëndruer Mithad Frashëri

(A.Q.SH. F. 270 / A.P. V.1943 D.1 f.8)

Udhëzimi i Enverit: Të godasim Ballin

Udhëzim sekret i Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac-Çlirimtare, Enver Hoxha, dërguar më 1 tetor 1943 gjithë Komiteteve Qarkore të PKSH-së

“Ne duhet të ndërhyjmë e të godasim pa mëshirë Ballin Kombëtar. Asnjë hezitim …ndryshe ne jemi të humbur nëqoftë se veprojmë me zemër prej murgeshe. Balli nuk na liron pushtetin dhe askush tjetër nëqoftë se nuk e rrëmben me forcë…Mbaroi çështja e bashkimit me Ballin, s’jemi më në atë periodë, tash Balli duhet të demaskohet si një organizatë reaksionare…demaskimi të bëhet i vazhdueshënm dhe ne vemi drejt likujdimit të Ballit dhe jo të bashkimit me të. Në rast se ai gjen rast të vendoset në ndonjë fshat a qytet, duhet të veproni përnjherë”.

Letra e Mit’hat Frashërit

Nentor 1943

Lirija e shqiptarëve  Vdekje e tradhëtarëvet

“Sot me 7 nëntor 1943 me pikëllim dhe me hidhërim të madh Komiteti Qëndror i Ballit Kombëtar, aprovoi me pikëllim luftën civile, tue mos ba asnjë ritiratë (tërheqje) më, përpara provokacioneve, pse këto ritirata u konsideruan frikë e dobësi dhe sollën këto ditë të zeza të Kombit tonë. Shtojmë se para këtij aprovimi fatëkeq, Balli bëri një thirrje të fundit, 15 ditë afat, ku lutet për marrëveshje, por më kot”.

Udhëzimi i kreut të Ballit, Mit’hat Frashëri

Lirija e shqiptarëve Vdekje e tradhëtarëvet

Shqipni e Lirë 12-3-1944.

Balli Kombëtar

 Komiteti Qëndror   Numri 148

  1.  Haziz Biçakut Çermenikë

Me qenë se ndodhi fatkeqsia e vrasjes së Haki Blloshmit, Zona e Mokrrës ka mbetun e pambrojtun, prandaj lutemi qi sa më parë të shkoni me një pjesë të fuqisë së juej në Mokrë për veprime dhe për pastrime, tue lanë gjithnji një fuqi të mjaftë në Çermenikë, qi të mos ndodhi ndonjë e papritun. Të fala Kryetari (Mithad Frashëri) firma. (A.Q.SH F.270 / A.P. V1944 D.7 f.4)

Trakti i Rinisë së Ballit Kombëtar

 SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE VDEKJE E TRADHËTARËVE

 THIRRJE RINISË KOMUNISTE SHQIPTARE

 RINI KOMUNISTE

Rinija nasionaliste, në këto çaste tragjike dhe vendimtare për Kombin t’onë, po u drejtohet juve të rinjve komunista dhe ju fton për të çkoqitur disa mosmarrveshje që janë çfaqur dhe vazhdojnë të çfaqen në një mënyrë të rrëmbyer. Tensioni i nervozizmit në mes t’onë ka arrijtur kulmin. Nukë ka ditë që të mos konstatohen fyerje reciproke. Marrëveshja e Mukajt u prish!? Lidhja që u bë në prendverën e kaluar në mes t’instituteve shkollorë nuk ekziston fare!? Menjëfjalë nuk ka asnjë bashkëpunim! Ne jua kemi thënë haptaz gjithmonë, se nuk bëjmë luftë ideologjike dhe se nuk jemi një parti, por jemi lidhur me një organizatë e cila lufton vetëm për shpëtimin e Atdheut.

LEXO EDHE:  Rama kapet me Ralf Gjonin/ Je shëmbëlltyra e një dashurie të kthyer në urrjetje, merr mësime nga Balli

RINI KOMUNISTE! Që të gjithë jemi bijtë e këtij vëndi dhe si të tillë e kemi për detyrë të përpiqemi për t’a shpëtuar.Nuk është e drejtë ta shohësh nasionalistin si një armik, bile siç thonë disa prej jush, si armikun numër 1.

RINI KOMUNISTE! Sot po ju njoftojmë ju të gjithëve të rinjëve komunista se mosmarrëveshja e jonë ka filluar të shkatojë vëllavrasjen e njëkohësisht po kënaq okupatorin gjerman, i cili duke përfituar nga kjo grindje do të shtojë ditët e qëndrimit të tij n’Atdheun t’onë. Ejani, o të të rinj komunista, të bëjmë një blok të vetëm, të bëjmë një roje të përbashkët qoftë në katund, qoftë në qytet. Ejani t’i bashkojmë forcat. Të heqim dorë nga grindjet që të mos mundi të na thyejë asnjë armik. Kërkoni marrëveshjen e Mukajt që ësht shprehja më ideale e bashkimit të popullit Shqiptar: atë marrveshje që kemi dëshiruar të gjithë ne të rinjtë dhe që shtytja dhe këmbëngulja e jonë e shpejtoi! Shpejtohuni, sepse siç po shihet, këtu do të ndodhin gjëra të tmerrëshme dhe tragjike!

RINIJA E BALLIT KOMBËTAR

Nga malet e Shqipërisë së Lirë

12 Tetor 1943

(A.Q.SH. F.270 / A.P. V.1943 D.14 f.4)

Letra e Abaz Kupit dërguar Mehmet Shehut

5.10.1943

Shokut dashtun Mehmet Shehit

Ju baj me ditë se prej kohësh në krahinën e Shëngjergjit me Osman Memën, Ramazan Hoxhën Shemri, Ibrahim Durrësin Shëngjergj, Qamil Hidër Muçën, Derje, e të tjerë, janë miqtë e mi që kanë marrëveshje me mue, masi interesi i jonë asht i njejtë e i përbashkët për një qëllim e çdo person duhet të lehet i lirë me veprue në dëshirën e tij. Pra duhet të këshilloni tan shokët për të mos shkaktue ndonjë pa marrëveshtje.

Të fala Abaz Kupi

Trakti i Abaz Kupit

Thirrje Popullit Shqiptar dhe gjithë partive Politike Shqiptare

Vllezër shqiptarë

Shqiprija jonë e shtrenjtë është mbytur në gjak e në tmerr: e zhytun në anarhi, një vëllavrasje, në një katastrofë. Atdheu është në rrezik! Ekzistenca e jonë po pëson tronditjen më të madhe të historisë. Ky rrezik nuk mund të largohet deri sa shqiptarët të përçarë e të pëndarë nuk do të bashkohen të gjithë rreth një qëllimi të vetëm: “Shpëtimin e Shqipërisë!” Dramasiteti i gjëndjes së sotme është i pakrahasuarshmë me çdo tragjedi që ka kapërcyer vëndi i jonë, dhe kjo po na trondit, e është gati të përmbysë e të shkretojë edhe themelet e mbetur të gërmadhavet shqiptare. Kësaj gjëndje duhet t’i japim fund! Duhet të bashkohemi të gjithë dhe zisë e rrebeshit që po pëson vëndi ynë t’i themi: “ndal!” e “mjaft më!” Le të lihen më nj’anë pasioni, frika, simpathitë, e antpathitë. Le të harrohen këto. Le t’i zgjatim dorën njeri tjetrit sepse vetëm një trupëzim forcash të këtilla mund të sigurojë shpëtimin e Shqipërisë dhe shpëtimin nga zhdukja e përjetshme e popullit shqiptar! Ideologjitë, rrymat politike , antagonizmat lokale, mërritë personale, pasionet politike duhet të mënjanohen deri sa të kapërxejmë greminën e rrezikut dhe deri sa të sigurohet shpëtimi i Shqipërisë!

Katundet që digjen, shtëpitë që shkatërrohen, rrugët e urat që prishen, nuk mund të ndreqen me të hollat e popujve të huaj, por me mundimet dhe djersën tonë. Mesatarja e përditshme midis të vrarëve e të plagosurve ndërmjet bijve të vëndit t’onë është e tmerrshme dhe kjo vëllavrasje nuk ka kuptim! Përse derdhet ky gjak? Vetëm për t’u shkatërruar! Bashkimin na e imponon interesi i Atdheut, sepse po të veprojmë kështu jo vetëm miqtë t’anë  po edhe armiqtë do t’i detyrojmë që të na nderojnë më tepër. Kjo është rruga e shpëtimit dhe e lumturisë, prandaj Zoti na ndihmoftë dhe le të bashkohemi sa më parë që të jetë e mundur për me i pre hovin çdo rreziku që mund të na vijë. Jemi në vëllavrasje! Po lufton shqiptari kundër shqiptarit! Ç’fatkeqsi! Plagët që na i çelë armiqtë, nuk na mjaftuan, çelnë dhe po çelim plagë të reja. Vrasjeve të kreyeme prej armiqvet po iu shtojmë vrasje që po i bëjmë me dorën t’onë. Po rrënojmë shtëpira, po prishim katunde. Po madhojmë mjerimet e popullit t’onë! Do t’i qajmë të gjitha së bashku kur do të kuptojmë se se kjo grindje dhe vëllavrasje nuk ka për të sjellë fitim as njërës anë, por vetëm, shkatërrimin e Atdheut. Mjerisht at’herë do të jetë von! Historija na tregon se çdo brezi të një populli i takon të plotësojë ndonjë detyrë të rëndë  kur i shfaqet rasa, këtë herë kjo detyrë na përket neve që t’a plotsojmë. Çdo mos kuptim ose do mosmarrveshje e kundërshtim ndërmjet nesh mund ta zgjidhim me urtësi, në kohën e duhur, por në kryemjen e kësaj barre duhet të jemi së bashku e të japim dorën njeri tjetrit me dashuri e zëmër të pastërt! Kam qënë gjithmonë i mendimit për një bashkim të përgjithshëm dhe përherë këtë mendim dhe këtë përpjekje jam munduar t’a zbatoi duke evituar brënda mundësive  vëllavrasjen të padëshiruar dhe të dënuar prej popullit shqiptar! Jam më se i sigurtë se të gjithë shqiptarët me lot ndër sy kërkojnë këtë bashkim të sinqertë të të gjitha Organizatave Politike të Shqipërisë për pajtimin e zemravet, për ndalimin e vëllavrasjes sa të përgjakshme kaq dhe të dëmshme, prandaj për hir të Atdheut i bëj thirrje popullit shqiptar dhe të gjitha partive politike të Shqipërisë, që të përpiqen që të gjithë për t’i mrrijt një bashkimi të përgjithshëm sepse nevoja e momenteve tepër kritike këtë e urdhëron dhe interesi i Atdheut këtë imponon!

Nga malet e Shqipërisë.

 26-VIII-1944.                   ABAZ KUPI

(A.Q.SH. F.270 / 1 A. P . Viti 1944 D.10 f.4.)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Histori

Kur Enveri i kërkonte Titos bashkimin me Jugosllavinë

Publikuar

-

Nga

Kur Enveri i kërkonte Titos bashkimin me Jugosllavinë

Një letër Enver Hoxhës, e cila i drejtohet diktatorit të Ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito tregon se Hoxha ka tentuar të afrohet me të për një bashkim me Jugosllavinë.

Letra e cila është botuar më pas edhe në librat me kujtime të Hoxhës, mban datën 17 mars 1948. Asokohe, Shqipëria kishte dalë nga lufta dhe në një gjendje të vështirë ekonomike, Hoxha synonte të gjente përkrahjen ngë lideri Jugsllav.

“Populli ynë është aq i lidhur shpirtërisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavisë sa asnjë popull tjetër dhe ky bashkim s’ka asgjë formale, por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë.

Ne duhet të punojmë për Federatën Jugosllave dhe për këtë gjë në vendin tonë punohet me të gjitha forcat , por çështja është që ne duhet të marrim iniciativën e parë për të kërkuar këtë gjë.

LEXO EDHE:  Nga letrat e Mit’hat Frashërit/ Legaliteti dhe Balli, vëllezërit siamezë të kombëtarizmit dhe antikomunizmit

LEXO EDHE:  Enver Hoxha i shkruan Edi Ramës/ Ndajnë lajmin e gëzuar

Ne kemi nevojë të na thuhet nga ju nëse ka ardhur momenti kur ne duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit e të mbërrijmë në konkluzione dhe, nga ana  tjetër, do të dëshironim të na jepeshin edhe sqarime më plotësuese që ju i shihni të arsyeshme në lidhje me faktorë të tjerë të këtij problemi. Pranoni të falat e mia më të nxehta shoqërore”, i shkruante Hoxha Titos.



Megjithatë, të falat e Enverit nisën të ftoheshin gradualisht, pasi në muajin korrik të po atij viti, marrëdhëniet me Jugosllavinë u prishën, dhe Enver Hoxha largoi nga Shqipëria brenda 48 orëve të gjithë njerëzit e Titos. /CNA.al

Letra e Enver Hoxhës, drejtuar Josip Broz Titos

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Histori

Dëshmi të rralla/ Femrat që vuajtën në burgjet e regjimit komunist dhe abuzimet që bëheshin ndaj tyre

Publikuar

-

Nga

Dëshmi të rralla/ Femrat që vuajtën në burgjet e regjimit komunist dhe abuzimet që bëheshin ndaj tyre

Faqja që i dedikohet historive të trishta të periudhës së Komunizmit, ka nxjerrë sot dëshmitë e rralla të Tanush Kasos, kryetarit të Shoqatës së Burgosurve Politikë të Shqipërisë, të publikuara në librin e tij “Kalvari i burgjeve komuniste”, ku nga rrëfenjat e bashkëvuajtëseve të tij dhe nga ato që ai vetë ka parë e dëgjuar për torturat që u bëheshin femrave të burgosura në qelitë e Hetuesisë dhe burgjet e atij regjimi nga oficerët e Sigurimit të Shtetit, të cilët abuzonin mbi gratë dhe vajzat e dënuara me dhunë fizike e përdhunime. Cilët ishin disa nga ata ushtarakë të lartë të Ministrisë së Brendëshme që abuzonin ndaj femrave të dënuara dhe disa nga vetëvrasjet që erdhën si pasojë e kësaj dhunë të egër shtazore që u krye ndaj tyre?

Kalvari i gjatë i Musine Kokalarit

Dikur thuhej se “burgu për burrat është”. Dhe me të vërtetë, që nga krijimi i shtetit shqiptar e deri sa u shfaq komunizmi, historia e vendit tonë nuk ka njohur asnjë grua të burgosur për motive politike. Fill pas vendosjes së pushtetit komunist, në burgjet shqiptare u dukën të dënuarat e para politike. Ndër ato, më e hershmja duhet të ketë qenë intelektualja e trimëresha gjirokastrite Musine Kokalari, e cila më 12 nëntor 1944, ende pa marrë fund lufta e pa u vendosur qeveria në Tiranë, u arrestua nga larot e Enver Hoxhës, vetëm për idealet kombëtare e demokratike që ajo ushqente, të cilat binin ndesh me doktrinën marksiste. U mbajt në fshehtësi dy javë, diku në zonat që i kishin nën kontroll Brigadat e Kuqe dhe mbasi i’a vranë pa gjyq të dy vëllezërit e saj, Vesimin dhe Muntazin, gjithashtu intelektualë dhe atdhetarë të shquar, e liruan, për ta burgosur përsëri në janar të vitit 1946, mbas një aktiviteti të shkurtër që ajo ndërmori kundër regjimit gjakatar të sapo instaluar në Shqipëri.

Musine Kokalari

Musineja do të kalonte krenare dhe e papërkulur për afër 40 vjet nëpër kalvarin e burgjeve dhe të internimit, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i virtytit të femrës shqiptare. Kjo vajzë e talentuar, që ishte diplomuar në Universitetin e Romës, autore e tre librave dhe e shumë shkrimeve publicistike, të cilat synonin emancipimin e femrës dhe përparimin e kombit, që ishte një nga themelueset e Partisë Social-Demokrate Shqiptare, do t’i mbyllte sytë përgjithmonë e harruar dhe e vetmuar në vendinternimin e saj në Rrëshen të Mirditës, më 14 gusht 1983, pa mundur të shihte përmbysjen e tiranisë komuniste dhe agimin e lirisë e të demokracisë, për të cilat e shkriu jetën.

Gratë që u burgosën e internuan

Me qindra gra e vajza prej familjesh fisnike, me një edukatë e kulturë të shkëlqyer, por edhe plaka të moçme e fshatare të thjeshta, regjimi komunist i përplasi pa mëshirë nëpër burgje, ku vuanin e keqtrajtoheshin njëlloj si burrat, por edhe qëndronin njëlloj si burrat, si amazona të vërteta, prandaj i quanin edhe “burrnesha”. Faji i vetëm i tyre ishte se nuk i përkitnin komunizmit, sepse donin një Shqipëri të lirë e demokratike. I akuzuan për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit”, për “pjesëmarrje në kryengritje të armatosur”, për “strehim të arratisurish”, për “mosdenoncim”, për “mbajtje armësh pa leje”, për “sabotim ekonomik”, për “tentativë arratisjeje”, për “tradhti të lartë” etj., etj.

Disa gra e vajza të guximshme i kishin konsumuar tërësisht ose pjesërisht këto nene për të cilat akuzoheshin. Ato kishin qenë kurdoherë pranë burrave në luftën e shenjtë për liri, për rrëzimin e diktaturës komuniste. Të tjera vetëm dyshoheshin si të tilla, por ishin arrestuar e dënuar pa kurrfarë provash. Shumë prej tyre ishin viktima të hakmarrjes politike të regjimit të Hoxhës, i cili nuk kishte ç’t’u bënte burrave, vëllezërve e baballarëve të tyre që luftonin maleve për liri ose që kishin shkuar jashtë shtetit, ku përpiqeshin e punonin për çështjen kombëtare. Nga torturat dhe vuajtjet pa fund, ato gra e vajza aq të brishta e të bukura u thinjën e u plakën para kohe. Shumë nga ato nuk patën fatin të gëzoheshin me fëmijë. Ato u privuan nga e drejta natyrore për të qenë nëna.

Burgjet e diktaturës komuniste

Puna e rëndë e krahut, varfëria dhe “biografia” nuk i’u ndanë as mbas daljes nga burgu, gjer në vdekje. Kështu kaluan nëpër kalvarin e burgjeve komuniste më shumë se 7367 gra e vajza, ndër të cilat kujtojmë: Musine Kokalari, Neva Frashëri, Olimbi Gavoçi, Frida Sadedini, Lavdie Petrela, Marie Ranxi, Marta Doda, Dylbere Pazari, Hazize Ferhati, Qefsere Bega, Liri Prifti, Shega Këlcyra, Semiramis Vërlaci, Erifili Bezhani, Rita Koka, Merushe Topulli, Elza Koh, Fatime Hoxha, Luçie Kola, Elsa Çika, Asamble Hatibi, Sanie Kosova, Gabriela Radiba, Fatbardha Qorri, Ana Daja, Terezina Pali, Adile Boletini, Vera Dema, Nexhibe Taraku, Agime Pipa, Drita Kosturi, Dhora Leka, Lefteri Dvorani, Ganimet Toptani, Ganimet Cuka, Mereme Gjuta, Pranvera Keqi, Qerime Bone, Viola Beqiri, Bianka Balliçi, Sanie Kollçinaku, Xhovana Qatja, Nurie Koculi, Hanza Borshi, Mih Riko, Samo Doko, Dodona Dako, Marika Dhima, Ana Dhamo, Zhaneta Ogranaja, Simona Koldai, Dragica Mosko, Alije Sula, Fiqiret Prishtina, Gjylso Kalo, Elena Preza, Delfiniz Prenushi, Merita Sokoli, Derka Panizeniç, Mine Shima, Afërdita Hajrullai, Fatime Demçe, Nadire Shima, Hilmie Lakasi, Lumturi Bakiri, Liri Mitrovica, Lindita Beka, Marie Levendi, Suzana Topçiu, Pranvera Lamaj, Behije Kalaja etj.

Burgjet ku vuajtën gratë

Gratë e burgosura në vitet e para mbaheshin në burgjet e burrave, në qytete të ndryshme, si Korçë, Tiranë, Shkodër etj., por në dhoma të veçanta. Më 1957-n gratë u grumbulluan në Burgun e Artizanatit, në Tiranë, ku bënin punë të ndryshme si rrobaqepësi, hekurosje, kopshtari, pastrime të ndryshme etj. Burrat e këtij burgu ishin të ndarë e nuk komunikonin me to. Më 1961-shin u krijua një kamp i punës së detyruar për gratë afër qytetit të Kuçovës, ku shfrytëzoheshin në punë të rënda bujqësore. Më 1970-n u vendosën në fshatin Kosovë të Dumresë, 50 km larg Elbasanit.



Kushtet e diferencuara higjienike, që janë të nevojshme për to, nuk merreshin aspak parasysh nga komanda e burgut. Papastërtia, era e rëndë dhe parazitët e kokës e të trupit përbënin një torturë me vete për ato fatzeza. Ligji nuk përfillte as gratë shtatzëna. Ato dënoheshin e mbaheshin njëlloj si të tjerat. Për t’u përmendur është rasti i Liri Gegës, e cila, duke qenë me barrë, u arrestua dhe u pushkatua bashkë me të shoqin, Dali Ndreun, që të dy militantë të Luftës Nacionalçlirimtare. Kjo u bë e njohur botërisht nga një fjalim i Nikita Hrushovit. Por nuk është i vetmi rasti i pushkatimit të grave shtatzëna. Të tilla kanë vdekur nga keqtrajtimi në hetuesi. Nuk lejohej asnjë mjek i familjes të bënte autopsinë e tyre.

LEXO EDHE:  Enver Hoxha i shkruan Edi Ramës/ Ndajnë lajmin e gëzuar

LEXO EDHE:  Do mallkoni veten një ditë siç e mallkuat për Enverin

Liri Gega

Njihen disa raste lindjesh në burg të grave të arrestuara në gjendjen e shtatzënisë, të cilat nuk paraqisnin kurrfarë rrezikshmërie shoqërore. Në burg, por sidomos në birucat e izolimit, disa hetues të autorizuar përpiqeshin t’i nënshtronin gratë duke i përdhunuar. Në Burgun e Burrelit, siç tregonin të burgosurit e vjetër, gratë qëndronin të bashkuara si një trup i vetëm. Musineja me shoqe nuk lejonin që policët t’i shkëpusnin vajzat e reja prej tyre, gjoja për të fshirë e pastruar korridoret dhe oborrin. Ato dërgonin ndonjë plakë për të bërë pastrimin. Kështu e ruanin nderin dhe krenarinë e tyre. Por, gjatë paraburgimit, në qelitë e hetuesisë ka pasur raste kur ndonjëra është çnderuar me forcë nga ndonjë kryepolic ose hetues si: Nevzat Haznedari, Xhavit Struga, Skënder Kosova dhe ndonjë tjetër i pajisur me “carta bianca”.

Disa gra janë vetëvrarë gjatë hetuesisë dhe të tjera janë çmendur. Drejtësia komuniste nuk shqetësohej fare kur arrestonte nënat me fëmijë, duke shkatërruar kështu familjen. Ndoshta ky ishte dhe qëllimi i fshehtë i saj. Për Sigurimin e Shtetit, çdo grua e huaj e martuar me një shqiptar ishte një “agjente e huaj” që duhej survejuar gjithmonë dhe në rastin më të parë të arrestohej, të dënohej dhe të asgjësohej, ose të largohej nga Shqipëria. Është një listë e tërë e këtyre grave fatkeqe, të cilat dashuria njerëzore i solli në këtë vend “romantik” të Ballkanit dhe që pastaj kaluan nëpër kalvarin e burgjeve komuniste.

Po përmendim disa prej tyre: Xhovana Simoneti, italiane, martuar me Haki Qatën, nga Tirana. Që të dy u burgosën dy herë: Bianka Balliçi, austriake, e martuar me Nedin Balliçin, nga Elbasani. Bëri dhjetë vjet burg në gjendje çmendurie. Mbas lirimit vdiq në spitalin psikiatrik. Barbara Orgocka, polake, burgosur si edhe i shoqi, inxhinier, Vasil Orgocka, nga Korça. Vanda Tiko, polake, martuar me mjekun Lefter Tiko nga Korça, burgosur të dy. Elena Cami, ruse, martuar me ing. Minella Cami nga Korça. Burgosur të dy. Dina Thaçi, ruse, e martuar me Ahmet Thaçin nga Shijaku. Arrestuar që të dy. Barbara Haxhihasani, hungareze. I shoqi, Fatos Haxhihasani, vari veten në hetuesi. Ajo u çmend në burg. Viola Beqiri, çifute ruse, me arsim të lartë. Akuzohej për spiunazh. Sigurimi e detyroi burrin dhe fëmijët që ta braktisnin.

Si pasojë e burgosjes ose e pushkatimit të njerëzve të familjes së tyre dhe e luftës psikike që bëhej mbi to, mjaft nëna, motra, gra e vajza me ndjenja të brishta kanë humbur aftësinë mendore. Disa prej tyre kanë kaluar deri në vetëvrasje. Kështu përfundoi e shoqja e Teme Sejkos, që i vranë burrin dhe një djalë, ndërsa tjetrin ia burgosën. Bujana, vajza e urtë dhe e zgjuar e Tuk Jakovës, edhe sot endet e çmendur nëpër Tiranë. Nuk mund të mos çmendej edhe Mereme Gjuta, së cilës ia hodhën te pragu i derës fëmijët e saj të bërë shoshë nga plumbat e komunistëve teksa u orvatën të shpëtonin nga thonjtë e diktaturës dhe të dilnin në botën e lirë. Sikur të mos mjaftonte kjo, kriminelët e Sigurimit e burgosën atë nënë fatkeqe.

 “Çnderimi” një torturë më vete

Vetëm pas shembjes së diktaturës u arrit të konstatoheshin pasojat ende të freskëta të gjëmës antinjerëzore. Në vitin 1991, një komision i Helsinkit, mbasi u njoh me “dosjet e gjalla”, arriti në përfundimin se këto vende kishin qenë një ferr i vërtetë. Deri vonë ekzistonin pranë hetuesve të burgjeve e të Degëve të Brendshme dhoma të posaçme torturash. Mjaft njerëz që kanë pasur fatin e keq të hyjnë në to nuk kanë mundur t’i tregojnë askujt ato që provuan mbi trupin dhe shpirtin e tyre mbasi kanë dalë të vdekur që andej.
Por, përveç vdekjes, si të fundit të torturave, ekspertët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe e dinin se ndjenja e çnderimit është poshtëruese për një femër. Ajo e mposht krenarinë e saj dhe e bën të nënshtrohet. Prandaj edhe vepron pa hezitim në këtë drejtim. Nga disa të burgosur shkodranë tregohen rrëfenja të vërteta mbi përdorimin e kësaj metode torturimi që punonjësit e Sigurimit ushtronin mbi disa gra e vajza të të pushkatuarve, të arratisurve e të burgosurve. Shumë herë atyre u kishte hasur sharra në gozhdë, kishin ndeshur rezistencën e vendosur të këtyre femrave, që përpara nderit kishin pranuar vdekjen duke u hedhur nga dritaret e shtëpive ose që pas përdhunimit ishin vetëvrarë.

Vetë ish-kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, Hilmi Seiti (i cili më pas do të vdiste mizorisht nga dora e Sigurimit të Shtetit), këtë lloj torture, që i falte kënaqësi, e kishte metodë të vazhdueshme pune. Tregojnë se ai ngjitej me shkallë natën dhe futej nga dritarja në shtëpinë e ndonjë gruaje të vetmuar dhe mbasi kryente punë, nën kërcënimin e revolverit, e detyronte të nënshkruante deklaratën e bashkëpunimit me Sigurimin. Ai kishte arritur të shtinte në dorë një artiste të re e të bukur, shumë të njohur në qytetin e Shkodrës, që i përkiste një familjeje me të arratisur, të pushkatuar e të burgosur. E mbante si mantenutë dhe si agjente personale, aq sa kishte rënë shumë në sy dhe ishte bërë objekt bisedash.
Po ashtu, Llambi Peçini, kur ishte kryetar i Degës së PB në Fier, me këtë mënyrë torture kërkonte t’i nënshtronte disa femra prej familjesh “të prekura” politikisht, si dhe disa të internuara.

Rastet e ‘gjalla’

Rreth viteve ’60, në një fshat të Dibrës, punëtori i Sigurimit i vuri syrin një vajze të fshatit që ishte ndërkaq e fejuar me një fshatar. Operativi i krijoi një akuzë false të fejuarit të vajzës, të cilin shumë shpejt e arrestuan. Ndërkohë që ai vuante burgun në kampin e Rubikut, vajza ra në duar të punonjësit të shtetit. Kur i shoqi mësoi të vërtetën, për habinë e të gjithëve, e humbi kontrollin, mbuloi kokën me një batanije dhe i nxori të dy sytë. E shtruan në spital, por asgjë nuk mund t’ia kthente shikimin, e me gjithë këtë, e rikthyen në burg.
Një rast tjetër është ai i Lezhës e Mirditës. Punonjësi i Sigurimit njihej nga fshatarët e zonës me nofkën “Toger Baba”. Përdorte dhunë të tmerrshme. I fuste vajzat në një thes, lakuriq, e brenda fuste edhe një mace. E qëllonin më pas macen dhunshëm në mënyrë që t’i çirrte gratë e shkreta. Ky rast ekstrem pati ankesa nga gjithë banorët e fshati dhe qeveria, për të larë duart, e ekzekutoi dhunuesin. Tanush Kaso/Memorie.al

LEXO TE PLOTE

Histori

Dokumenti i vitit 1987/ Si Enver Hoxha persekutonte popullin, qytetet me më shumë kontigjentë

Publikuar

-

Nga

Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës sundoi duke përdorur përgjime masive dhe duke mbajtur nën terror qytetarët, nëpërmjet të ashtuquajturve agjentë.

Sigurimi i Shtetit, ishte një ndër institucionet ndoshta më famëkeqet e regjimit komunist.

I themeluar më 10 dhjetor 1944, në një popullsi të dalë nga Lufta e Dytë Botërore me 800 mijë banorë, Sigurimi i Shtetit arriti që në rreth 48 vite të hapte 120 mijë dosje, në të cilat të kishte agjentë, bashkëpunëtorë, rezidentë, strehues dhe të gjithë rrjetin e tyre informativ brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.

Nga aktiviteti i tij rezulton të kenë vuajtur rreth 100 mijë shqiptarë që nisin nga më e rënda pushkatimi e burgosja e deri te përndjekja.



Të ashtuquajturit “agjentë”, ishin vegla që diktatura përdorte për të mbrojtur veten dhe për të persekutuar popullin.

LEXO EDHE:   Gazetari i nxjerr “bojën” Ramës/ Jeton në botë tërësisht virtuale

LEXO EDHE:  Nga letrat e Mit'hat Frashërit/ Legaliteti dhe Balli, vëllezërit siamezë të kombëtarizmit dhe antikomunizmit

Në një dokument të siguruar nga CNA.al, i cili i përket vitit 1987, shikohet se numrin më të lartë të kontigjenteve, e mbante Tirana, si kryeqyteti i Shqipërisë.

Sipas dokumentit në fjalë, vetëm në Tiranë, regjimi komunist kishte 185 agjentë dhe 6435 kontigjentë, më pas vjen Shkodra, me 140 agjentë dhe 7495 kontigjentë, Korça me 90 agjentë dhe 3850 kontigjentë, Vlora 70 agjentë dhe 3561 kontigjentë dhe Gjirokastra me 64 agjentë dhe 3722 kontigjentë.

Kështu diktatura mbante nën kontroll, qytetete kufitare, dhe Tiranën si kryeqyteti i vendit. Mbronte veten, duke persekutuar popullin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: